Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministri gjerman ‘shuplakë’ opozitës: Po rrezikoni hapjen e negociatave

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ministri gjerman ‘shuplakë’ opozitës: Po rrezikoni hapjen e negociatave

“Opozita po rrezikon hapjen e negociatave për Shqipërinë në qershor”. Është ky shqetësimi që ngre ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth, gjatë një interviste për ‘Spiegel’, ku foli për situatën politike në Ballkan.

Duke iu referuar protestave të opozitës, Roth tha se dhuna, bojkoti i zgjedhjeve dhe djegia e mandatave nga ana e opozitës janë të papranueshme.

“Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bere një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese”, tha ndër të tjera ministri gjerman.

INTERVISTA E PLOTË:

Roth, a ju shqetëson aktualisht Ballkani?

Duhet të përfshihemi më shumë. Pavarësisht nga kritikat, BE është garantuesi më i madh i paqes dhe stabilitetit ne bote, por problemet tona ndonjëherë pengojnë vëmendjen tonë për fqinjësinë tone direkte/me te afërt.

Në Shqipëri, opozita po demonstron kundër korrupsionit në qeveri. A përbëjnë këto rrezik për fillimin e negociatave të anëtarësimit?

Protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci. Por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. Shqipëria ka bërë një rruge të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese.

Pas zgjedhjeve evropiane do të vendoset për hapjen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Disa hezitojnë, siç është Presidenti francez Emmanuel Macron.

Ne kemi bërë zotime, tani duhet të dorëzojmë. Maqedoni e Veriut dhe Greqia kanë bërë histori me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin. Cili politikan në një shtet të BE do të guxonte të iniciojë një proces pajtimi kundër rezistencës së qartë sociale, që ishte përçmues për 28 vjet? Me Kosovën ne e shohim/përjetojmë se çfarë do të thotë kur një vend ndalohet.

A jeni në favor të liberalizimit të vizave midis BE-së dhe Kosovës?

Ne nuk e promovojmë atë si një dhuratë bujare, por sepse Kosova i ka përmbushur kushtet e BE. BE nuk duhet të japë përshtypjen se ne s’po lëshojmë pe gjithnjë dhe përsëri. Në qoftë se ne lemë një vakum në Ballkanin Perëndimor, forcimi i shtetit të së drejtës dhe demokracitë e tyre, do të ndahen me vendet si: Kina, Rusia, Turqia.

Qeveritë e Serbisë dhe Kosovës po shqyrtojnë rivendosjen e kufirit; Komisioni i BE-së ka qenë i hapur për të. Çfarë mendoni ju?

Jo këtë. Ky propozim nuk qetëson, provokon ndarje të reja. Nuk duhet të lënë asnjë dyshim se e ardhmja e shoqërive në Ballkanin Perëndimor është shumë etnike dhe shumë-fetare. Nuk mund të ketë demarkime të reja përgjatë etnive.

Ndoshta do të duhen muaj pas zgjedhjeve evropiane derisa Këshilli dhe Parlamenti të bien dakord për një President të Komisionit. Në këtë fazë, nuk do të ketë gjasa për fillim negociatash për anëtarësim.

Roth: Ne nuk mund ta bëjmë kursin e botes te varur nga datat e zgjedhjeve në BE. Afati kohor parashikohet se: Në qershor 2019, Këshilli do të vendosë. Në fund të fundit, çfarë mund të dëgjohet nga Komisioni i BE-së, kushtet janë përmbushur.

Tags: gjermanMichael RothministrinegociatatRrezikoni

TË LIDHURA

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri
Ekonomi

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët
Aktualitet

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.
Politikë

Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.

10:36 | 20/06/2025
Next Post
Menaxheri lëshon “bombën”: Allegri shkon te Interi nëse…

Menaxheri lëshon “bombën”: Allegri shkon te Interi nëse...

Tërhiqet Milo, Bujar Leskaj sërish në krye të KLSH-së

Tërhiqet Milo, Bujar Leskaj sërish në krye të KLSH-së

46 vjetori i revoltës së Spaçit, Basha: Betimi i heronjve është në fuqi edhe sot

46 vjetori i revoltës së Spaçit, Basha: Betimi i heronjve është në fuqi edhe sot

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!
Bota

Macron ngre alarmin: Rafale po telefonon, siguroni Evropën!

by mirseda
12:05 | 20/06/2025
0

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërndarë një mesazh të fortë simbolik në rrjetet sociale, duke i bërë...

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

Rritet ndjeshëm çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare, ndryshon menjëherë edhe në Shqipëri

11:54 | 20/06/2025
“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

“Homeland Justice” sulmon Bashkinë e Tiranës, hakerat mesazh: Kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët

11:33 | 20/06/2025
Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.

Ish presidenti Ilir Meta kërkon lirinë nga burgu.

10:36 | 20/06/2025
Gol spektakolar nga Messi në Botrorin e Klubeve, humbet PSG

Gol spektakolar nga Messi në Botrorin e Klubeve, humbet PSG

10:34 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com