Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

INSTAT: Rritet numri i vdekjeve shkaktuar nga tumoret, norma më e lartë në Gjirokastër

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha

Instituti i Statistikave publikoi raportin “Shkaqet e vdekjeve” për vitin 2016, ku rezulton se në krahasim me 2015-ën, numri i vdekjeve ka rënë me 4,6%.

Në total numri i vdekjeve në Shqipëri në vitin 2016 është 21.388, duke rezultuar me një normë vdekshmërie prej 74,3 për 10.000 banorë, ku femrat zënë 47,2 % dhe meshkujt 52,8 %.

Në vijim sqarohet se vdekjet natyrale zënë 87,4 % të totalit në vitin 2016, pasuar nga vdekjet e shkaktuara nga aksidentet me 2,1 % dhe ato nga vetëvrasjet 1,1 %.

Koeficienti i vdekshmërisë amtare në 2016 ka rënë në 3,2 për 100.000 lindje të gjalla, nga 9,0 që ishte në 2015.

Për sa u përket sëmundjeve, sipas raportit të INSTAT, rreth 52,0 % e vdekjeve janë shkaktuar nga “sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut”, të cilat për këtë periudhë janë ulur me 4,2 %, në krahasim me 2015.

Ndër shkaqet e tjera që zënë peshë të rëndësishme në numrin e vdekjeve janë “tumoret” me 15,8 % të totalit, të cilat në vitin 2016 janë rritur me 2,1% krahasuar me 2015-ën.

Vdekjet sipas grupmoshave

Në vitin 2016, grupmosha 50 vjeç e lart zë 92,5 % të vdekjeve dhe grupmosha 85 vjeç e lart zë 25 %.

Numrin më të lartë të vdekjeve në grupmoshën 85 vjeç e lart e zënë femrat me 63,8 %. Në vitin 2016, janë regjistruar 277 vdekje nën 1 vjeç, ndërsa krahasuar me 2015, ky numër është rritur me 18,9 %.

Në 2016, për grupmoshën 70-74 vjeç ka rënie të numrit të vdekjeve me 15,7 %, krahasuar me 2015.

Vdekshmëria sipas qarqeve

Duke analizuar vdekshmërinë sipas qarqeve, norma më e lartë regjistrohet në Gjirokastër me rreth 121 vdekje për 10.000 banorë, ndërsa norma më e ulët regjistrohet në qarkun e Tiranës me rreth 60 vdekje për 10.000 banorë.

Tags: Gjirokaster vdekshmeria me e lartenumri i vdekjevesemundjetshkaqetulet numri i vdekjeve ne 2016

TË LIDHURA

Aktualitet

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

10:41 | 06/06/2026
Aktualitet

Rrëshqitja e dheut në Durrës/ Rriten masat e sigurisë, banorët s’lejohen të hyjnë në banesa

10:40 | 06/06/2026
Aktualitet

Me not nga Sazani drejt Nartës, mesazhi i Eva Buzos për ruajtjen e mjedisit

10:22 | 06/06/2026
Next Post

Papa Françesku apelon: “Ndani me emigrantët bukën dhe shpresën në rrugën e përbashkët

Rrëzohet polici gjatë kontrollit për kanabis, transportohet me helikopter në Tiranë

Fati i njeriut përballë forcës së ligjit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

I akuzuar për vrasje në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar

by mirseda
10:41 | 06/06/2026
0

Ekstradohet nga Italia, pjesëtari i një grupi kriminal. Ai akuzohet nga GjKKO-ja, se ka bashkëpunuar me pjesëtarë...

Rrëshqitja e dheut në Durrës/ Rriten masat e sigurisë, banorët s’lejohen të hyjnë në banesa

10:40 | 06/06/2026

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

10:30 | 06/06/2026

Me not nga Sazani drejt Nartës, mesazhi i Eva Buzos për ruajtjen e mjedisit

10:22 | 06/06/2026

Mbyllet gara e pikëve për drejtorët e policisë në 4 qarqe

10:19 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com