SPAK ka zhvilluar një operacion të përbashkët me policinë e shtetit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 20 masa sigurie
Sipas njoftimit, ky operacion ka si synim ekzekutimin e masave ndaj disa personave të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të shumave të mëdha parash.
“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.
e SPAK ka lëshuar masën arrest me burg për biznesmenët Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi dhe Edmond Jaupaj.















