Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

KLP zyrtarizon 3 kandidatët për kryeprokuror

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
KLP zyrtarizon 3 kandidatët për kryeprokuror

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar listën finale me 3 kandidatët, që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

Në garë për kreun e prokurorisë janë Olsian Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.

Në datën 13 nëntor, duke filluar nga ora 09:30, do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë, sipas rendit alfabetik.

Vendimi: 

Vendimet e marra në mbledhjen plenare të datës 29 Tetor 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot në mbledhjen e radhës e zhvilluar në sallën e mbledhjeve në Prokurorinë e Përgjithshme, listën me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak.

Mbledhja është mbajtur në praninë e 9 anëtarëve, dhe në mungesë të anëtarëve Besnik Cani dhe Nurihan Seiti.

Në bazë të nenit 148/a të Kushtetutës, të nenit 22 të ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 17/pika 4 të rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi miratimin e listës me emrat e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore sipas rendin alfabetik si më poshtë:

  1. Arta Marku
  2. Fatjona Memçaj
  3. Olsian Çela

Kandidatët të listuar në këtë vendim do të vazhdojnë garën e mëtejshmë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ky vendim është miratuar me shumicë votash.

Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se në datën 13 nëntor 2019, duke filluar nga ora 9:30, do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik.

Në zbatim të nenit 19, pika 1 te rregullores “Për kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video. Kandidatët do të njoftohen nominalisht dhe në adresën e postës elektronike që ata kanë deklaruar në momentin e aplikimit.

Pak ditë më parë u skualifikua nga gara avokati Lulzim Alushaj, pasi nuk plotësoi kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist, ndërkohë që ky i fundit e ankimoi vendimin. Pas përballjes me KLP në Gjykatën Administrative, juristi sërish humbi gjyqin, pasi trupa gjykoi se ishte larguar nga gara me të drejtë.

Aktualisht postin e Kryeprokurores e mban njëra prej kandidateve Arta Marku, e cila u emërua e përkohshme në detyrë më 18 dhjetor të vitit 2017. Emërimi i saj shkaktoi shumë polemika, pasi një post i tillë i përkohshëm nuk përcaktohet në Kushtetutën e vendit.

 

Tags: garakandidatetkryeprokuror

TË LIDHURA

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje
Aktualitet

Plazhi në Lungomare i kthehet qytetarëve, Rama fton profesionistët: Bëhuni pjesë e kësaj përpjekjeje

20:44 | 12/07/2025
Next Post
Deklaratat kontradiktore/ Thirret sërish në Prokurori Marsida Qatja

Deklaratat kontradiktore/ Thirret sërish në Prokurori Marsida Qatja

Ja si parashikohet moti për nesër

Ja si parashikohet moti për nesër

Gjykata rrëzon pretendimin e Bashkisë së Tiranës për Kopshtin Botanik

Gjykata rrëzon pretendimin e Bashkisë së Tiranës për Kopshtin Botanik

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur
Kuriozitete

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

by mirseda
21:57 | 12/07/2025
0

Nëse ushqehesh keq është e pamundur të largosh kilogramët e tepërt vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik. Kur vjen...

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët

Trump vlerëson reagimin ndaj katastrofave në Teksas, por e ardhmja e FEMA-s është e errët

21:30 | 12/07/2025
Macron: BE duhet të përshpejtojë kundërmasat ndaj tarifave të Trump

Macron: BE duhet të përshpejtojë kundërmasat ndaj tarifave të Trump

21:22 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com