Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës, duke mos pranuar kërkesën e PDIU-së për shtyrje të shqyrtimit të rezultatit.
Vendimi i KQZ-së shuan kështu përfundimisht shpresat e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi për të marrë mandatin e deputetit.
Kërkesa e PDIU-së konsistonte në shtyrjen me 48 orë të afatit të shqyrtimit të rezultatit për qarkun Tiranë.
Kundër kërkesës votuan përfaqësuesit e PS-së në komision dhe kryetari Klement Zguri, ndërkohë përfaqësuesit e LSI-së dhe PD-së votuan pro.