Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat shpallën fitues Partinë Vetëvendosja të Albin Kurtit.
Kreu i shtetit e cilësoi procesin e votimit mbajtur të dielën, një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.
“Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë! ???”, shkruan Meta në “Facebook”.