Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Varri i Xhengiz Kan/ Misteri që mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, W-Instant
Varri i Xhengiz Kan/ Misteri që mund të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 800 vjet nga vdekja, askush nuk ka mundur dot të gjejë vendndodhjen e varrit të udhëheqësit të madh mongol Xhengiz Kan. Pasi ai vdiq, trupi i u rikthye në Mongoli, me sa duket në vendlindjen e tij Khitim Aimag, ku shumë studiues mendojnë se është varrosur diku afër lumit Onon.

Sipas dëshmive historike, 30.000 njerëz morën pjesë në ndërtimin e varrit të tij. Shumë shkrime në kohë të ndryshme, pretendojnë se Khani i Madh i Perandorisë Mongole, që shtrihej nga Rusia në Kinë, nuk donte që pas vdekjes të gjendej varri i tij. Prandaj, në përfundim të varrit monumental, punëtorët u vranë që të gjithë nga ushtria e tij.

Me kalimin e kohës, gjeneralët e ushtrisë u vranë nga truprojat personale të Khanit, që vranë ndërkohë cilindo që kalonte pranë varrit, me qëllim ruajtjen e sekretit. Kronikani Erdeni Tobçi shkroi në vitin 1662, se arkivoli i Xhengiz Kant, mund të ketë qenë i zbrazët kur mbërriti në Mongoli.

Udhëtari i famshëm italian Marko Polo, pohon në shënimet e tij se edhe në fundin e shekullit XIII-të, mongolët nuk e dinin vendndodhjen e varrit të udhëheqësit të tyre. Ajo që dihet deri diku me saktësi, është se Xhengizi vdiq në fund të verës së vitit 1227, në rajonin malor Liupan në Kinë.

Sot qeveria e Mongolisë, ka miratuar një ligj për krijimin e një zone të ndaluar, për të penguar arkeologët e huaj të vazhdojnë gërmimet për varrin. Por aventurierët që kërkojnë me ngulm varrin e udhëheqësit dhe luftëtarit legjendar, pretendojnë se janë pranë gjetjes së vendndodhjes së tij.

Por shumë historianë dhe teoricienë të komplotit, thonë se kjo gjë do të na rrezikojë që të gjithëve. Ata e lidhin kërkimin e varrit të Kan me zbulimin e një varrit të një sundimtari tjetër mongol – Timur Leng – që pretendoi se ishte rimëkëmbësi i Perandorisë Mongole, dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i vetë Xhengiz Kanit.

Ata pretendojnë se gjetja e varrit të tij, shkaktoi në vitin 1941 pushtimin e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania naziste, dhe për pasojë disa nga betejat më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore.

Historiani Xhon Men thotë: “Nëse zbulohet varri i Xhengiz Kanit, kjo do të sjellë pasoja të mëdha gjeopolitike”.

Në librin e tij “Xhengiz Khan: Jeta, vdekja dhe ringjallja” ai shkruan ndër të tjera:”Shumë njerëz në Kinë besojnë se Mongolia, ashtu si Tibeti, duhet të jetë pjesë e Kinës, ashtu siç ishte nën Kublai Khan. Nëse Kina arrin të krijojë të fitojë të drejtën e shfrytëzimit të minierave në Mongoli, atëherë varri i Xhengiz Kanit mund të bëhet një element qendror për ambiciet politike të Pekinit, të një lloji që nuk i kemi parë kurrë deri tani”.

Kur Timur vdiq në vitin 1405, në varrin e tij u shkrua një nga mallkimet më të tmerrshme:”Kur të ngjallem, bota do të dridhet!”. Ndërkohë në një tjetër mbishkrim në arkivolin e tij lexohej: ”Cilido që hap varrin tim, do të çlirojë një pushtues më të tmerrshëm se unë”.

Por antropologu rus Pjotër Kozlov e injoroi paralajmërimin, dhe e hapi varrin në 19 qershor 1941. Tri ditë më vonë, Adolf Hitleri filloi Operacionin Barbarossa për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Timuri u rivarros me rite të plota. Më vonë Bashkimi Sovjetik arriti të mposhte nazistët në Betejën e Stalingradit.

Shumë mongolë të tmerruar, mendojnë se gjetja dhe hapja e varrit të Xhengiz Khanit, do të çlirojë një mallkim shkatërrues në nivel global, pasi do të jetë edhe më i keq se ai i Timurit. Mitet thonë se udhëheqësi i madh mongol, u varros bashkë me të gjithë thesarin e tij. Dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse nuk donte që varri i tij të gjendej.

Deri më sot pavarësisht përpjekjeve, nuk është gjetur asnjë artefakt që i përkiste udhëheqësit të pamëshirshëm, që gjatë pushtimeve të tij vrau më shumë se 40 milionë njerëz. Disa legjenda të tjera, thonë se në pjesën e hyrjes së varrit, u groposën mijëra kuaj, për të zhdukur çdo gjurmë fizike të pushtuesit të madh.

Që nga vdekja e tij, 812 vjet më parë janë bërë shumë përpjekje për të zbuluar varrin. Shumë kërkues janë të joshur nga kurioziteti dhe aventura, të tjerë nga thesari i madh që ndodhet aty brenda. Por ekspeditat janë penguar shpesh nga një seri “aksidentesh” fatkeqe, që për shumë njerëz vërtetojnë ekzistencën e mallkimit.

Në vitin 2002, një ekspeditë amerikane u ndërpre në mes, pasi anëtarët e saj u kafshuan nga gjarpërinjtë helmues, që jetonin në një disa kilometra mur, që mendohet se mbron varrin. Disa punëtorë humbën jetën si pasojë e disa krijesave vdekjeprurëse, ndërsa makina e tyre u rrokullisën nga kodrat pa ndonjë arsye të dukshme.

Kjo ngjarje e detyroi ish-kryeministrin e Mongolisë të bënte thirrje për ndalimin e gërmimeve në Zonën e Ndaluar. Por kjo nuk e ka penguar arkeologun Albert Yu-Min, që beson se “përdorimi i metodave tradicionale arkeologjike, do të përbënte një mungesë respektin për besimtarët”. Prandaj, ekipi i tij përdor në kërkime sistemin gjurmues GPS, dhe instrumente gjeofizike.

Por pavarësisht kësaj, zërat për një mallkim dhe besëtytnitë e banorëve të zonës, detyrojnë shumë njerëz të shpresojnë, që vendndodhja e varrit të mbetet një mister. Megjithatë, arkeologët e gjetën tempullin e Xhengiz Khanit në vitin 2004. Por ata nuk gjetën atje asnjë element, që mund të çonte në gjetjen e eshtrave të tij./ TIRANA TODAY

Tags: Luften e Trete BoteroremisteripritetshkaktojëvarritXhengiz Kan

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Policia aksion blic në Doganën e Tiranës

Policia aksion blic në Doganën e Tiranës

Studimi/ Ngrënia e vezëve shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

Studimi/ Ngrënia e vezëve shton rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës

KLP zyrtarizon 3 kandidatët për kryeprokuror

KLP zyrtarizon 3 kandidatët për kryeprokuror







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Spiropali: Samiti e kthen Tiranën në qendër të Europës dhe ul kostot e roaming-ut për qytetarët
Politikë

Spiropali: Samiti e kthen Tiranën në qendër të Europës dhe ul kostot e roaming-ut për qytetarët

by mirseda
16:22 | 21/11/2025
0

Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali, ka deklaruar se Tirana u bë sot sërish qendra e...

Nedim Bajrami, lojtari më i shpejtë në Kombëtare

Nedim Bajrami, lojtari më i shpejtë në Kombëtare

16:20 | 21/11/2025
Kushtoi 260 mln euro, rrëshqitje masive dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet njëra korsi

Kushtoi 260 mln euro, rrëshqitje masive dheu në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet njëra korsi

16:17 | 21/11/2025
Vjosa del nga shtrati, dëmtohen shumë toka bujqësore në Myzeqe, rrezikohet autostrada Fier-Vlorë

Vjosa del nga shtrati, dëmtohen shumë toka bujqësore në Myzeqe, rrezikohet autostrada Fier-Vlorë

16:12 | 21/11/2025
Rikthehet Superiorja, java e 12-të ndahet në dy ditë

Rikthehet Superiorja, java e 12-të ndahet në dy ditë

15:03 | 21/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com