Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Meta” na mësoi pse duhet ta votojnë vetë shqiptarët presidentin

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ilir Meta kërkesë urgjente SPAK: Të zbardhen autorët e skandalit

Nga: Ben Andoni

Votimi për shkarkimin nga detyra e presidentit Meta nuk ka sjellë asnjë çudi në mjedisin politik, përveçse faktit se: mekanizmi i parlamentit të sotëm shqiptar dominuar nga socialistët ka funksionuar si sahat. Nga ana tjetër, paçka vendimit të mëpastajmë të Gjykatës Kushtetuese dhe justifikimit të vendimit karriera politike e z. Meta ka prekur fundin. Me kulturën e tij politike, përvojën e gjatë, por mbi të gjitha njohjen e kulisave shqiptare, z. Meta mund të shërbente si askush për të fashitur krizën politike në vend dhe t’i jepte impakt zhvillimeve politike. Duhet thënë se me fuqinë e tij, arriti të rezistonte dhe të këshillonte deridiku, si në rastin e lënies së mandateve nga opozita, por dukej se revani i gabuar i z. Basha solli një ngërç që i hapi edhe një fushë beteje të madhe Ekzekutivit me Presidencën, zhvilluar me masën e madhe të projektligjeve të kthyera prej këtij të fundit dhe që kulmoi me narracionin e ngritur të z. Meta kundër Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Partisë Socialiste e anasjelltas.

Nuk është vendi për të folur për leksikun dhe metaforat e shëmtuara, që përveç Metës në shumicë u përcollën jo pak herë dhe nga Rama, por është vendi për të folur ndoshta për kërcënimet e tij, që e transformuan nga një president në një njeri krejt të pakontrolluar. Dhe ky realitet tregon se Reforma e nevojshme në Drejtësi duhet të shprehet kur t’i vijë rradha. Edhe pse procesi i saj i stërgjatë po sjell dhe probleme, përballë tashmë do ketë gjykimin e shpejtë të Çështjes “Meta”, e cila do të tregojë realisht sesa i ndërgjegjshëm është ky institucion për fatet e vendit. Duke pasur parasysh edhe faktin se ashtu si Meta me gjasa edhe kolegu i tij paraardhës Berisha pas shpalljen non grata nga Departamenti, përballen tashmë me sfida, kemi një lloj prizmi tjetër sesi po shikohet Shqipëria, pas urdhrit Ekzekutiv të presidentit Biden dhe jo vetëm. Njerëzit duhet të kenë më pushtet.

Sot kemi humbur një president, për të cilin duhet fajësuar edhe maxhoranca me zgjedhjen e saj, edhe pse ishte ajo që po sot e shkarkoi, ashtu si humbëm për fat edhe modelin që nuk duhet ta zgjedhim më. Tashmë u takon shqiptarëve ta sjellin vetë presidentin, sepse shqiptarët asnjëherë nuk kanë votuar si duhet për presidentin e tyre. Qysh më 31 janar 1925, kur Ahmet Zogu zgjidhet President dhe de jure Shqipëria ishte Republikë Parlamentare, por de facto ishte Republikë Presidenciale, mbasi Presidenti ishte edhe Kryeministër, shqiptarët panë se çfarë do të thoshte pushteti i pakufizuar.

Zogu u shndërrua brënda pak kohe në mbret me fuqi të pakufizuar. Presidenti i kohës së komunizmit Haxhi Leshi qëndroi për gati 30 vjet në një post krejt honorofik ku Partia e Punës diktonte mbi Ekzekutivin. Ramiz Alia dha dorëheqjen i detyruar në demokraci, kur u përball me një realitet që nuk shkonte dhe po ashtu edhe z.Berisha, që e pasoi, për amullinë që i fali vendit.

Shqipëria duhet t’i kthehet realisht shembullit evropian të zgjedhjes së presidentit, bash atij që ekziston sot në Francë, Austri, Finlandë, Portugali, Poloni, Çeki, Rumani, Bullgari, Maqedoni, apo edhe në disa vende të tjera ku aplikohen formula interesante e ku vlerësohet vetëm vota e popullit. Mbi të gjitha, tashmë na duhet një ligj i ri i cili duhet të vendosë këtej e tutje për të ardhmen e pushtetit të presidentit. Ky i fundit duhet të referojë për çdo shqetësim të tijin në institucionet përkatëse dhe kur ato të shprehen mund të shprehet.

Akuzat e lodhshme të bezdisura të presidencës së Metës na kanë futur realisht përçarjen në vend dhe ka ardhur koha të ndalohen. Dhe, jo më kot komisioni parlamentar që e hetoi e fillon malin e akuzave për presidentin që nga të drejtat e njeriut dhe vazhdon më tutje deri te uniteti kombëtar. Larg të gjithave, Meta na bëri një nder të madh, këtej e tutje duhet të jetë vetë votuesi shqiptar që duhet ta zgjedhë presidentin. Jo partitë! Na e jepni, pra, të paktën këtë të drejtë!

Tags: ben andoniilir metaopinion

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Hapja e EURO 2020/ Sky Sport  zgjedh këngëtarin shqiptar, Ermal Meta

Hapja e EURO 2020/ Sky Sport zgjedh këngëtarin shqiptar, Ermal Meta

Të folurit e përhap shumë më tepër Covid-19, sesa kollitja apo teshtitja

Të folurit e përhap shumë më tepër Covid-19, sesa kollitja apo teshtitja

Një në tre shqiptarë pagoi ryshfet më 2020

Një në tre shqiptarë pagoi ryshfet më 2020







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025




TË FUNDIT

Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë
Sport

Vendim i pazakontë, si Silvinjo surprizon te Shqipëria para ndeshjes me Serbinë

by mirseda
19:57 | 11/10/2025
0

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi për herë të parë formacionin e Kombëtares duke qenë 1 orë e...

Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes

Fanella të bardha për t’i sjellë fat Shqipërisë, Federata publikon pamjet nga dhomat e zhveshjes

19:53 | 11/10/2025
“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

“Mirë se erdhët”, në Leskovac flitet shqip, Serbia detyrohet të presë Shqipërinë

19:49 | 11/10/2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

19:26 | 11/10/2025
Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

Paris, pllakë përkujtimore në nder të Kadaresë; Spiropali: Ai i përket letërsisë botërore

19:19 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com