Mjeku Artan Koni e cilëson alarmante gjendjen ne spitalet shqiptare, ndërsa ngriti shqetësimin për mungesën e mjekëve.
I ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Tempora”, Koni u shpreh se të gjithë ata që mbarojnë universitetin aplikojnë për t’u larguar jashtë shtetit.
“Patjetër që është alarmante. Ajo statistika që dhashë për njerëzit që marrin lejen nga Urdhri i Mjekut, në fakt aplikimet janë shumë më shumë. Të gjithë aplikojnë, një pjese nuk ia japin sepse kanë kontrata të lidhura me spitalet e rretheve. Por nëse shohim dëshirën, shumica dërrmuese e atyre që mbarojnë shkollën në Shqipëri duan të ikin. Problemi kryesor që kanë profesionet, por më të theksuar mjekësia është që nëqoftëse qëndron shumë vite pa punë nga ana profesionale bie”, deklaroi Koni.