Mediat italiane po flasin për një shkëmbim të dyfishtë mes Milanit dhe Fiorentinës.
Sportmediaset raporton se Milani është futur në garë për Federico Chiesa. Duket se klubi kuqezi ka gati një strategji të veçantë për të marrë në Milanello talentin italian.
Ideja është ajo e një shkëmbimi mes dy klubeve. Pra, Chiesa dhe Milenkoviç të shkojnë në drejtim të Milanit, ndërsa Rafael Leao me Paquetta në drejtimin e kundërt.
Ky operacion duket të jetë në hapat e tij të parë, teksa nuk përjashtohen edhe suprizat në orët në vazhdim.