Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Mini-shengeni ballkanik si epilogu i një rruge të gjatë dështimi

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Po reformës në drejtësi, po qeverisë tranzitore e reformës politike

Nga: Ervis Iljazaj

Kryeministrat e Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë firmosur krijimin e një shengeni ballkanik, që nënkupton heqjen e barrierave ekonomike për të krijuar një zonë ekonomike të përbashkët. Në terma ekonomikë, personalisht nuk e di nëse Shqipëria fiton nga ky treg i përbashkët apo jo, pasi kjo është çështje e ekonomistëve. Por, një konstatim në këtë drejtim mund të bëhet edhe pa patur shifrat reale të shkëmbimeve ekonomike midis shteteve. Heqja e barrierave favorizon gjithmonë vendin që eksporton më shumë. Dhe vendi që eksporton më shumë brenda “shengenit” është Serbia.

Zakonisht kur je vendi më i dobët “luhet” në mbrojtje. E megjithatë, Shqipëria ka vendosur të luaj në fushë të hapur. Ndoshta duhet pritur për tu vënë në  zbatim për  të kuptuar nëse Shqipëria do përfitojë apo jo nga kjo zonë ekonomike pa barriera.

Por, përtej arsyeve ekonomike shengeni ballkanik ka dhe një arsye politike, ose më saktë gjeopolitike. Krijimi i këtij shengeni vjen në një moment kur zërat se Evropa po bllokon apo po stopon përparimin e procesit të integrimit të këtyre vendeve po shtohen gjithmonë e më shumë . Me sa duket, bllokimit të Bashkimit Evropian. vëndet e Ballkanit Perëndimor po i përgjigjen duke krijuar zonën e tyre të përbashkët ekonomike.

Në fakt, kjo është strategjia e ndjekur nga Bashkimi Evropian në raport më vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke filluar që nga Konferenca e Selaniku e vitit 2005 e deri te ajo e Berlinit e këtij viti, procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor  në Bashkimin Europian, duke konsideruar kohën e gjatë që ka kaluar, mund të konsiderohet pa frikë si një proces i dështuar.

BE ka qenë gjithmonë  në një pozicion midis interesit të saj gjeopolitik për ta patur këtë rajon brenda saj dhe pamundësisë për ta integruar. Në këtë kuptim, sidomos Gjermania është përpjekur të krijojë një zonë ekonomike të përbashkët brenda Ballkanit Perëndimor. Mjafton këtu të përmendim procesin e Berlinit apo iniciativa të tjera si këto të ndërmarra me qëllim për mbajtur këtë rajon të lidhur, duke e ditur mjaft mirë që është një zonë me potencial të lartë konflikti.

Në të gjithë këtë histori, është ende  i hapur debati më shumë se kurrë nëse vonesat në procesin e integrimit të këtyre vendeve është faji i Evropës dhe kontekstit të saj të brendshëm, apo faji i keq qeverisjes të klasës politike që drejton këto vende. Këtë debat e ka ushqyer sidomos Kryeministri i Shqipërisë, që është dhe iniciatori i shengenit ballkanit. Në të vërtetë qëndrojnë të dyja opsionet. Vonesa e integrimit të Ballkanit Perëndimor në disa aspekte vjen si pasojë e stopimit të politikave të zgjerimit të BE, por në shumë aspekte të tjera është totalisht përgjegjësi e keq qeverisjes e politikës në Shqipëri dhe vendeve te tjera që kanë mbetur pas.

Natyrisht që një shengen i tillë nuk duhet parë me shqetësim, ashtu sikurse është gjykuar në ditët e fundit nga shumë njerëz, fundja është një shkëmbim tregtar dhe shoqëror që nuk ka në parim asnjë efekt negativ. Por, ajo që duhet të shqetësojë Shqipërinë dhe që duhet të jetë dhe fokusi i saj në këto raste, është çështja e Kosovës. Shqipëria kurrsesi nuk mund të lërë jashtë iniciativave të tilla Kosovën, aq më tepër rajonale, gjë e cila do ta izolonte atë edhe më tepër. Në këtë rast, raportet midis Kosovës dhe Serbisë po vendosen dhe do të vendosen gjithmonë  e më shumë nga marrëdhëniet tregtare, taksa që vendosi Kosova ndaj mallrave serbe e vërtetoi këtë. Në këtë kuptim, Shqipëria nuk mund të marrë asnjë iniciativë të tregut të lirë pa u konsultuar më parë me Kosovën, duke qenë se nga këto marrëdhënie varet edhe ardhmëria e Kosovës në raport me Serbinë.

Prandaj, shengeni ballkanik sa do efekte pozitive mund të sjellë për Shqipërinë, nuk mund kurrsesi të zëvendësojë shengin evropian për shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë. Nëse bëhet vetëm për të zëvendësuar tregun e përbashkët evropian është e rrezikshme dhe nuk na çon asgjëkundi. Mirë se të vij një treg i përbashkët ballkanik, por ëndrra e shqiptarëve është Evropa. Ata që na kanë premtuar Evropën, nuk mund të na gënjejnë me Ballkanin e bashkuar. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajminishengeni ballkanikramaVucic

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
3 muaj pa marrë rrogat/ Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit në protestë

3 muaj pa marrë rrogat/ Punëtorët e Rafinerisë së Ballshit në protestë

Prokurorët e SPAK nisin punën

Prokurorët e SPAK nisin punën

“Vodhi 6 pakistanezë në kufi”, i riu shkodran ekstradohet nga Kroacia

“Vodhi 6 pakistanezë në kufi”, i riu shkodran ekstradohet nga Kroacia







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

by mirseda
16:30 | 08/12/2025
0

Një tërmet me magnitudë 7.6 është regjistruar në brigjet e Japonisë, sipas Institutit Gjeodinamik të vendit. Tërmeti...

Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

Partneri i Eni Koçit konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së

16:26 | 08/12/2025
Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

Diskutimet për planin e paqes, Starmer pret në Londër Macronin, Merzin dhe Zelenskyn

15:11 | 08/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

SPAK propozoi Joni Ketën si drejtor të “FBI-së shqiptare”, KLP voton nesër kreun e BKH

14:07 | 08/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com