Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministrja e Arsimit jep lajmin e rëndësishëm: Këto shkolla do të jenë pushim nesër

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“10 mijë nxënës më pak”, Shahini i ‘turret’ PD: Trendi rënës ka nisur në qeverisjen tuaj

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka deklaruar se dita e nesërme do të jetë pushim për nxënësit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Shkak është bërë situata e krijuar, pas tërmeteve që goditën vendin.

Sipas ministres, pushimi i ditës së nesërme për nxënësit në rrethet kryesore lidhet me pasigurinë e tyre.

“E përqendruam punën tonë në Tiranë, Durrës, Vorë, Kamëz dhe Elbasan, pasi këto ishin edhe zonat më të prekura nga tërmeti i djeshëm. Për fatin tonë të mirë, janë vetëm dy objekte shkollore që kanë pësuar dëmtime në masën që të mos jetë e sigurtë hapja e shkollës të hënën.

Një nga këto shkolla është klasë vartëse e shkollës qendër “Berxullë”, me numër të vogël nxënësish të cilëve do t’i sigurohet transporti për t’i dërguar në shkollën qendër”, deklaroi mes të tjerash Shahini.

DEKLARATË PËR MEDIA E MINISTRES SHAHINI

Përshëndetje të gjithëve,

Faleminderit njëherë që jeni prezent në këtë orar dhe ditë të pazakontë,

por duke marrë shkas nga fatkeqësia natyrore e ditës së fundit, e ndjejmë të nevojshme edhe një komunikim me ju dhe sidomos shikuesit tuaj.

Dua të ndaj me të gjithë nxënësit, prindërit e tyre dhe mësuesit tanë, informacione për gjendjen e shkollave dhe hapat që do të ndërmarrim në vijim.

Që prej ditës së djeshme, pasi u siguruam se nuk ka nxënës dhe mësues me lëndime trupore, ne si Ministri e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) kemi angazhuar menjëherë të gjithë stafin e ministrisë me një ekip monitorues të saj dhe të gjitha zyrat vendore arsimore në të gjithë territorin e Shqipërisë për të inspektuar dhe verifikuar në terren çdo shkollë apo institucion arsimor që mund të ketë patur dëme të mundshme nga tërmeti.

Natyrisht, ekipet tona nuk kanë punuar vetëm:

kemi bashkëpunuar ngushtë me shtabet e emergjencave në secilën bashki dhe inxhinierët bashkiakë.

Unë personalisht, kam qenë në komunikim më të gjithë drejtorët e shkollave për të marrë një informacion paraprak për gjendjen e shkollave që ata drejtojnë – informacion të cilin e verifikuam sot me daljet tona në terren, ku realizuam një sërë inspektimesh me drejtuesit e shkollave, zyrave arsimore, deputetët e zonës etj., për të parë nga afër nivelin e dëmeve në institucionet arsimore të prekura nga tërmeti.

E përqendruam punën tonë në Tiranë, Durrës, Vorë, Kamëz dhe Elbasan, pasi këto ishin edhe zonat më të prekura nga tërmeti i djeshëm.

Për fatin tonë të mirë, janë vetëm dy objekte shkollore që kanë pësuar dëmtime në masën që të mos jetë e sigurtë hapja e shkollës të hënën.

Një nga këto shkolla është klasë vartëse e shkollës qendër “Berxullë”, me numër të vogël nxënësish të cilëve do t’i sigurohet transporti për t’i dërguar në shkollën qendër.

Ndërsa shkolla tjetër, është prapë shkollë vartëse në Tiranë, por do të bëjmë njoftimin për këtë shkollë pasi të marrim konfirmimin final nga Bashkia Tiranelë për gjendjen e saj.

98 shkolla të tjera kanë pësuar dëmtime si plasaritje fasadash, në muret e brendshme të shkollave apo ato të jashtme – pjesa kryesore e të cilave janë sanuar dhe pastruar gjatë ditës së sotme nga ekipet e bashkisë.

Pra, dua t’ju siguroj, se insfrastruktura shkollore është gati për të vazhduar normalisht mësimin qysh nesër.

Por, nga takimet e shumta që kemi patur me qytetarë të afektuar – jo vetem stafi i MASR por edhe kolegët e mi ministra, deputetë, stafet bashkiaket – duket se qytetarët e afektuar nuk janë plotësisht gati emocionalisht që të vijojnë ditën e zakonshme të punës dhe shkollës nesër.

Është plotësisht e mirëkuptueshme që një fatkeqësi natyrore si ajo e djeshmja, të shkaktojë ankth dhe stres tek familjet e afektuara.

Duke e marrë këtë parasysh, si dhe duke dëgjuar me shumë respekt sugjerimet e psiokologëve të ndryshëm që na kanë kontaktuar dje dhe sot, kemi vendosur që:

Dita e nesërme për të gjithe nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, TË JETË DITË PUSHIMI!

Ditë pushimi të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjecare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.

Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, unë jam e bindur se neve si MASR na takon mirë-informimi i nxënësve mbi fatkeqësitë natyrore dhe përgatitjet që duhet të bëjmë për t’iu shmangur lëndimeve nëse ato ndodhin.

Ne sot që flasim, në kurrikulat tona tashmë i trajtojmë këto tematika. Por besoj fuqishëm që duhet t’i mëshojmë edhe më fort kësaj pike.

Sepse nga sa pamë, pjesa kryesore e lëndimeve trupore që kanë pësuar qytetarët dje ishin lëndime të shkaktuara nga paniku.

Besoj fuqishëm se nëse secili ka informacionin e duhur për hapat që duhen ndjekur në rast fatkeqesish natyrore, edhe lëndime do të ketë më pak.

Sot ndava me të gjithë drejtuesit e shkollave një video të “Save the Children” për masat që duhet të merren nëbrast tërmeti:

Si duhet mbrojtur koka gjatë daljes nga banesa; kur duhet të dilet nga godinat dhe si të qëndrojmë të sigurtë aty ku jemi.

U kërkova që në orën e parë të mësimit të diskutohen pikërisht këto masa.

Ndërkohë, së bashku me Ministren e Mbrojtjes, po ndërtojmë disa pamflete dhe video të tjera që do t’i shpërndajmë nëpër shkolla në mënyrë që të gjithë të ndihen sa më të informuar.

Duke ju falënderuar edhe njëherë qe jeni sot ketu, në fund dëshiroj të nënvizoj se ekipet tona të MASR janë në gatishmëri maksimale me çdo institucion qendror e vendor në kapërcimin me sukses të kësaj situate që asnjëri prej nesh nuk e ka në dorë.

Dhe dua të përsëris së nesër është ditë pushimi për nxënësit e arsimit parauniversitar në qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

 

Tags: besa shahinipushimShkollattermet

TË LIDHURA

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës
Politikë

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

11:47 | 11/07/2025
Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

11:26 | 11/07/2025
Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje
Politikë

Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

10:38 | 11/07/2025
Next Post
Lule, Selam Labi..!

Lule, Selam Labi..!

Hapja e negociatave/ Mogherini: Shqipëria i ka bërë detyrat, tani është radha e BE

Tërmetet tronditën Shqipërinë, Federica Mogherini mesazh Ramës: Ju ofrojmë mbështetje

A do rritet çmimi i bukës? Ja çfarë thotë Braçe

Foto/ Siç nuk e kemi parë, Erion Braçe u shpërndan drekën të prekurve nga tërmetet

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës
Politikë

Rama: Të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative brenda të hënës

by mirseda
11:47 | 11/07/2025
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në...

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Siguronte lëndë narkotike dhe e shiste në qytet, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

11:26 | 11/07/2025
Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

Tani u kujtuat për aksionet? Rama u përgjigjet kritikëve, mesazh kryebashkiakëve: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

10:38 | 11/07/2025
Takimi në Durrës, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës për ndërtimet pa leje

Takimi në Durrës, Rama kritikon kryebashkiakun e Vlorës për ndërtimet pa leje

10:33 | 11/07/2025
Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë politike

Rama i përgjigjet prokurores Gjeli: Presioni ndaj meje tejkalon çdo kritikë politike

10:22 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com