Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim zyrtar homologun boshnjak, Shefik Xhaferoviç.
Teksa foli gjatë konferencës për shtyp për implementimin e marrëdhënieve të dyja vendeve, dhe vendosjes së përbashkët të ambsadave, Meta u ndal dhe te votimi i kodit të ri zgjedhor.
Kreu i shtetit tha se kushdo nga deputetët që do ngrejë dorën për votim, është kundër marrëveshjes së 5 qershorit dhe integrimit europian të Shqipërisë.
Ndaj për këtë, secili do mbajë përgjegjësi individuale.
Ilir Meta: ”E ashtuquajtura mazhorancë të thellohet, po ashtu të ashtëquajturit opozitë, nuk duhet t’u shkojë mendja të mbyllin integrimin e Shqipërisë. Sot ai që ngre dorën për të prekur 5 qershorin, ai ngre dorën kundër integrimit Evropian të Shqipërisë. Unë dëshiroj që të mos e bëjë.
Kushdo që ngre dorën do të ketë përgjegjësi individuale. Vetëm duke respektuar marrëveshjen, duke bërë zgjedhje të lira e demokratike, ne çelim negociatat. Maqedonia e Veriut na ka dhënë një shembull të shkëlqyer se si kapërcehen problemet e brendshme dhe si zgjidhen krizat. Të mos harrojë asnjë deputet se përgjegjësia e tij do të jetë individuale, nëse ngre dorën kundër të ardhmes evropiane.’’
Meta u shpreh se do publikojë dhe emrat e deputetëve.
Ilir Meta: ”Do i publikojmë emrat se kush janë ata që duan të kthejnë Shqipërinë 30 vite pas për të mbyllur, nuk ka zot në botë që ta mbyllë, po e respektuan unë do i duartrokas”.