E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Milan humb yjet, dy lojtarët e rëndësishëm me Covid-19

Milani njofton se Hakan Çakhanoglu dhe Teo Hernandez kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.  Një lajm  i keq ky për kuqezinjtë, që duhet të bëjnë pa dy titullarët në ndeshjen me Kaljarin.

Lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet e ardhshme, teksa janë izoluar menjëherë, ku do të qëndrojnë, derisa virusi të zhduket nga trupi i tyre.

Kujtojmë se pozitiv me Koronavirus te Milani janë edhe Ante Rebiç e Rade Kruniç, të cilët rezultuan para ndeshjes me Juventusin.

Ndonëse kryesojnë kampionatin, klub i kuqezi po kalon një periudhë shumë të vështirë nga dëmtimet dhe Koronavirusi, ku shumë lojtarë nuk kanë qenë të gatshëm për skuadrën, në periudha të caktuara të sezonit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...