Ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin online.
Shahini njofton se 30 module janë tashmë online.
“Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës ka filluar mësimin online duke përdorur platformat falas si Google Classrom, Zoom apo Eztalks. 30 module janë tashmë online dhe 2,000 studentët e parë kanë filluar mësimin. Bravo #UAMD ??”, shkruan Shahini krah videos së bërë publike.