Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta ngriti alarmin për numrin e ulët të mjekëve, reagon Manastirliu

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta ngriti alarmin për numrin e ulët të mjekëve, reagon Manastirliu

Pak më herët, Presidenti Ilir Meta ngriti alarmin për numrin e ulët të mjekëve për banor në Shqipëri.

“Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor.

OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj.

Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë se sa shumë vende të Ballkanit dhe kjo është e papranueshme.

Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor.

Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal.

Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar.

Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor”, shkruante Meta.

Ndërkohë së fundmi, ka reaguar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo ndër të tjera shprehet se: “Disa të dhëna të OBSH-së, fatkeqësisht të servirura gabimisht si aktuale edhe nga vetë kreu i shtetit mbi numrin e mjekëve për banorë në Shqipëri, kanë shërbyer sot si arsye për sulmin e radhës ndaj qeverisë”.

Postimi i plotë i saj: “Disa të dhëna të OBSH-së, fatkeqësisht të servirura gabimisht si aktuale edhe nga vetë kreu i shtetit mbi numrin e mjekëve për banorë në Shqipëri, kanë shërbyer sot si arsye për sulmin e radhës ndaj qeverisë.

Të dhënat në fjalë, i referohen vitit 2016 dhe për ata që ende nuk e dinë, atë vit Shqipëria dhe sistemi ynë shëndetësor, vazhdonin të vuanin pasojat e një prej vendimeve më absurde që është marrë ndonjëherë nga ndonjë qeveri, në historinë e sektorit të Shëndetësisë: Bllokimi i pashpjegueshëm, për plot 4 vite, i specializimeve të mjekëve të rinj. Kështu kishte vendosur koalicioni qeverisës i periudhës 2009-2013, dhe për 4 vjet me radhë, Shqipëria nuk nxorri dot asnjë mjek specializant.

Falë zhbllokimit të menjëhershëm që iu bë specializimeve me ardhjen në krye të qeverisë së Partisë Socialiste, prej vitit 2018 kur mbaruan specializimet e para dhe në vijim, janë 309 mjekë më shumë në sistem, të cilët falë kontratave që kanë me MSHMS ofrojnë shërbim atje ku janë nevojat e vendit.

Kur detyrohemi të bëjmë krahasimin mes rrënimit të 7 vjetëve më parë në Shëndetësi, nuk flasim vetëm për mungesën e ilaçeve bazë dhe serumeve, as thjesht për spitalet e katandisura në tregje mallrash dhe të gjësë së gjallë, ku kafshët shiteshin, shëtisnin e kullosnin nëpër mjediset e spitaleve, ndërsa njerëzit trajtoheshin rëndom si kafshë që s’meritonin as batanije apo çarçafë.

Jo, e kemi fjalën para së gjithash, për shkeljen e bluzave të bardha, me trajtimin poshtërues dhe shpërblimin qesharak, që u bëhej pikërisht prej atyre që ishin në qeverinë e bllokimit të specializimeve dhe që sot flasin sikur kanë zbritur nga Hëna me krahë engjëjsh.

Qeveria e Partisë Socialiste e ka vendosur me vepra e me fakte – jo me llafe – mjekun në qendër të politikave të saj për Shëndetësinë.

Për këtë arsye sot, mjekë dhe infermierë, bëhesh jo prej tarafit, shokut, mikut, partisë, por prej meritës dhe vetëm meritës. Vetëm në dy vitet e fundit në sistemin tonë shëndetësor janë punësuar mbi 600 mjekë dhe 2400 infermierë.

Për këtë arsye, përgjatë qeverisjes sonë, falë politikës së re të pagave dhe taksimit të ndershëm, paga mesatare e mjekëve është rritur me 26 %, ndërsa paga mesatare e infermierëve është rritur me 27 %.

Për këtë arsye kemi dhënë dhe vazhdojmë të japim bonusin prej 2.5 milion lekë mbi pagën për mjekët që ofrojnë shërbime larg vendbanimit dhe bonusin special prej 1.000 euro, për çdo mjek e infermier që punon në vijën e parë të luftës me Covid19.

Për këtë arsye kemi investuar në infrastrukturë, për të bërë që mjekët tanë të punojnë, siç thonë vetë ata, “në kushte që dikur as nuk i kishin ëndërruar dot më, pas zhgënjimeve me dekada”.

Nuk ndalojmë askënd që të vazhdojë të bëjë – siç ka bërë gjithmonë – politikë me sëmundjen, me spitalin, me mjekun, me infermierin, me ilaçin, me pandeminë.

Por, në anën tjetër, askush nuk mund të na pengojë që t’u vëmë përpara fytyrës, pasqyrën ku shihet qartë ndryshimi rrënjësor që ka pësuar sektori i Shëndetësisë, që nga koha kur kemi nisur rrugën e rilindjes së Shëndetësisë. Me punë dhe pa fjalë!”

 

Tags: manastirliuMetamjekë

TË LIDHURA

Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati
Aktualitet

Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati

15:35 | 06/04/2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve/ Domatja dhe kastraveci u shtrenjtuan me 20%, vetëm këtë të hënë
Ekonomi

Nuk ndalet rritja e çmimeve/ Domatja dhe kastraveci u shtrenjtuan me 20%, vetëm këtë të hënë

15:26 | 06/04/2026
Ngjarje e rëndë në Midë, 50-vjeçari gjendet i plagosur pas një nate në borë
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Midë, 50-vjeçari gjendet i plagosur pas një nate në borë

15:18 | 06/04/2026
Next Post
Nuk ka më dilema, UEFA vendos për ndeshjen e Prishtinës në Europa League

Nuk ka më dilema, UEFA vendos për ndeshjen e Prishtinës në Europa League

Monedha dhe enë qeramike, zbulohet varri helenistik në Tepelenë

Monedha dhe enë qeramike, zbulohet varri helenistik në Tepelenë

Tkurrje e shtresave akullnajore në Antarktidë

Tkurrje e shtresave akullnajore në Antarktidë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas
Ekonomi

Fermerët drejt protestës pas heqjes së naftës falas

by mirseda
15:37 | 06/04/2026
0

Nga heqja e naftës falas, kundërshtimet për ndryshimin e skemës kombëtare në bujqësi që nuk reflekton nevojat...

Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati

Tre persona grabisin me dhunë një automjet pranë Niklës, janë në arrati

15:35 | 06/04/2026
Nuk ndalet rritja e çmimeve/ Domatja dhe kastraveci u shtrenjtuan me 20%, vetëm këtë të hënë

Nuk ndalet rritja e çmimeve/ Domatja dhe kastraveci u shtrenjtuan me 20%, vetëm këtë të hënë

15:26 | 06/04/2026
Ngjarje e rëndë në Midë, 50-vjeçari gjendet i plagosur pas një nate në borë

Ngjarje e rëndë në Midë, 50-vjeçari gjendet i plagosur pas një nate në borë

15:18 | 06/04/2026
Tuneli i Llogarasë hapet me tarifë, ja sa kushton

Tuneli i Llogarasë hapet me tarifë, ja sa kushton

15:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com