Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Peleshi u shpreh se rezultoi pozitiv ditën e djeshme, edhe pse tregoi kujdes të shtuar përgjatë këtyre muajve.
Ministri është karantinuar në banesën e tij dhe u kërkoi qytetarëve që të tregojnë durim për masat e ndërmarra ndaj pandemisë.
”Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19. Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat. Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.’’, shkruan Peleshi në rrjetin social, Facebook.