Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta refuzoi Gjinushin si kryetar, Akademia e Shkencave: Është në kundërshtim me ligjin

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta refuzoi Gjinushin si kryetar, Akademia e Shkencave: Është në kundërshtim me ligjin

Statusi i matematicienit Skënder Gjinushi, as kryetar Akademie e as kryetar partie, ka vendosur institucionin më të rëndësishëm të shkencës dhe Presidencën në konflikt. Ndërsa Presidenti Ilir Meta vendosi që të dekretojë refuzimin e Gjinushit në krye të Akademisë, për shkak të shkeljeve ligjore të zgjedhjeve akademike, duke nisur nga statusi i tij si akademik i rregullt dhe njëherazi kryetar partie, Këshilli Ekzekutiv i Akademisë ka reaguar dje, duke mos njohur dekretin e Presidentit.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ndërsa njoftohet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë këtë të premte, Këshilli e konsideron dekretin e Metës si një akt “të dalë në kundërshtim flagrant me ligjin”. Në këtë njoftim për mediat, Akademia nuk prek statusin e “dyfishtë” të Gjinushit, si funksionar politik dhe akademik i rregullt, por thekson se dorëheqja e Gjinushit si kryetar partie është bërë pas ditës së zgjedhjeve në 24.05.2019.

Ndërkohë që Presidenca ka theksuar se ka mospërputhje ligjore, pasi akademiku ka bërë kërkesën për të drejtuar institucionin në një kohë që ishte duke drejtuar Partinë Social Demokrate. Zyrtarisht, dorëheqja e Gjinushit është formalizuar në 15 maj. Dhe gjatë 9 ditëve distancë që çuan në zgjedhje, nuk dihet që Akademia të ketë rizgjedhur matematicienin si akademik të rregullt, çka do të kërkonte për më tepër një botim të viteve të fundit të Gjinushit. Pas vendimit të Metës, Gjinushi, që ishte shprehur gati i bindur për njohjen nga Presidenti (“Meta i njeh mjaft mirë institucionet, plus që dhe marrëdhëniet institucionale nuk janë të tilla që nuk e dinë se ku i takon vendi njëri dhe tjetrit”, tha ai menjëherë pas zgjedhjeve), ka sulmuar këtë të fundit duke vënë në dyshim edhe zgjedhjen e tij në krye të shtetit. Sipas akademikut, edhe Meta asokohe ka qenë në një pozicion të ngjashëm pasi nuk ishte formalizuar dorëheqja e tij si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një dalje për mediat, Gjinushi ka përsëritur legjitimitetin e procesit të zgjedhjeve dhe ka folur edhe për situatën e ngjashme me zgjedhjet e 30 qershorit, pasi as ai, ndër të tjera, nuk pati përballë asnjë “garues”. “Patë ndonjë të trembur atje?

Ndonjë të blerë? Shkeljet janë identike me 30 qershorin, por këtu kemi të bëjë me një institucion të pavarur. Akademia ka dy vite pa kryetar, por fitoi disa gjëra.

Meta është i detyruar të bëjë emërimin. Nëse nuk e bën ai, do ta bëjë një tjetër. Me të keqen luftohet deri në fund. Ai nuk shpall dot pavlefshmëri të zgjedhjeve”, ka thënë ai. Ishte akademiku Artan Fuga, i pari që ngriti zërin për parregullsitë e këtij institucioni, qoftë në funksionin që duhet të ketë si Akademi Shkencash, ashtu edhe në draftin e paraqitur për reformimin e saj, që u drejtua po nga akademiku Skënder Gjinushi. I thirrur nga Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Fuga u shpreh se ishte ai që e nisi diskutimin për reformimin e Akademisë që në 2008-ën, por që përgjatë këtij 10-vjeçari është censuruar vazhdimisht.

KËSHILLI EKZEKUTIV I AKADEMISË: KËRKOJMË RIKONSIDERIMIN E EMËRIMIT TË GJINUSHIT

Në ligjin e ASH për të vepruar pas një refuzimi emërimi; ngërçin juridik të krijuar midis faktit se kemi një kryetar të zgjedhur nga Asambleja e ASH me një vendim të formës së prerë, pra, të pacenueshëm e ndërkohë të paemëruar; faktin se pengesa e vetme për emërimin e kryetarit të zgjedhur, sipas arsyetimit të dekretit është mosbërja efektive e dorëheqjes para kandidimit më datë 24.05.2019, çka nuk është e vërtetë. Vendosi të mbledhë Asamblenë e ASH-së, për të shqyrtuar e miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv për t’i kërkuar Presidentit të Republikës rikonsiderimin e emërimit të Kryetarit të zgjedhur nga ajo Asamble më 24/05/2019. Këshilli Ekzekutiv, pasi u njoh me dekretin e Presidentit të Republikës, nr.11223, datë 11.07.2019, konstatoi: -Pavlefshmërinë absolute të këtij dekreti si akt i dalë në kundërshtim flagrant me ligjin; mungesën e çdo mjeti ligjor.

Tags: ASHgjinushikryetarMeta

TË LIDHURA

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

16:09 | 06/03/2026
Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet
Aktualitet

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

15:17 | 06/03/2026
SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e saj, Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!

15:14 | 06/03/2026
Next Post
Doni të bini nga pesha? Ja fruti ideal që zhduk kilogramët e tepërt

Doni të bini nga pesha? Ja fruti ideal që zhduk kilogramët e tepërt

Universiteti i Mjekësisë/ Ja sa do të kushtojë një vit akademik

Universiteti i Mjekësisë/ Ja sa do të kushtojë një vit akademik

Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i shumëkërkuar

Ekstradohet nga Belgjika shkodrani i shumëkërkuar







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës
Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO nuk pranon kërkesën e Ilir Metës

by mirseda
16:09 | 06/03/2026
0

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin lidhur...

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

Merr fund marrëdhënia mes Kejsit dhe Inës? Ish-banorja pasi e hoqi nga Instagrami

15:24 | 06/03/2026
Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

Trump: Nuk ka marrëveshje me Iranin pa dorëzim pa kushte

15:23 | 06/03/2026
Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

Lëvizja Vetëvendosje nuk i shkon Osmanit në takim: Trego emrat, kë quajte njerëz të rrezikshëm?

15:20 | 06/03/2026
Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

Karakaçi merr stafetën/ Nga infrastruktura te aeroportet, Balluku rendit arritjet

15:17 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com