Milan – Calhanoglu ngecin tratativat e rinovimit, lojtari ka tundime të tjera

Milani vazhdon të ofrojë 3.5 milion euro për lojtarin, një pagë rreth 300 mijë euro më e lartë se ajo aktuale. Kërkesa e Calhanoglusë, nga ana tjetër, është rreth 4.5 milion euro. Duhen që të dy palët të takohen për të arritur marrëveshjen e shumëpritur nga tifozët milanezë.

Duhet kujtuar, siç është thënë nga Calciomercato.it, se muajt e fundit lojtari turk ka marrë oferta nga Napoli, klubi tjetër i Serie A dhe gjithashtu nga Manchester United.

‘Tundime’ që, për momentin, nuk e kanë bërë numrin 10 të ‘rosonerëve të ndryshojë mendim: mbetet vullneti për të vazhduar me Milanin dhe priten kontakte të reja midis palëve për të arritur një marrëveshje.