Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ministri i jashtëm grek vendos kushte ndaj Shqipërisë për integrimin, ja çfarë kërkon

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ministri i jashtëm grek vendos kushte ndaj Shqipërisë për integrimin, ja çfarë kërkon

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se minoritetit grek në Shqipëri duhet t’i njihet ky status kudo që ai jeton dhe jo vetëm në dy zonat e jugut të vendit, që janë përcaktuar zyrtarisht që në kohën e regjimit komunist.

Në një intervistë në televizionin publik, ERT 1, Kotzias tha se këtë problem e ka ngritur edhe në takimet që kishte ditët e fundit, në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kotzias: “E bëra të qartë edhe në OKB dhe u kuptua nga shumë palë, se bie ndesh me të drejtën europiane “reforma” e Hoxhës që minoritet konsiderohesh vetëm nëse ndodhesh në dy zonat e njohura si të tilla, ndërsa po të largohesh nga fshati yt e të shkosh në Tiranë, nuk je më minoritet. Minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri”.

Në intervistë, Kotzias i është referuar gjithë problematikës që ka konceptuar Athina në marrëdhëniet me Shqipërinë, për të cilën tha se ishte gabim që qeveritë e mëparshme greke miratuan pa vënë asnjë kusht dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kotzias: “Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian. Për fat të keq, ashtu si dhe për fqinjin tonë verior, Shkupi, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke”

Shefi i diplomacisë greke tha se qeveria e sotme greke vuri edhe kushte të tjera, përkundër Komisionit Europian, që si kusht themelor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë, kishte vënë reformimin e sistemit gjyqësor.

Kotzias: “Që të hapen negociatat për anëtarësim, duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa. Shqipërisë, KE i vuri si kusht reformën e sistemit gjyqësor. Komisioni Europian humbi kur erdhi në këshillin e çështjeve të përgjithshme, sepse ne shtruam katër kërkesa të tjera”.  

Sipas shefit të diplomacisë greke, një nga këto kushte është mbrojtja e të drejtës së pronës për gjithë qytetarët në përgjithësi dhe për minoritetin grek në veçanti, shkruan ora news.

Kotzias: “Greqia po punon që t’u jepen titujt e pronësisë, në mënyrë që të jenë të sanksionuara edhe ligjërisht të drejtat e atyre që duan të shesin apo ua shtetëzon shteti për nevojat e tij. Pra që ata të mund të marrin edhe para. Se këtu nuk është thjesht që shkojnë dhe u marrin pronat e himarjotëve, por shkojnë dhe ua marrin qyl, pa kosto”.

“Rrjedhimisht kemi marrë masa dhe kemi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Dhe siç e shihni shembja e atyre promave në Himarë ka mbaruar”, tha ministri i jashtëm grek.

Kotzias iu referua edhe heqjes së nënshtetësisë greke, kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar këtë “një masë të ashpër”.

Kotzias: Duhet t’ju them se morëm edhe masa të ashpra. Për shembull, politikanët që nuk respektojnë të drejtat e minoritetit grek, nuk mund të kenë nënshtetësinë greke. Për fat të keq, nuk e di se çfarë kanë bërë qeveritë e mëparshme dhe kanë marrë nënshtetësinë greke edhe tipa të çuditshëm, mes të cilëve është edhe kryebashkiaku i Himarës, që promovon ato projekte dhe siç e dini, ne ia hoqëm nënshtetësinë. Sepse nuk mund të jesh shtetas grek dhe në të njëjtën kohë të shkelësh të drejtat e minoritetit grek”.

Sipas Kotzias, “Minoriteti autokton grek në Shqipëri ndodhet nën mbrojtjen e republikës greke dhe në këto momente, në mbrojtjen e Bashkimit Europian, por edhe të SHBA”.

Tags: greki jashtëmkushteministrindajpër integriminShqipërisëvendos

TË LIDHURA

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj
Aktualitet

Elisabeta Katiaj humbi jetën në aksident, Spiropali: Samiti i 6-të i Gruas shtyhet në nder të saj

20:49 | 13/12/2025
Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik
Aktualitet

Ngordhje masive e shpendëve në Portëz të Fierit, rrezik për shëndetin publik

19:53 | 13/12/2025
Next Post
Xhaka në superformë, Panucci gati ftesën

Xhaka në superformë, Panucci gati ftesën

Rummenigge: Carlon e kam mik, ishte vendimi i duhur

Rummenigge: Carlon e kam mik, ishte vendimi i duhur

Rita Ora është gati të publikojë albumin e ri

Rita Ora është gati të publikojë albumin e ri







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com