E hënë, 10 Gusht, 2020
32 C
Tirana

Misteri i makinës të vërtetës, dështimet dhe zbulimet më të mëdha të poligrafit

Më të lexuarat

Pronari i hotelit në Tushemisht nxjerr emrat e dy autorëve të atentateve

Pronari i hotel “Voloreka” në Pogradec, Jetmir Muçllari, ka dhënë emra konkretë se cilët beson ai se fshihen pas dy atentateve në hotelin e...

Kthimi nga zonat bregdetare, Policia: Hiqen 34 patenta, gjobiten 154 shoferë

Policia e Shtetit bën me dije se prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve...

6 persona ndërrojnë jetë në Shqipëri! Ja sa raste të reja u regjistruan

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 persona në Shqipëri si pasojë e koronavirusit ndërsa...

U hodh me parashutë në Qafën e Llogarasë, 39-vjeçari përfundon në përrua

Një 39-vjeçar nga Tirana sot në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë, mirëpo aventura nuk ka përfunduar mirë! Policia bën me dije se shtetasi...

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 124 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri ndërsa 4...

Ekzekutimi i 27-vjeçarit dyshohet të ketë qenë gjakmarrje, ja çfarë gjeti policia në vendngjarje

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u regjistrua sot në Vaun e Dejës, ku një 27-vjeçar u gjet i pajetë...

Pandemia/ Epidemiologu i njohur: Lajme të mira miqtë e mi

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa “lajme të mira” lidhur me pandeminë. Ai sqaron se virusi...

Dy atentate në pak ditë në hotelin në Tushemisht, pamjet e kamerave nga atentati i parë

Pronari i hotelit në Tushemisht, Jetmir Muçllari, ku u regjistruan të shtëna me breshëri mëngjesin e sotëm, ka qenë në shënjestrën e një tjetër...

Hidhet shorti për raundin e parë të “Champions League”, ja cili është kundërshtari i Tiranës

Është hedhur ditën e sotme shorti për raundin e parë të ndeshjeve të kampionatit “Champions League”. Tirana do të jetë përballë skuadrës gjeorgjiane, Dinamo e...

Ronaldo do të largohet nga Juventusi, zgjedh ekipin e ri

Një fjali e thënë së fundmi nga Cristiano Ronaldo lidhur me sezonin 2019-2020, ka bërë që të lindin aludim për një largim të mundshëm...

Shoqëritë e hershme, përdornin metoda brutale për zbulimin e gënjeshtrave apo të vërtetave, ku rëndom përdorej tortura. Për shembull, në Mesjetë përdorej uji i valuar për të zbuluar gënjeshtarët, pasi besohej se burrat e ndershëm, do ta përballonin më mirë se gënjeshtarët.

Pajisja më e hershme për zbulimin e gënjeshtrave, është një shpikje e vitit 1895 nga italiani Cesare Lombroso, që bazohej tek matja e ndryshimeve në presionin e gjakut të atij që merrej në pyetje nga policia.

Një pajisje e ngjashme u shpik në vitin 1904 nga italiani tjetër Vittorio Benussi, që bazohej tek matja e frymëmarrjes. Më pas amerikani William Marston, vijoi punën e Lombrosos, duke u bazuar tek presioni i gjakut, gjatë marrjes në pyetje të të burgosurve gjermanë në Luftën e Parë Botërore.

Makina e ndërtuan nga Marston, tregoi ekzistencën e një lidhje të fortë midis presionit të gjakut, dhe atij që është duke thënë një gënjeshtër. Pavarësisht nga kontributet e paraardhësve të tij, Marston u vetëquajt si “babai i poligrafit”. Ai ishte lobuesi kryesor për përdorimin e pajisjes së tij në gjykatat amerikane. Në vitin 1938 ai botoi një libër me titull “Testi që zbulon gënjeshtrat”, ku dokumentoi teorinë e tij dhe përdorimin e pajisjes.

Por një pajisje e ngjashme që regjistronte si presionin e gjakut, ashtu edhe frymëmarrjen e njeriut nën testim, u shpik në vitin 1921 nga John Larson i Universitetit të Kalifornisë, dhe u përdor për herë të parë nga Departamenti i Policisë në Berkli të Kalifornisë në SHBA.

Ajo pajisje u përmirësua më tej Leonarde Keeler, që shtoi matjen e reagimit galvanik të lëkurës në vitin 1939. Pajisja e tij më pas u ble nga FBI-ja, dhe shërbeu si prototipi i poligrafit modern. Një pajisje tjetër, e cila regjistronte aktivitetin muskulor që shoqëronte ndryshimet në presionin e gjakut, u ndërtua në vitin 1945 nga John E.Reid. Ai pretendonte se pajisja e tij kishte saktësinë më të madhe nga gjithë të tjerat.

Në disa vende, poligrafi përdoret si një mjet për marrjen në pyetje të të dyshuarve apo kandidatëve për punë specifike në sektorin publik ose privat. FBI, NSA dhe CIA dhe shumë departamente të policisë në SHBA, përdorin ekzaminimin e poligrafëve, për të hetuar të dyshuarit dhe për të testuar paraprakisht punonjësit e rinj.

Në vitin 2018, revista “Wired” raportoi se në SHBA zhvillohen rreth 2.5 milionë teste poligrafike çdo vit. Kostoja mesatare e një testi të tillë ,është më shumë se 700 dollarë. Kësisoj  ndaj “zbulimi i gënjeshtrës”, është pjesë e një industrie gati 2 miliardë dollarëshe.

Por sa efektiv është në të fakt poligrafi? Si një shpikje amerikane, ai ka një përdorim të gjerë kryesisht në SHBA, ndërsa përdoret në shumë pak në vende të tjera të botës. Por edhe në SHBA gjykatat janë vitet e fundit të prirura, të mos e marrin shumë për bazë testin e makinës të së vërtetës, dhe i besuar me shumë testit të ADN-së.

Në vitin 2003, Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA (NAS), publikoi ​​një raport me titull “Poligrafi dhe zbulimi i gënjeshtrës”. Ajo zbuloi se shumica e testeve poligrafike, ishin “të pabesueshme, jo-shkencore dhe të njëanshme”.

Në fakt, që në vitin 1978, Richard Helms, drejtori i atëhershëm i CIA-a, do të deklaronte:“Ne zbuluam se disa europiano-lindorë, ishin të aftë ta mposhtnin poligrafin në çdo kohë.  Amerikanët nuk janë shumë të aftë në këtë gjë, pasi ne jemi edukuar që të vegjël të themi të vërtetën, dhe kur gënjejmë kjo është shumë e dukshme. Por po shohim që shumë evropianë dhe aziatikë, mund ta kalojnë testin pa asnjë problem”.

Poligrafia është fajësuar pse ka dështuar në zbulimin e spiunit të njohur si agjent i dyfishtë Aldrich Ames, që kaloi me sukses 2 teste poligrafike gjatë spiunimit për llogari të Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Spiunë të tjerë që ia hodhën makinës që zbulon gënjeshtrat, përfshijnë Karl Koecher, Ana Belen Montes dhe Leandro Aragoncillo.

Gjithsesi, ishte testi poligrafik ai që demaskoi agjentin e CIA-s, Harold Nicholson, çka çoi edhe në arrestimin e tij. Poligrafi dështoi edhe me vrasësin serial Gary Ridgway në vitin 1984. Ai pranoi se kishte gënjyer 20 vite me vonë, kur u përball me testin e AND-së, por ndërkohë kishte vrarë edhe 7 gra të tjera, dhe në total 49 gra.

Paradoksalisht, shumë njerëz të pafajshëm kanë rënë “pre” e testeve poligrafike. Në Wichita të shtetit të Kansasit në vitin 1986, Bill Wegerle dështoi në 2 teste poligrafike, dhe jetoi për vite nën dyshimet e autoriteteve, se ishte ai autori i vrasjes së gruas së tij Vicki Wegerle, megjithëse as nuk u arrestua, dhe as dënua për vdekjen e saj.

Vetëm në marsin e vitit 2004, u zbuluan provat se vrasja e saj ishte kryer një vrasës serial i njohur si Dennis Rader, ose BTK. Më në fund, ndaj Bill Wegerle ranë të gjitha dyshimet. Për këto gabime, senatori amerikan Sam Ervin do të shprehej në vitet 1980, se “testi poligrafik i ngjan një gjuetie shtrigash të shekullit XX”.

Dhe shumë studime kanë argumentuar se psikopatët kriminelë si Ridgëay apo vrasësi tjetër serial Ted Bundy, janë të aftë të mposhtin poligrafin, për shkak se kanë nivele ankthi shumë më të ulëta se sa njerëzit normalë. Gjithsesi, kërkimet në këtë fushë kanë dhënë rezultate të përziera.

Vitet e fundit, janë në përdorim lloje të tjera testimi të së vërtetës, si programet kompjuterike për analizimin e zërit.

Ai përdoret nga disa institucione qeveritare në SHBA, për të dalluar nëse aplikantët për ndihmë ekonomike janë duke gënjyer apo jo. Gjithsesi, ekspertët thonë se metoda të tilla duhen marrë me rezerva, pasi mundësia e spekulimit është shumë e madhe./ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Arrestohet njëri ndër biznesmenët më të njohur në Hong Kong

Në Hong Kong është arrestuar biznesmeni, Jimmy Lai, nën akuzat për bashkëpunim me forcat e huaja. Zyrat e një gazete në pronësi të tij janë...

1000 tonë naftë në plazhin përrallor, katastrofë ekologjike

Mijëra vullnetarë janë në garë me kohën për të përmbajtur dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e naftës në plazhet përrallore të ishullit Mauritius të...

“Pse or pse t’kem frikë”, Meta: Vargjet e Havzni Nelës edhe sot gjëmojnë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka ndarë me ndjekësit vargjet e poezisë së Havzni Nelës, që sipas tij edhe...

Donatorët ndërkombëtarë premtojnë ndihmë pas shpërthimit në Beirut

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se Libanit i duhen afro 117 milionë dollarë ndihmë urgjente pas shpërthimit në portin e qytetit më 4 gusht, nga...

KPK shkarkon gjyqtarin Aleks Nikolli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin për gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim...