Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Talenti shqiptar i Interit: Të ngresh trofe në “San Siro” është magjike

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Suksesi me të rinjtë e Interit është rezultat i një pune, përkushtimi dhe pasioni. Ai është Armand Rada dhe luan në radhët e Inter Primaveras, ku pak ditë më parë u kurorëzua me trofeun e Superkupës së Italisë. Shqiptari 19-vjeçar më parë ishte larguar nga ekipi zikaltër, por pas shtatë vitesh kuptuan gabimin që kishin bërë dhe e rikthyen. Në një intervistë për Panorama Sport, lojtari i Kombëtares shqiptare U-19 ka treguar për sakrificat, ëndrrat, objektivat dhe të admiruarit e tij.

Karriera e talentit shqiptar ka nisur në moshë fare të vogël në Itali, në moshën 6 vjecare ishte pjesë e skuadrës së Olginatese (liga e katërt italiane), ndërsa si dhjetëvjeçar kaloi te të rinjtë e Interit ku qëndroi për tre vite. Për çështje teknike, për të fituar përvojë, zikaltrit e larguan.

Mirëpo, ai nuk hoqi dorë nga ëndrra për të luajtur me Interin dhe shtatë vite pas largimit, u kthye te Akademia e Nerazzurrëve. “Të fitosh diçka është emocionuese, por kur e bën në San Siro është magjike. Përpara disa kohësh këtë stadium e shihja në televizor dhe të luaja aty ishte ëndrra ime. Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë emocion që përjetova. Kur dëgjova fërshëllimën e arbitrit isha shumë i lumtur, sepse ky ishte trofeu i dytë me Interin. Shpresoj të vijnë të tjerë në të ardhmen. U emocionova shumë, sepse në stadium ishte edhe familja ime”, ka thënë Rada në lidhje me triumfin në Superkupën e Italisë për të rinjtë.

Ëndrra e madhe e Armandit është që një ditë të jetë pjesë e ekipit të parë të Interit. “Por, për momentin, dua thjesht të bëj mirë me skuadrën që jam aktualisht dhe të punoj dita ditës. E di që rruga është shumë e gjatë dhe as dua të mendoj në këto momente”, është shprehur ai.

Si cdo interist edhe Armandi nuk mund ti shpëtonte dashurisë për idhullin Javier Zanetti, i cili është lojtari i tij që merr si shembull. “Jo vetëm unë, por shumë shokë të skuadrës kanë atë. Ai është njeri i mrekullueshëm dhe ka qenë lojtar fantastik. Nuk kam parë kurrë një person të tillë… E takoj sepse ai i qëndron shumë pranë ekipit të parë të Interit, por edhe të rinjve. E kam takuar disa herë”, ka theksuar 19-vjeçari.

Te Kombëtarja shqiptare, i zgjedhuri i tij është Lorik Cana. “Atë e kam parë më shumë, sepse ka luajtur në Itali. Më pëlqente personaliteti dhe dashuria që transmetonte për fanellën, e cila është shumë e rëndësishme. E kam takuar atë në Shqipëri kur bëmë një grumbullim”, ka deklaruar mesfushori i ri.

Tags: “San Siro”ështëInteritmagjikengreshshqiptartalentitrofe

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

Lëvizjet nga Marku/Avokati Fana: S’janë rastësi, Llalla dritë e Nishanit

Të gjitha kokat që preu Arta Marku

Pas vdekjes së Rinës, Cosa Nostra humb një tjetër killer







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com