Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta vlerëson me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” atasheun ushtarak italian

Presidenti Ilir Meta vlerësoi atasheun ushtarak italian, Kolonelin Fabio Cornacchia me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Titulli në fjalë ishte me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të çmuar për forcimin e urave të bashkëpunimit, me qëllim rritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale të ushtarakëve shqiptarë sipas standardeve euroatlantike. Me mirënjohje për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve miq”.

Gjatë fjalës së tij, Meta vuri në dukje kënaqësinë e veçantë të organizimit të një ceremonie solemne për të nderuar Kolonelin Cornacchia, ushtarak i një vendi partner strategjik të gjithanshëm, Italisë.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit u shpreh: “Kolonel Cornacchia ka një përvojë të shkëlqyer, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera me forcat e NATO-s.

Misioni i parë i tij në vendin tonë ka qenë në vitin 1999, gjatë Luftës së Kosovës, ku kontribuoi si pjesë e operacionit të forcave të NATO-s, për të përballuar krizën e refugjatëve në atë situatë të vështirë dhe historike.

Ajo eksperiencë la gjurmë të forta në kujtesën e tij ndaj edhe kur iu ofrua mundësia të kthehej në Shqipëri rreth dy dekada më vonë si Atashe Ushtarak i Italisë, e priti me shumë kënaqësi.

Gjatë këtyre si Atashe Ushtarak në vendin tonë ai ka dhënë një kontribut të shkëlqyer për të forcuar bashkëpunimin shumë të mirë midis forcave ushtarake italiane dhe atyre shqiptare në të gjitha drejtimet. Sidomos lidhur me edukimin dhe formimin e ushtarakëve tanë në shkollat ushtarake italiane, stërvitjet dhe përgatitjet për operacione të përbashkëta të policisë ushtarake dhe karabinierisë, së fundmi edhe në fushën e shëndetësisë ushtarake.

Në veçanti falenderojmë Kolonel Cornacchia për angazhimin e tij në kohën e vështirë të pandemisë, për të lehtësuar procedurat për përzgjedhjen e kandidatëve shqiptarë për ndjekjen e studimeve në fushën ushtarake në Itali.

Profesionalizmi, korrektësia dhe komunikimi i tij i shkëlqyer me kolegët shqiptarë por edhe të vendeve partnere, ndërveprimi dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me të gjitha institucionet shqiptare e kanë bërë Kolonel Cornacchia një bashkëpunëtor mjaft të çmuar të Forcave të Armatosura të vendit tonë.

Pas 3 vitesh shërbim si atashe ushtarak, Kolonel Cornacchia do të largohet nga Shqipëria për t’u kthyer në Itali. Por jam i sigurt se të dyja përvojat e tij në vendin tonë e kanë bërë një mik të pandashëm të Shqipërisë dhe jam i sigurt se gjithmonë do të jetë një mbështetës i marrëdhënieve tona, por edhe një promovues i të gjitha bukurive të Shqipërisë.

Njëkohësisht dua ta falënderoj për të gjithë përkushtimin e tij, profesionalizimin dhe integritetin e treguar!”

Në ceremoninë solemne ishin të pranishëm Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, përfaqësues institucionesh dhe autoritete vendore, familjarë, miq dhe kolegë të atasheut ushtarak.

Tags: Metapresidentvlereson

TË LIDHURA

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Next Post
John Bolton bën deklaratën e fortë për Kosovën dhe Serbinë

John Bolton bën deklaratën e fortë për Kosovën dhe Serbinë

Avdullah Hoti: Ja çfarë kërkojmë nga dialogu me Serbinë

Avdullah Hoti: Ja çfarë kërkojmë nga dialogu me Serbinë

“Babai” dhe “fëmijët e gjetur” në PD

“Babai” dhe “fëmijët e gjetur” në PD







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions
Sport

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

by mirseda
21:55 | 15/04/2026
0

Bayern 2-3 Real Madrid Supersfida e kthimit në Champions mes Bayern dhe Real Madrid po dhuron spektakël....

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

Optimizëm pas bisedimeve Izrael-Liban

21:05 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com