E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Miliarderët amerikanë paguajnë pak ose aspak taksa

Një rrjedhje e pashembullt të dhënash personale të taksave federale të mijëra amerikanëve ka rindezur një debat mbi pabarazinë e të ardhurave në Shtetet e Bashkuara.

Përkrahësit e reformës në sistemin e taksave shpresojnë se një ide më e qartë nga publiku se si të pasurit shmangin taksat, do të sjellë si rezultat një rishikim të kodit të taksimit në Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat, që i ishin dërguar organizatës jofitimprurëse të gazetarisë “ProPublica”, përfshijnë informacion të detajuar mbi taksat e mijëra individëve më të pasur gjatë një periudhë mbi 15 vjeçare.

Këtë javë, “ProPublica” i përdori të dhënat për të paraqitur para publikut një përshkrim të parë të detajuar se deri në ç’masë më të pasurit në Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga privilegje dhe luks të jashtëzakonshëm, ndërsa në të njëjtën kohë paguajnë pak ose aspak takasa.

Sipas kësaj analize, themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos, personi më i pasur në botë sipas revistës Forbes, nuk ka paguar asnjë taksë federale mbi të ardhurat në vitet 2007 dhe 2011 dhe miliarderë të tjerë si Warren Buffett, Mark Zuckerberg, George Soros, Michael Bloomberg, Carl Icahn dhe të tjerë – i kanë paguar përqindje shumë të vogla taksash qeverisë federale, ose asnjë taksë, madje edhe në vitet kur pasuria e tyre u rrit me miliarda dollarë./VOA

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...

Kosovë: Një viktimë dhe 17 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar më 12 qershor një rast të vdekjes nga koronavirusi. Viktima është nga Prizreni. Sipas njoftimit...