E martë, 26 Janar, 2021
8 C
Tirana

Meta: Rama u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët

Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me miratimin në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese dhe formulës së re të koalicioneve.

“Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm! Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë”, shkruan ndër të tjera Meta.

Reagimi i plotë i Kreut të Shtetit:

“Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të cunguar, është antikushtetues dhe i papranueshëm!

Ndryshimi i dhunshëm i Kushtetutës asgjesoi marrëveshjet konsensuale të 14 Janarit dhe të 5 Qershorit që mundësuan një proces dhe produkt gjithëpërfshirës, duke hedhur përsëri në erë mirëbesimin ndërmjet palëve, paqen sociale në vend dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Retorikat oportuniste dhe hipokrite të disa ndërkombëtarëve shkojnë kundër aspiratës dhe projektit strategjik të shqiptarëve për të ndërtuar një të ardhme europiane.

Asnjë bandë pengmarrëse s’do të mund t’i shpëtojë përgjigjes së merituar që do të marrë nga forca e qytetarëve të bashkuar kundër këtij grushti shteti.

Presidenti i Republikës si gjithmonë do të jetë në krye të detyrës në mbrojtje të Kushtetutës, të drejtave të patjetërsueshme dhe vullnetit të qytetarëve për të marrë në dorë fatet e tyre.

Edi Rama e ftoi sot popullin shqiptar në një përballje historike. Ai u mburr sot se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë.

Ne shqiptarët do t’i përgjigjemi shqiptarisht deri në fund”.

Akti i sotëm i ndryshimit të njëanshëm dhe me urgjencë të pajustifikueshme të Kushtetutës nga Kuvendi me legjitimitet të…

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 30 juillet 2020

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mos e bëni kaq joserioze ‘Ndranghetën’

Nga: Mero Baze Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së...

Pas 3 vitesh, Gjykata Kushtetuese shpall vendimin e parë

Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e parë pas 3 viteve mungesë. Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së gjyqtarëve për Kodin e Procedurës Penale. Ankimet për gjykimet në...

Kosovë: Aprovohet vendimi i KQZ-së, Albin Kurtit i mohohet kandidimi

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka refuzuar pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur në këtë institucion, pas moscertifikimit të listës së...

A mund të besojmë te zgjedhjet kur s’ka llogaridhënie?

Nga: Agim Baçi Përvoja na kujton një të vërtetë të rëndësishme, që qeveria e përgjegjshme nuk vjen vetëm përmes zgjedhjeve. Ajo vjen së pari përmes...

Gjermani: Teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t'i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në...