Metën nuk e mban vendi, nesër do të votojë në 07:00

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka njoftuar se Kreu i Shtetit nesër do të votojë që në orën 07:00 të mëngjesit.

Meta do të hedhë fletën e votimit në kuti në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë.

Pas votimit, Meta do të të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët.

”Nesër, në ora 07:00, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta do të votojë në Qendrën e Votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani”, Tiranë, nga ku do të japë edhe një mesazh tepër të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Republikës.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjithë shqiptarëve të marshojnë të qetë dhe me vendosmëri drejt kutive të votimit për të vulosur ndryshimin e rëndësishëm, të shumëpritur dhe historik për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Nesër do të jetë një Festë e Demokracisë.’’, shkruan Blushi në rrjetin social, Facebook.