E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Të folurit e përhap shumë më tepër Covid-19, sesa kollitja apo teshtitja

Mbulojeni gojën kur flisni. Ky është sugjerimi që ka ardhur nga disa mjekë, të paktën gjatë pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë një studim i ri pretendon se të folurit ka më shumë të ngjarë që ta përhapë virusin që shkakton sëmundjen e Covid-19 sesa kollitja apo teshtitja.

“Bisedat me miqtë, familjarët, kolegët apo anëtarët e tjerë të komunitetit, paraqesin rrezikun më të madh”- thonë studiuesit. Ata sugjerojnë mbajtjen e maskave në zyra, dyqane, automjete dhe hapësira të tjera të mbyllura.

Kjo gjë mund ta zvogëlojë më shumë se 8 herë rrezikun e infektimit, gjithmonë nëse maska mbahet nga individët që po bisedojnë. Aerosolet e imëta të virusit të lëshuara në ajër kur flasim qëndrojnë atje më shumë kohë sesa spërklat e mëdha që dalin nga kollitja apo teshtitja.

Studiuesit thonë se studimi i tyre i fundit, ofron “prova të forta” se të folurit është burimi “dominues” për transmetimin e koronavirusit. “Ne të gjithë mund të shohim me sy të lirë disa spërkla të mëdha pështyme që fluturojnë në ajër kur njerëzit flasin, por ka mijëra të tjera shumë më të vogla që nuk mund të shihen nga ne”- thotë autori i studimit dr.Adrian Baks nga Institutet Kombëtare të Shëndetit në Merilend, SHBA.

“Spërklat e lëshuara në ajër gjatë frymëmarrjes, të folurit, të kënduarit, kollitja dhe teshtitja kanë një vazhdimësi madhësish që varen nga mekanizmi i tyre i gjenerimit dhe vendi i tyre i origjinës”- shpjegon Baks. Sipas tij spërklat më të mëdha bien në tokë në distanca më të shkurtra, për shkak se janë më të rënda.

Për këtë arsye, ato luajnë një “rol relativisht të vogël në transmetimin e sëmundjes”. Ndërkohë, spërklat më të vogla, të njohura si aerosole, mund ta bartin virusin për më shumë se 2 metra. Edhe më shqetësues është fraksioni i madh i aerosoleve me një madhësi mesatare, pasi ai mbetet pezull në ajër për minuta të tëra, dhe mund të transportohet në distanca të konsiderueshme përmes rrymave të ajrit.

“Sasia e bollshme e këtyre aerosoleve të gjeneruara nga të folurit, e kombinuar me ngarkesën e lartë virale tek individët parasimtomatikë dhe ata asimptomatikë, ndikon shumë në transmetimin ajror të SARS-CoV-2 përmes të folurit, duke i bërë ato kontribueset kryesore të përhapjes së shpejtë të virusit”-thotë Baks.

Lexo edhe :   Prej ditës së nesërme, certifikatë digjitale vaksinimi në Gjermani

Infeksioni i Covid-19 zakonisht nis në hundë dhe fyt, ose në traktin e sipërm respirator (URT). Ai mundtë zhvendoset në mushkëri, në traktin e poshtëm të frymëmarrjes (LRT) dhe në organe të tjera, duke shkaktuar shpesh pasoja të rënda. Infeksioni në mushkëri mund të çojë në marrjen e virusit përmes spërklave të dala nga frymëmarrja dhe kolla.

Por hunda dhe fyti, vendi ku koronavirusi hyn në trup përmes frymëmarrjes, mundëson përhapjen e virusit përmes spërklave të shpërndara nga të folurit. Për më tepër, ngarkesa virale mund të jetë e lartë tek të prekurit me simptoma të lehta ose pa simptoma fare, si të rinjtë dhe nxënësit e shkollave.

Lexo edhe :   Prej ditës së nesërme, certifikatë digjitale vaksinimi në Gjermani

“Valët akustike të krijuara gjatë vokalizimit, përfshijnë kalimin me shpejtësi të lartë të ajrit të shtyrë nga mushkëritë përtej shtresave epiteliale të mukozës së palosjeve vokale vibruese. Këta tinguj modulohen më tej kur ajri udhëton nëpër zona të ngushta midis gjuhës, buzëve dhe dhëmbëve.

Për shembull, shqiptimi i gërmave “p” dhe “b” përfshin ndarjen e buzëve, ndërsa gërma “t” përfshin kontaktin kalimtar midis gjuhës dhe dhëmbëve. Kur këto sipërfaqe ndahen nga njëra-tjera, midis tyre formohet një fije e hollë. Përshpejtimi i ajrit, mund ta çajë atë fije, duke copëzuar lëngun në pika, të cilat bashkohen me rrjedhën e ajrit”-shpjegon më tej Baks.

Prekja nga Covid-19 varet nga një sërë faktorësh, përfshirë sasinë e aerosoleve në ajër, nëse personi ka qëndruar në ambiente të mbyllura, nga nivelet e ventilimit dhe nga distanca midis njerëzve.

“E folura pa maskë në hapësira të mbyllura përfaqëson aktivitetin me rrezikun më të madh për të tjerët. Meqenëse të ngrënit dhe të pirit bëhen në ambiente të mbyllura, dhe zakonisht përfshijnë të folurit me zë të lartë, ndaj nuk është për t’u habitur që baret dhe restorantet janë bërë epiqendrat e vatrave të shumta epidemike kohët e fundit dhe me një  përhapje të gjerë”- theksohet në studim.

Burimi i lajmit: https://www.studyfinds.org/talking-spreads-covid-more-than-coughing-sneezing/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...