Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Michael Pompeo i bën thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Michael Pompeo i bën thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe

Sekretari i Shtetit Michael Pompeo i bëri thirrje Kosovës të heqë tarifat ndaj mallrave serbe. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Morgan Ortagus, gjatë takimit me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të mërkurën, Sekretari Pompeo i bëri thirrje Kosovës të shfrytëzojë momentin e krijuar pas nënshkrimit të dokumenteve që synojnë krijimin e lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore midis Prishtinës dhe Beogradit.

Sekretari Pompeo, sipas zëdhënëses “pret që Kosova të heqë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që popujt e të dy vendeve të kenë përfitimet maksimale ekonomike dhe tregtare, një hap ky jetik për të rifilluar bisedimet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve”.

Sekretari i Shtetit, sipas zëdhënëses, ripohoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës dhe mbështetjen për një Kosovë të pavarur dhe sovrane.

Sekretari Pompeo përshëndeti zgjedhjet e fundit dhe formimin e qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik për begatinë e Kosovës.

Sekretari Pompeo po ashtu, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Gjykatën Speciale, puna e të cilës është jetike për të sjellë drejtësi për viktimat dhe për të forcuar shtetin ligjor në Kosovë.

Po të mërkurën Presidenti Thaçi u takua në Pentagon me Zv/Sekretarin e Mbrojtjes David L. Norquist.

Sipas zyrës së shtypit të Pentagonit, zv/sekretari Renquist përshëndeti Kosovën në vitin e saj të parë të një plani tranzitor 10 vjeçar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë.

Zv/Sekretari i Mbrojtjes theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për ndikim dhe zgjerim në Ballkanin Perëndimor.

Edhe zyrtari i lartë i mbrojtës, bëri thirrje që të shfrytëzohet momenti i krijuar nga angazhimi i të dërguarit të posaçëm presidencial Richard Grenell, që Kosova dhe Serbia të rifillojnë përpjekjet për normalizimin e përgjithshëm të marrëdhënieve, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të jetë një mjedis i sigurt dhe i qëndrueshëm./VOA

Tags: heqjakosovaPompeoserbisetaksësthirrje

TË LIDHURA

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike
Bota

Kryeministri i Sllovakisë: “Takimi me Trump më tronditi”, denoncon gënjeshtrat mediatike

19:50 | 28/01/2026
Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin
Bota

Serbi: 20 pika kufitare të bllokuara, harta e doganave me BE dhe rajonin

18:32 | 28/01/2026
Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi
Bota

Irani pas kërcënimit të Trump: Gati për dialog, por do të reagojmë ashpër nëse provokohemi

18:03 | 28/01/2026
Next Post
“Kam 30 vjet që e duroj”, zbardhet dëshmia e 63-vjeçarit që ekzekutoi gruan

“Kam 30 vjet që e duroj”, zbardhet dëshmia e 63-vjeçarit që ekzekutoi gruan

Shkarkohet nga detyra anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ja arsyeja

Shkarkohet nga detyra anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ja arsyeja

Ndryshimet në kodin e ri rrugor, Lleshaj paralajmëron masa të forta

Ndryshimet në kodin e ri rrugor, Lleshaj paralajmëron masa të forta







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për shfuqizimin e “arrest në burg”

by mirseda
22:24 | 28/01/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kërkoi shfuqizimin e masës...

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

Vlorë: Dëmtohet linja elektrike gjatë punimeve, një lagje mbetet pa energji

22:04 | 28/01/2026
Aksident në Kuçovë, makina përplas 10-vjeçarin

Aksident në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, kamioçina del nga rruga, humb jetën 50-vjeçari

22:00 | 28/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026
Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com