Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ministria e Drejtësisë në konferencën e Moskës, tregon reformat para 60 shteteve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministria e Drejtësisë në konferencën e Moskës, tregon reformat para 60 shteteve

Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme, në konferencën e dhjetë ndërkombëtare në Moskë, për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore.

E pranishme në këtë mbledhje, zv.ministrja Fjoralba Caka bëri një prezantim të hollësishëm para delegacioneve nga 60 shtete, në lidhje me reformat e ndërmarra për rritjen e performancës në sistemin e Shërbimit Përmbarimor.

Më tej, Caka u ndal edhe te risitë që sjell ligji 26/2019 për shërbimin përmbarimor privat.

“Ndryshimet ligjore të vitit 2019 sjellin risi në lidhje me sistemin e përmbarimit privat dhe i përgjigjen disa nevojave thelbësore për zhvillimin e këtij shërbimi. Së pari, ndryshimet ligjore krijojnë për herë të parë një Qendër Kombëtare të Trajnimit të Përmbaruesve. Siç theksohet në dokumentet e partneritetit BE-Shqipëri dhe raportet e progresit të Komisionit Evropian, si edhe në Strategjinë Sektoriale të Drejtësisë , problemet kryesore me përmbaruesit kanë të bëjnë me kapacitetet institucionale dhe profesionale. Fatkeqësisht, shërbimi përmbarimor nuk tërheq gjithmonë juristët më të shkëlqyer. Ndaj ne po synojmë  të tërheqim juristë të mirë dhe profesionistë në shërbimin përmbarimor dhe të shmangim mungesën e aftësive në këtë sektor të rëndësishëm. Trajnimi i përmbaruesve është thelbësor për efikasitetin e shërbimit”, tha Caka.

Pjesëmarrësit ndanë sfidat dhe praktikat më të mira në funksion të rritjes së cilësisë së mëtejshme për të avancuar zbatimin e gjykimeve, si shërbim kryesor ndaj drejtësisë.

“Ministria e Drejtësisë tashmë luan një rol vendimtar në mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë së përmbaruesve privatë. Ministria, me iniciativën e vet ose kërkesën e një pale private, ka të drejtë të kontrollojë shërbimet përmbarimore private dhe të marrë masat e nevojshme për të disiplinuar shkeljen e ligjit. Për më tepër, për herë të parë është siguruar miratimi i një Kodi Etik për përmbaruesit privatë. Për të forcuar rëndësinë e standardeve etike në ushtrimin e profesionit, parashikohet që shkelja e rregullave etike do të konsiderohet shkelje disiplinore. Përmbaruesit privatë dhe zyrat e tyre kanë fituar për herë të parë të drejtën për shërbime dytësore, sikurse është e drejta për të njoftuar aktet gjyqësore dhe dokumentet zyrtare, kryerjen e një detyrimi financiar me kërkesë të palës në fjalë, kryerjen e shitjes së sendeve në ankand publik etj. Vektori i ndryshimeve legjislative do të shtrihet shumë shpejt edhe në shërbimin e përmbarimit shtetëror. Qeveria po planifikon të bëjë ndryshime në ligjin e shërbimit shtetëror, duke harmonizuar dhe sjellë shërbimin e përmbarimit publik dhe privat nën të njëjtën ombrellë parimesh dhe procedurash”, u shpreh Caka.

Kjo e fundit, u ndal edhe te zëvendësimi i sistemeve manuale me ato elektronike, duke shpjeguar se si mundësohet mbledhja e të dhënave për aktivitetet e kryera, dhe nxitet ndërveprimi i institucioneve të ndryshme shtetërore me njëri-tjetrin përmes shkëmbimit të informacionit.

“Qeveria shqiptare ka investuar në teknologjinë e informacionit edhe në shërbimin përmbarimor, si atë publik edhe atë  privat. Si rezultat i këtij investimi, Sistemi i Menaxhimit të Përmbarimit Elektronik (ALBIS) i krijuar rishtazi është ideuar për të siguruar shpejtësi, cilësi dhe efikasitet në performancën e shërbimit përmbarimor. ALBIS është një sistem elektronik i centralizuar që lejon personelin përmbarimor publik dhe privat në çdo kohë të kryejë aktivitetin e tij. Nga pikëpamja administrative, zbatimi i këtij sistemi do të çojë në gjenerimin on-line të statistikave”, nënvizoi Caka.

Ajo, gjithashtu shtoi se: “Të dhënat e gjeneruara nga ky sistem do t’i shërbejnë politikë-bërjes, menaxhimit të mirë dhe kryerjes së analizave të mirë studiuara për ndërhyrjet që do të bëhen në sistemin e përmbarimit publik dhe privat në të ardhmen. Në kontekstin e konsolidimit të sistemit të përmbarimit në Shqipëri, theksojmë që përmirësimi i ligjit për shërbimin përmbarimor pasqyron vizionin dhe përpjekjet tona për të garantuar kuadrin ligjor për zbatimin e duhur të vendimit të gjykatave, mbështetje për zhvillimin profesional të përmbaruesve si dhe kontribut në rritjen e integritetit profesional dhe moral të përmbaruesve”.

Në përfundim të fjalës së saj, zv.ministrja siguroi se e gjithë kjo iniciativë e ndërmarrë do të ndihmojë në rikthimin e besimit të publikut në shërbimin përmbarimor, i cili shërben veç të tjerash si hallka e fundit në zinxhirin e gjatë të dhënies së drejtësisë.  Në këtë pikë, ajo kujtoi edhe frazën e vjetër latine “ubi ius ibi remedium”, aty ku ka një të drejtë, duhet të ketë edhe një mjet juridik për realizimin e saj.

“Sikundër ka dalë qartë gjatë kësaj konference, sfidat e shërbimit përmbarimor janë të ndryshme në vende të ndryshme. Disa vende janë duke luftuar me hartimin e shërbimeve efikase dhe mbledhjen siç duhet të të gjitha borxheve, disa vende përpiqen të zgjidhin ekuilibrin e duhur midis sistemit përmbarimor privat dhe publik, ndërsa për vende të tjera sfidat janë si mund të shtrihet sistemi i përmbarimit edhe për pasuritë digitale apo industrinë e blockchain-it.  Sidoqoftë, përkundër dallimeve, ajo që është e përbashkët në të gjitha sistemet e  përmbarimit është qëllimi i cili gjendet në frazën e vjetër latine “ubi ius ibi remedium” – aty ku ka një të drejtë, duhet të ketë edhe një mjet juridik për realizimin e saj. Në të vërtetë, ekzekutimi i vendimeve gjyqësore në mënyrë profesionale dhe në kohën e duhur, shoqëruar nga qëndrimi i përgjegjshëm i përgjegjësisë dhe trajtimit të drejtë të të gjitha palëve janë objektivat legjitime të një sistemi të mirë përmbarimor”, përmbylli fjalën e saj zv.ministrja Fjoralba Caka në konferencën e dhjetë ndërkombëtare në Moskë për ekzekutimin e detyrueshëm të vendimeve gjyqësore.

Pjesë e delegacionit shqiptar ishte edhe Drejtori i Shërbimit Përmbarimor Shtetëror, z. Piro Lutaj si dhe e ngarkuara me punë e ambasadës shqiptare në Federatën Ruse, znj. Jonida Drogu e cila veç të tjerash u mor me pritjen dhe shoqërimin në aktivitetet zyrtare.

Mes 60 vendeve pjesëmarrëse, në konferencë u përfaqësuan edhe shtete si Gjermania, Franca, Spanja, Finlanda, Letonia, Estonia, Belgjika, Rumania, Italia, Mali i Zi, Serbia, Maqedoninë e Veriut, Republika Çeke, etj.

 

Tags: 60 shtetefjoralba cakakonferenca ne moskeministria e drejtesisereformat

TË LIDHURA

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit
Politikë

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

19:43 | 08/10/2025
Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

19:17 | 08/10/2025
Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson
Politikë

Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson

19:14 | 08/10/2025
Next Post
Trump, thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë

Trump, thirrje për veprime urgjente për të parandaluar dhunën me armë

Agron Shehaj: Do ketë zgjedhje të parakohshme!

Sistemi për faturat/ Shehaj: 15 mln € shkojnë për këshilltarin e Ramës në Kroaci

Shtatzënë për herë të dytë, ministrja shqiptare fotografohet në plazh

Shtatzënë për herë të dytë, ministrja shqiptare fotografohet në plazh







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit
Politikë

Zgjedhjet në Tiranë: Florian Binaj zbritet për të ndalur dramën e qytetit

by mirseda
19:43 | 08/10/2025
0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari në një postim në rrjete sociale ka shprehur mbështjetjen...

Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

Lëvizjet e reja në polici/ Ndryshon kreu i Rrugores, largohet Qato, ja kush e zëvendëson

19:17 | 08/10/2025
Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson

Vendimet e qeverisë, shkarkohen nga detyra prefekti i Vlorës dhe Fierit, ja kush i zëvendëson

19:14 | 08/10/2025
Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

18:15 | 08/10/2025
Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur

Atentati ndaj kandidatit të BDI-së, arrestohet bashkëshortja; hetime me kthesë të papritur

18:08 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com