Tensione të forta ka pasur në një seancë plenare në Parlamentin e Bosnjës.
Shkak i përplasjeve është bërë marrëdhënia e Bosnjës me NATO-n, ku siç shihet dhe në videon e bërë virale, ministri i Brendshëm rajonal përplaset fizikisht me një deputet të opozitës, duke e goditur atë me dorë në fytyrë.
Ministri i brendshëm, Dragan Lukaç, ishte duke folur në podium, kur i afrohet deputeti i opozitës, të cilit fillimisht i hedh letrat në fytyrë dhe më pas e godet, duke e quajtur “Majmun” deputetin Drashko Stanivukoviç.