Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Meta vlerëson me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” historianin Aurel Plasari

3 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Meta vlerëson me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” historianin Aurel Plasari

Presidenti Ilir Meta vlerësoi historianin, studiuesin, shkrimtarin dhe përkthyesin e shquar Aurel Plasari me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”: “Me mirënjohje studiuesit dhe shkrimtarit, kontribuuesit të palodhur të kërkimit shkencor, që ka ndriçuar vlerat kombëtare me ndikim te veçantë në shoqërinë shqiptare, promovuesit dhe mbrojtësit të identitetit kombëtar dhe europian të shqiptarëve. Në vlerësim të punës së jashtëzakonshme edhe për realizimin e veprës më të suksesshme kushtuar figurës dhe epokës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.”

Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e dekorimit, Presidenti i Republikës u shpreh: “Kam kënaqësinë e veçantë të jem sot, bashkë me ju, për të vlerësuar një figurë poliedrike të kombit tonë, autorin e shumë librave dhe eseve, përkthyesin e shumë kryeveprave botërore, historianin, studiuesin, mendimtarin, profesorin e shquar universitar Aurel Plasari.

Veprimtaria e profesor Plasarit, është e gjerë dhe e shtrirë tanimë në gati pesë dekada, duke i ofruar kulturës shqiptare jo vetëm përkthime të shënuara, por në këto 30 vitet e fundit edhe ese me shumë ndikim mbi shoqërinë shqiptare dhe sidomos studime të një rëndësie të veçantë për rolin marrës dhe dhënës të shqiptarëve në qytetërimin europian.

Për këtë veprimtari të gjerë e të suksesshme, profesor Plasari është vlerësuar me çmime e nderime të ndryshme, nga ato më të lartat. Por sot, jemi në një  moment të ri,  të vlerësimin të veprimtarisë të profesor Plasarit, me dekoratën që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jam i bindur se profesor Aurel Plasarit i shkon në mënyrë të veçantë kjo dekoratë me emrin e “poetit të madh të politikës shqiptare”, siç e ka quajtur Montanelli; e “Atletit të Krishtit” siç e thirri Papa Kaliksti III; apo e “heroit semantik të shqiptarëve”, sikurse vetë profesor Plasari e ka përcaktuar.

Vite të tëra të jetës me punë, profesor Plasari ia ka kushtuar kërkimeve mbi Heroin tonë Kombëtar, për të kulmuar me veprën e tij më të rëndësishme, ndoshta vepër e jetës, “Skënderbeu-një histori politike”. Është vepra që në Vitin Mbarëkombëtar të Skënderbeut, 2018, u vlerësua me Çmimin Shkencor Ndërkombëtar të Akademisë së Shkencave së Shqipërisë, si studimi më i suksesshëm për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun.

Duke ngritur në një nivel tanimë bashkëkohor, traditën e studimeve shqiptare skënderbegiane, që zënë fillin me Konicën dhe Nolin. Plasari me këtë vepër e ka nxjerrë në një dritë të re portretin e Skënderbeut, jo vetëm si strateg ushtarak dhe diplomat i zoti, por edhe si një burrë shteti që e integroi Arbërinë e tij, në traktatet e para të Europës politike. Edhe me veprën e tij më të fundit, “Àrbni gjeografik, historik, kishtar dhe politik”, botim i Akademisë së Shkencave dhe i Akademisë së Studimeve Albanologjike, profesor Plasari, gjithmonë kërkues e studiues është përqendruar përsëri në nxjerrjen në dritë të Mesjetës arbërore, shpesh gabimisht të përfytyruar si “e errët”, duke e rivënë atë në raporte reale jo vetëm me fqinjët, por edhe me Europën e kohës.

Me mirënjohje dhe në vlerësim të punës së jashtëzakonshme për realizimin e veprës më të suksesshme kushtuar figurës dhe epokës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kam kënaqësinë dhe privilegjin të vlerësoj profesor Aurel Plasarin me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Tags: Aurel Plasaridekorata Gjergj Kastrioti Skënderbeuilir meta

TË LIDHURA

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës
Kultura

Janar-qershor, 80 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

08:18 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
Analizë

Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin

09:00 | 27/06/2025
Next Post
Historike! Ukraina nënshkruan deklaratën për t’u anëtarësuar në BE

Historike! Ukraina nënshkruan deklaratën për t'u anëtarësuar në BE

Rusia nis dërgimin e grurit nga Ukraina

Rusia nis dërgimin e grurit nga Ukraina

Policia me “dorë të hekurt”/Arrestohen 15 shoferë dhe pezullohen 55 leje drejtimi në 24 orët e fundit

Policia me "dorë të hekurt"/Arrestohen 15 shoferë dhe pezullohen 55 leje drejtimi në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Tjetër komunikim Uashington-Moskë, Trump dhe Putin zhvillojnë telefonatën e radhës
Bota

Tjetër komunikim Uashington-Moskë, Trump dhe Putin zhvillojnë telefonatën e radhës

by mirseda
18:05 | 03/07/2025
0

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin janë duke zhvilluar një telefonatë, e...

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

Në mes të koncertit, Eleni Foureira deklaron me krenari: Unë i bëj të gjitha, jam shqiptare

17:48 | 03/07/2025
Trajneri i Gwangju i bën thirrje klubit të mbajë Jasir Asanin

Trajneri i Gwangju i bën thirrje klubit të mbajë Jasir Asanin

17:41 | 03/07/2025
Sulm me thi*ë në një qendër tregtare, disa të plago*ur, arrestohet një 20-vjeçar

Sulm me thi*ë në një qendër tregtare, disa të plago*ur, arrestohet një 20-vjeçar

17:38 | 03/07/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com