Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Meta “themelon” opozitën e re në Presidencë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta “themelon” opozitën e re në Presidencë

Nga Artur Ajazi

Në Presidencë ka plasur gallata, pasi prej andej çdo ditë po dalin barcaleta që lidhen me Ilirin, kreun e shtetit, që ka vendosur ti shpallë luftë të hapur gjithë botës, veç partiçkave që e quajnë vehten “opozita e këtij vendi”. Ashtu siç ishte paralajmëruar, kreu aktual i shtetit ka thirrur dhe ka pritur në bunkerin e tij “anti-imperialist” kryetarët e partiçkave që askush nuk e di, përse quhen parti në një vend, ku 1 milion e kusur shqiptarë votojnë përjetësisht për të majtën.

Thirri Meta në bunker të “djathtët” e dalë në pension politik prej vitesh, thirri ai edhe Lulzim Bashën, kryetarin e demokratëve të mbetur, për tu konsultuar dhe sqaruar mbi “gjendjen e rënduar në Shqipëri”. Realisht ai në Presidencë “themeloi” opozitën e re në fakt. Dhe në Presidencë nuk ndalet gallata, nuk ndalet tallja me institucionet e shtetit, nuk ndalet nëpërkëmbja e ligjit dhe Kushtetutës, nga një njeri i vetëm, që po e luan keq rolin e “viktimës dhe të heroit”.

Po e luan keq rolin e “mbrojtësit” të interesave të vendit, kur pikërisht në momentet delikate guxoi dhe ç’dekretoi datën e zgjedhjeve sepse kështu donte Doktori dhe Lulzimi. Po luan keq me rolin e “heroit dhe komandantit suprem” kur e di fare mirë se po luan në fakt me partnerët tanë stradegjikë SHBA dhe BE. Po e luan keq rolin që i ka imponuar Doktori dhe situata më e fundit e kthyer në boomerang , duke luajtur me fatin e reformës në drejtësi, duke penguar me dashje ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithkush e kupton se përse kreu i shtetit e ka frikë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, i trembet ngritjes së SPAK, dhe gjithkush e kupton se përse ai, i ka shpallur luftë frontale SHBA, BE dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë. Deklarimet më të fundit të kreut të shtetit mbi “supermacinë e tij mbi faktorin ndërkombëtar” të kujtojnë fjalimet e Enver Hoxhës kur fliste mbi “imperializmin dhe revolucionin” apo “ne jemi shkëmb graniti, nuk pyesim për SHBA dhe BRSS”.

Futja në bunker e kreut të shtetit dhe vetizolimi edhe pas afro 30 vjet demokraci në Shqipëri, tregon jo vetëm papjekuri poltike, por edhe denigrim të figurës dhe rolit të presidentit në Shqipëri. Duke mbledhur kryetarët e partiçkave si dikur “mbledhja e 81 partive” kreu i shtetit harron se, zgjidhja e çdo problemi, ngërçi apo dhe krize politike në Shqipëri, nuk do të vijë kurrë përmes imponimeve dhe pa pjesëmarrjen e partisë më të madhe politike, Partisë Socialiste.

Kjo, jo për faktin sepse ajo është zgjedhur nga shumica e shqiptarëve për të qeverisur vendin, por edhe sepse rruga e dialogut dhe zgjidhjes institucionale, nuk vjen përmes tryezave që bien era qebaptore, por përmes përballjes logjike, faktike dhe ligjore. Duke dëgjuar “rezultatin” e takimit të kreut të shtetit me partiçkat, ku është dakortësuar për “zgjedhje të parakohshme”, bindesh sa qesharake ka qenë ftesa për gjoja zgjidhjen e “ngërçit” pas muhabeteve rreth “vatrës” në bunkerin e Metës. Takimi i Metës me partiçkat ishte në fakt as më shumë dhe as më pak, themelimi i një opozite të re, të drejtuar nga ai këtek e tutje , me bekimin e Doktorit natyrisht.

Tags: Artur Ajazikoment

TË LIDHURA

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut
Aktualitet

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes
Aktualitet

Edi Rama bisedon me Donald Trump, i bashkohet edhe Vjosa Osmani pas Bordit të Paqes

19:15 | 19/02/2026
Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi
Aktualitet

Rruga Librazhd-Pogradec e dëmtuar, qarkullim përkohësisht me një korsi

18:51 | 19/02/2026
Next Post
“Hapën kasafortën me gur fresibël”/ E moshuara tregon se si i vodhën paratë

“Hapën kasafortën me gur fresibël”/ E moshuara tregon se si i vodhën paratë

“Joker”, jeta tragjike e aktorit protagonist Hoakin Feniks

"Joker", jeta tragjike e aktorit protagonist Hoakin Feniks

Plagosja e prokurorit/ Kërkoi lirinë, ja çfarë vendosi Apeli për Redjan Rrajën

Plagosja e prokurorit/ Kërkoi lirinë, ja çfarë vendosi Apeli për Redjan Rrajën







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com