Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në mbështetje të protestës së pedagogëve, të cilët dolën sot në tubim, ku kërkojnë nga qeveria rritje të pagave.
Meta shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale se kërkesat e pedagogëve janë legjitime dhe të realizueshme.
“Solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë. Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme”, shkruan Meta.
Protesta e sotme po mbahet përballë Universitetit Politeknik në kryeqytetet. Pedagogët kanë paralajmëruar se nëse nuk do të ketë reagim ndaj kërkesave të tyre, atëherë ata do të bojkotojnë edhe procesin mësimor.