Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mjekët arratisen në perëndim; Rama bën “show” portalesh

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Mjekët arratisen në perëndim; Rama bën “show” portalesh

Spitalet dhe qendrat shëndetësore kanë mungesë të theksuar të mjekëve, ndërsa kryeministri Rama vijon të bëjë spektakël mediatik në lidhje me prezantimin e portaleve për infermierë, ashtu siç veproi me përzgjedhjen e mësuesve për Shqipërinë, një proces i tillë që nuk kaloi pa rezerva dhe kritika të forta. Të dhëna e fundit tregojnë se mjekët dhe infermierët po “arratisen” në drejtim të vendeve perëndimore, pasi kanë mundësi më të mira punësimi dhe pagesash.

Deklaratat e sotme të Ramës, kritikohen nga përfaqësuesit e infermierëve të cilët ngrenë dyshime për mënyrën e funksionimit të këtij portali. Kjo skemë sipas tyre, nuk e zgjidhë problematikën me të cilën përballen mjekët apo infermierët.

Kreu i Shoqatës  së Infermierëve, Elson Juçaj thotë së hapja e këtij portali nuk është zgjidhje për papunësinë, por qasja e prezantimit tregon se niveli i të papunëve ka arritur majat.

 “Në situatën që janë infermierët nuk duket e vendit një hapje e portalit sepse nuk është zgjidhje për papunësinë. Thjesht portali gjëja e parë që do veri në dukje është numri i madh i të papunëve që do jetë dhe sa sorollatje kanë kaluar ata. Edhe mënyra përmes portalit e përzgjedhjes së infermierëve për punësim nuk është se është shumë e drejtë sepse profesioni i infermierit nuk ka vetëm anën teorike, por ka të bëjë shumë edhe pjesa praktike e tyre. A do të ketë një komision të drejtë zgjedhje për profesionistët që do fillojnë punë dhe më kryesorja është, kjo gjë e shmang korrupsionin e punësimit apo jo?”-thote ai.

Kryeministri Rama tha më parë se do të punësohen qindra infermierë dhe zgjedhja e tyre do të behët mbi bazën e aftësive dhe kjo nuk do të influencohet aspak nga bindjet apo “shijet” politike.Për Ramën, perandoria  e punësimit me miqësi politike ka marrë fund njëherë e mirë, por është aftësia ajo që do të japë rezultat.

Ai pohon se hapja e portalit është shmangie nga problemet reale që kanë punonjësit e mjekësisë duke nisur me pagat e ulëta, kushtet e punës, korrupsioni për të gjetur punë e deri te mungesa e aftësive profesionale, ku për çdo vit qindra të diplomuar në fakultete të ndryshmë të vendit licencohen për të dhënë shërbim.

“Pavarësisht ikjes, gjë që duhet të ishte shqetësimi i parë i Ministrisë, që pse po largohen kaq shumë, pse infermieri po ikën nga vendi i tij? Gjë që dihet që është mungesa e pagave të mira, kushtet e këqija të punës. Është turp në vendin tonë një infermier të paguhet me atë pagë që deri tani paguhet. Do të thotë që për ne hapja e portalit është thjesht një shmangie e fokusit nga problematikat kryesore. Infermier ka plot të papunë sepse ka aq shumë fakultete infermierie në vendin tonë të cilat nxjerrin çdo vit infermier. Sot fitojnë infermierinë 300 veta, diplomohen 300 dhe marrin licencë 300”-shprehet ai.

Problematikë tjetër që shqetëson punonjësit e shëndetësisë, është edhe kurrikulat studimore, pasi ajo që behët në Shqipëri nuk është e njësuar me praktikat mësimore të vendeve të tjera. Ai thotë se ka ngritur disa herë pranë institucioneve përgjegjëse, por nuk është gjetur asnjë rrugë bashkëpunimi dhe jo më zgjidhje.

Gjermania vendi më i preferuar për rininë e Shqipërisë të diplomuar në mjekësi. Ambasada gjermane në Tiranë ka dhënë gjatë vitit 2017 viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria.  Në Qendrën Goethe të gjermanishtes në Tiranë, partnere e Institutit Goethe, është rritur me ritme të shpejta kërkesa për të mësuar gjuhën gjermane.

 Drejtorja e kësaj qendre Petra Behlke-Campos thotë për DË se numri i kursantëve është dyfishuar që nga viti 2013 , kurse numri i pjesëmarrësve në provime është trefishuar. Ligji gjerman, që hyri në fuqi në janar të vitit 2016, sipas të cilit qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mund të marrin leje qëndrimi për të punuar dhe jetuar legalisht në Gjermani, nëse kanë një kontratë pune me nje kompani private apo strukturë publike hapi mundësi të mëdha për të emigruar në Gjermani.

Efekti i tij i menjëhershëm është rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për të mësuar gjemanishten si një parakusht për të siguruar një  kontratë pune. Burime zyrtare nga Ambasada gjermane në Tiranë pohojnë për DË se gjatë vitit 2017 kjo ambasadë ka dhënë viza pune për 3.500 qytetarë nga Shqipëria.

Ligji i sipërpërmendur i shoqëruar me njoftime në mediat gjermane për  vende të lira pune, sidomos për mjekë dhe infermierë, po ushqejnë tek rinia shqiptare e diplomuar në mjekësi dëshirën për të emigruar dhe punuar në Gjermani. Ky trend tregon se mjekësia shqiptare është futur në një rreth të ngushtë, ku përpjekjet e politikanëve  dhe lojërat mediatike  për punësimin është një përpjekje e dështuar dhe e pa shpresë.

Tags: arratisënmjeketperendimportaleshramashwo

TË LIDHURA

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.
Aktualitet

Konflikti në Korçë, 28-vjeçari u godit me thikë nga 41-vjeçari.

09:39 | 16/08/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura
Aktualitet

Dëmet nga zjarret, Rama: Rindërtojmë falas shtëpitë, rifinancim për bagëtitë e humbura

20:29 | 15/08/2025
Next Post
Protestat/Bregu: Pres pazarin e radhës mes Bashës dhe Ramës

Protestat/Bregu: Pres pazarin e radhës mes Bashës dhe Ramës

Talenti shqiptar i Interit: Të ngresh trofe në “San Siro” është magjike

Talenti shqiptar i Interit: Të ngresh trofe në “San Siro” është magjike

Lëvizjet nga Marku/Avokati Fana: S’janë rastësi, Llalla dritë e Nishanit

Lëvizjet nga Marku/Avokati Fana: S’janë rastësi, Llalla dritë e Nishanit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet
Politikë

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

by mirseda
12:04 | 16/08/2025
0

Parlamenti i ri do të nisë punën me diskutimin e ligjit të koncesioneve për të cilin u...

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025
Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pas Samitit në Alaska, Air Force One kthen Trump në Shtëpinë e Bardhë

10:00 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com