Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Miratimi i Vettingut, Lulzim Basha: Koha e maskarenjve po mbaron

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Një ditë pas miratimit të Vettingut në seancën e jashtëzakonshme, ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Më anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se mbrëmë u hodh një hap i rëndësishëm drejt zgjedhjeve të lira, ndërsa paralajmëroi se kriminelët i presin dënime të rënda.

Gjithashtu, kreu i PD-së tha se tashmë është koha e Republikes së Re, e lirisë dhe demokracisë së vërtetë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Mbrëmë u hodh një hap i rëndësishëm drejt zgjedhjeve të lira dhe Republikës së Re: Kuvendi shpalli ligjërisht krim serioz çdo lloj përpjekjeje apo veprimi që kufizon apo cënon vullnetin e lirë dhe votën e lirë të qytetarëve.

Dënime të rënda i presin tani, matrapazët e zinj të blerjes së votës, kriminelët e rrugës dhe ata në poste shtetërore që kërcënojnë apo detyrojnë me forcë qytetarët të votojnë kundër vullnetit të tyre, komisionerët, numëruesit dhe punonjësit zgjedhorë që manipulojnë votimin dhe numërimin e votave. Policët dhe ushtarakët të cilët në vend që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhunojnë të drejtën e shenjtë të votës, punonjësit e shtetit që paratë dhe pasuritë që u takojnë qytetarëve i vënë në shërbim të partisë.

Me forcën dhe vendosmërinë që treguam 90 ditët e qëndresës sonë historike, ne do bëhemi barrierë ndaj kriminelëve zgjedhorë që ata të mos guxojnë të dhunojnë lirinë e votës, sepse do të humbasin lirinë e tyre. Puna e ndershme dhe kurajoze e ministrave teknikë, drejtimi i paanshëm i KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve zgjedhore dhe masat e tjera që po ndërmarrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, do u japin qytetarëve mundësinë dhe garancitë që të zgjedhin lirisht qeverinë që ata duan t’i drejtojë.

Koha e maskarenjve po mbaron. Tani është koha për Republikën e Re, republikën e lirisë dhe demokracisë së vërtetë.

Tags: lulzim bashaRepublika e ReVETTINGU

TË LIDHURA

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

21:16 | 06/06/2026
Aktualitet

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026
Aktualitet

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026
Next Post

President condemns the attack in Manchester: Free countries won’t be defeated by terrorism

Electoral Reform Commission: Vote sale sentenced up to 1-5 years penalty

Reagon Trump pas sulmit kamikaz, Ariana Grande anulon turin e saj botëror







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Poshtë Qeveria, dorëheqje!”- Qytetarë të shumtë i bashkohen protestës në Korçë

by mirseda
21:16 | 06/06/2026
0

Protestave masive brenda dhe jashtë vendit i janë bashkuar për të disatën ditë radhazi edhe qytetarët e...

Mësuesi i historisë në protestë: Kolegë, dilni në krah të nxënësve tuaj!

21:00 | 06/06/2026

Rama mediave ndërkombëtare: Protesta për Zvërnecin s’i kaloi 8 mijë pjesëmarrës

20:54 | 06/06/2026

“Onkologjiku është një Auschwitz”/ Fjalimi rrëqethës i pacientit me kancer në protestë

20:22 | 06/06/2026

Atmosferë festive në Shijak, motoristë nga 50 vende të botës marrin pjesë në Motofest

20:14 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com