Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Minishengeni” midis kritikës normale dhe kriticizmit absurd

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Shtëpia e Bardhë” e bardhë

Nga: Preç Zogaj

“Minishengeni” ballkanik,  si një projekt që mikson çështje të zgjidhura brenda marrëveshjeve të pranuara europiane me çështje të reja që lidhen me heqjen e  barrierave  të komunikimit e shkëmbimeve mes vendeve të gadishullit që nuk janë ende anëtare të BE-së,   është një  përpjekje  në frymën e kohës  postkonfliktuale  në rajon. Është një manovër e zgjuar gjithashtu për t’u përballur me sfidat e integrimit në bllok,  Shqipëria, Serbia, Maqedonia e  Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja.

Bashkë jemi me shumë, thotë një shprehje arbëreshe. Nuk  ka dyshim se për BE gjashtë vende  me një treg të integruar janë më shumë se  po këto  gjashtë  vende veç e veç.  SHBA dhe BE, si mbështetësit e mëdhenj të  paqes dhe proceseve  integruese euroatlantike në rajon,  kanë prej vitesh një politikë  konstante të përafrimit  dhe  bashkëpunimit sa më  të ngushtë  mes  këtyre vendeve. Duan, s’duan, në këto procese ata janë  në një varkë.  Shqipëria dhe Kosova , vende pa asnjë dilemë sa i takon hyrjes në NATO  dhe BE, i kanë gjithnjë në favor  nismat  integruese dhe vetëm fitojnë duke i shërbyer.  Në fakt, për gjithë çfarë kemi fituar deri tani dhe për rëndësinë jetike që ka për ne  integrimit euroatlantik, na shkon të jemi  protagonistë.

Thënë këto, “minishengeni”  ka nevojë për transparencë  dhe gjithëpërfshirje në çdo etapë.  Vetë çështjet  që ka vënë në rendin e ditës janë të tilla që bashkë me vullnetin e mirë  për   të zgjeruar hapjen,  kërkojnë  diskutime profesionale dhe vendimmarrje të thelluara  politike. Kriticizmi  këtu është shumë i dobishëm për  të sqaruar,  mbajtur apo sjellë në parametrat  e interesave kombëtare   të gjitha çështjet  që lidhen me përfitimet konkrete të  Shqipërisë  dhe Kosovës. Siç e kemi parë, një numër ekonomistësh  profesionistë kanë dhënë mendimet e tyre për çështje që lidhen me  tregjet. Askush nuk konteston parimin e tregtisë së lirë. Por brenda  kuadrit të  debatit  se çfarë humb e çfarë përfiton  ekonomia jonë në këtë stad ku ndodhet janë ngritur pikëpyetje  e  formuluar  opinione sipas të cilëve  Serbia që zbaton  për prodhimet e saj politika  proteksioniste që  nuk i ka Shqipëria  do të ishte e avantazhuar në dëm të prodhueseve  shqiptarë.  Pa hyrë në shifra, kjo duhet e drejtë në parim. Marrëveshjet e  tregtisë  së lirë  mes fqinjëve  kanë nevojë për simetri politikash  fiskale dhe mbrojtëse . Në këtë rast,  nëse është kështu,  do t’i takonte  Serbisë  të bënte hapat para që ka bërë Shqipëria  dhe jo  të kthehet Shqipëria prapa. Për faktin se shkëmbimet tona janë të orientuara në përqindje shumë të lartë drejt vendeve të BE-së, si Italia, Greqia, Gjermania,  e tjerë, disa ekspertë e shohin pa ndonjë ndikim domethënës  tregtinë e lirë  me vendet fqinje. Sidoqoftë dyshimet dhe kritikat  në këtë rrafsh janë të dobishme.

Po ashtu është e  domosdoshme transparenca për rolin dhe efektin e një të ashtuquajturi “patronazh” kinez në termat dhe  në zbatimin e marrëveshjeve nesër. Shqipëria është vend i hapur, Kina ka vite që është e pranishme me disa investime dhe sipërmarrje në  vendin  tonë, por  kur flasim për transparencë  dhe vendimmarrje të studiuara në këtë pikë kemi parasysh prioritetin  euro amerikan të aleancave dhe zhvillimeve tërësore të vendit tonë.   Shqipëria  nuk duhet të përfshihet në projekte që cenojnë sadopak  në nivelin makro politikat e BE-së dhe SHBA-së. Për dy lekë më shumë apo për inat  të sime vjehrre,  si i thonë fjalës, ajo nuk  duhet ti lejojë  vetes të luajë me  dy penxhere  apo të flejë me mullixhiun. Kjo jo vetëm nuk do ti kishte hije në  aspektin moral, por do të ishte  edhe e paleverdishme  dhe aventureske  përkundrejt  përfitimeve  realisht të pakrahasueshme që merr  e do të vijojë të marrë  Shqipëria nga  aleanca me SHBA  dhe BE në  fushën e zhvillimit, sigurisë dhe demokracisë.  Ka vend pra  për të sqaruar saktë në ç ‘masë  mbështetja   parimore amerikane dhe europiane për një   “minishengen” të vendeve të rajonit  mund të  përdoret edhe  për qëllime të tjera. Edhe në këtë pikë kriticizmi  që nuk bie në flateri është i vlefshëm.

Një pikë e  tretë që përligj  debatin është  pozicioni i Kosovës. Këtu duhet bërë menjëherë sqarimi se Kosova nuk është përjashtuar nga kjo nismë, siç  lenë të kuptohet jo pa ligësi ata që e dinë,  por nuk ka marrë pjesë. Arsyet  e mospjesëmarrjes janë komplekse, kryesorja ngjan të jetë  fakti që  Kosova nuk ka  ende një qeveri të zgjedhjeve të fundit, spektri politik  është prej muajsh në gjendjen e një fushatë elektorale ku patriotizmi  si kartë  manifestohet pikësëpari në qëndrimet e forta antiserbe. Askush në Prishtinë në këtë periudhë  paqëndrueshmërie dhe rebusesh politike nuk dëshiron  të rrezikojë  me qëndrime  antipopuliste.  Kryeministrat, presidentët  dhe ministrat e Kosovës janë ulur me dhjetëra herë vitet e fundit  në takime  të formatit dypalësh e shumëpalësh me homologët serbë.  Dy vjet më  parë, për shembull,  në takimin e Triestes në kuadrin e procesit  të Berlinit  për vendet e Ballkanit Perëndimor gjashtë  vendet e  rajonit kanë firmosur  marrëveshjen  për tregun e përbashkët . Prania e presidentit të Serbisë, Vuçiç në takime të tilla ka kohë që është konsumuar si  risi  qoftë në Beograd, qoftë në  Prishtinë.  Ja pse prania  e Presidentit  të Serbisë  në  takimin e Tiranës nuk mund të ishte  dhe nuk është një arsye për mospjesëmarrjen e palës kosovare. Politikat e  sektarizmit  permanent, të sektarizmit  me hënë,  apo të sektarizmit  të orës  njëzet  e pesë  nuk i sjellin asnjë të mirë qytetarëve të Kosovës. As atyre të Shqipërisë.  Shumë shpejt drejtuesit  e zgjedhur  të Kosovës do të jenë të detyruar  të ri ulen me  palën serbe.  Kam bindjen se askush  me dy pare mend në Shqipëri nuk do të thotë për ta se  po lëpijnë aty ku pështynë.  Shqipëria e ka mbështetur Kosovën  sa ka mundur në çdo sfidë të saj, para dhe pas pavarësisë. Me fare pak përjashtime,  Shqipëria, politikanët  e saj dhe gazetarët e saj gjithashtu u kanë  dhënë respekt të barabartë përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe nuk janë shtyrë t’i gjykojnë ata  me gjykime ex -catedra.   Kosova nga ana e saj e ka parë me shpresë dhe  lauduar deri me tepri  vendin  amë . Kjo ka qenë e justifikuar nga pozita e saj si vend  i pushtuar. Para dhe pas pavarësisë  Kosova nuk  i ka  paragjykuar  dhe ca më pak të ketë kërkuar të kushtëzojë  marrëdhëniet shtetërore  dypalëshe të Shqipërisë  me  Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut.  Shqipëria ka ditur vetë kur duhej ulur marrshi apo perdja në këto marrëdhënie. Kur nuk ka ditur mirë, e kanë ndihmuar partnerët  strategjikë. Të cilët Shqipëria dhe Kosova i kanë të përbashkët. E gjithë kjo është një shkollë e mirë që nuk duhet lejuar  të bjerë nën goditjet e  flukseve amatoreske që ngrihen rëndom në Prishtinë dhe Tiranë. Të  kthehemi  te “Minishengeni”. Merr apo nuk merr pjesë Kosova,  Shqipëria e ka obligim  të llogarisë  përfitimet  e Kosovës nga marrëveshja  dhe t’i mbrojë ato. Kjo është më se e kuptueshme për të gjithë.

Ka edhe aspekte të tjera për të cilat mund të ngrihen pretendime, kritika, kundërshtime.  Është normale në demokraci. Por  si të mos mjaftonin të gjitha këto për të ndërtuar një qëndrim  kritik  të dobishëm, deri  mopranues  të “minishengenit” nga ata që e shohin si rrezik, kriticizmi  ka shkuar larg me  disa “zbulime”, ku spikat ai se takimi  i katër liderëve ballkanikë në Tiranë  synon krijimin e “Jugosllavisë së re” nën drejtimin e Serbisë!

Tre vende të NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dashkan  të hyjnë në suazën e Serbisë jashtë NATO-s ! Mali i Zi që ka bërë referendum për t’u ndarë nga Serbia dhe e mbron me një  kurajë  të jashtëzakonshme këtë arritje!   Shqipëria  që nuk  është bërë me  Jugosllavinë  kur  ka qenë  vetë shumë e dobët dhe kur Jugosllavia  kishte brenda Kroacinë, Slloveninë, Kosovën e tjerë, e gjeti të bëhej sot kur ka shtrënguar si asnjëherë tjetër  aleancën strategjike me SHBA  dhe historia është kthyer në skenë në favor të çështjes shqiptare si asnjëherë tjetër më parë.   Shqipëria që nuk ka kufij tokësore me Serbinë do të hyjë nën suazën e  Serbisë! Maqedonia e Veriut që përballoi skenarë të përgjakshëm të luftës civile dhe çfarë nuk bëri për të hyrë në NATO dhe në rrjedhat e integrimit evropian!

Krijimi i  ish Jugosllavisë është një histori  e tërë e papërsëritshme me kontekste paneuriopiane e me gjerë.   Shpërbërja e  Jugosllavisë  është një histori e tillë  me kontekste akoma më të gjera.  Kur kujton të gjithë këtë lumë  ngjarjesh me shtrirje në kohë,   “Jugosllavia ” e re që do të lindë nga takimet  e “minishengenit”  vjen  si një çarje mendore me të cilën nuk ka punë politologjia. Vjen  si ajo loja e kalamajve të dikurshëm me pulla që quhej lojë shtetesh.

Kriticizmi mund të jetë konstruktiv dhe destruktiv. Në të dyja rastet ka vlerë. Kur bie në krizë logjike, siç po bie gjerësisht në kohën tonë, kriticizmi  nuk është më as  destruktiv. Është i shfunksionalizuar në pikëpamje të efektit apo dëmit që llogarit tu  bëjë  personave të sulmuar. Është thjesht ndotje mendore. Është edhe një dhuratë për kundërshtarin.

Një gënjeshtër  rrëzon dy të vërteta, thotë një  shprehje e njohur. Në analogji,  kriticizmi banal dhe idioteskt  e fuqizon  atë që sulmohet.  Qeveria  shqiptare sot e ka aleatin më të madh. Nuk e di sa është realisht e interesuar ta nxisë vetë. Nëse nuk e nxit, i vjen gratis  si dhuratë nga qielli për të fshehur brenda saj gabimet dhe  dështimet reale. /Gazeta Liberale

 

Tags: bekosovaPrec zogajSHBA

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
A do të ndryshojë politika amerikane ndaj Koresë së Veriut

A do të ndryshojë politika amerikane ndaj Koresë së Veriut

VIDEO/ Bora dhe Donaldi në momente intime

VIDEO/ Bora dhe Donaldi në momente intime

Alketa ka dy fjalë për kritikët, pse ndërroi shumë fustane gjatë festivalit

Alketa ka dy fjalë për kritikët, pse ndërroi shumë fustane gjatë festivalit







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025




TË FUNDIT

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore
Politikë

Me 105 vota pro, opozita dhe PS miratuan ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

by mirseda
22:27 | 06/11/2025
0

Parlamenti ka miratuar me 105 vota pro ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në seancën...

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

Parlamenti rrëzon me 77 vota kërkesën e PD për shkarkimin e Begajt

22:25 | 06/11/2025
Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

Projektligji për Barazinë Gjinore, Parlamenti e miraton me 77 vota pro

22:24 | 06/11/2025
Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

Një personi i bie të fikët gjatë konferencës së Trump

21:37 | 06/11/2025
Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

Afganistani dhe Pakistani shkëmbejnë zjarr në kufij, teksa nisin bisedimet për paqe

21:30 | 06/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com