Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta: Kriza i ka rrënjët në 2008. Duhet ndryshuar sistemi, pastaj liderët

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta: Kriza i ka rrënjët në 2008. Duhet ndryshuar sistemi, pastaj liderët

Presidenti Ilir Meta ka theksuar se kriza në vend i ka rrënjët në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. I ftuar në emisionin “Përballë”, në TVSH, Meta tha se kriza është e thellë, nëse merren parasysh edhe mungesa e Gjykatës Kushtetuese funksionale prej më shumë se një viti, paraliza e sistemit gjyqësorë dhe mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

“Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut mes maxhorancës e opozitës. Dialogu duhej të ishte një mekanizëm i vazhdueshëm, por të re kemi hapin ekstrem e të papranueshëm të opozitës, e cila në bllok dogji mandatet.

Në këtë drejtim, po të kemi parasysh edhe mungesën e Gjykatës Kushtetuese funksionale prej më shumë se një vit dhe paraliza e sistemit gjyqësorë, të kemi parasysh mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, kriza është më e thellë se para dy vitesh apo më parë.

Kriza është kushtetuese dhe e thellë. Rrënjët i ka të hershme e burojnë që nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe vazhdojnë me ndryshimet kushtetuese të para 2 viteve. Kriza aktuale kushtetuese dhe e thellë. Nuk është një zhvillim i ri në Shqipëri mungesa e dialogut midis mazhorancës dhe opozitës.

Mungesa e gjykatës kushtetuese funksionale dhe paraliza në tërësi e sistemit gjyqësor, do të shohim se kriza është më e thellë, fillon që me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Aty mund të gjejmë rrënjët e kësaj krize në tërësinë e saj që është ashpërsuar në këto dy vite dhe sidomos në dy muajt e fundit, pas këtij akti të opozitës. Ka patur një nxitim nga të dyja palët për të përshkallëzuar krizën”, tha Meta.

Presidenti shtoi më tej se vendi ka bërë hapa pas sa i takon demokracisë parlamentare dhe hapa para drejt një liderizmi arbitrar.

“Kemi bërë hapa prapa sa i takon demokracisë parlamentare, dhe kemi bërë hapa para drejt një liderizmi arbitrar. Pa ndryshuar sistemin zgjedhor, është e vështirë të ndryshosh liderët.

Mos harrojmë që jemi një vend që kemi një trashëgimi autoritare dhe për shkak të këtij graviteti, çdo hapësirë që mund t’i lihet liderit e çon atë drejt autoritarizmit. Kjo gjendje duhet të marrë fund.

Jemi në kohë për të mos shkuar drejt një konfrontimi që do të ishte i pafalshëm për të gjithë. Nuk duhet të rrezikojmë arritjet e vendit nga viti 1997 dhe në këtë drejtim duhet një reflektim nga të gjithë, për të rikthyer vendin në një normalitet kushtetues”, u shpreh Meta.

Tags: krizamesazhetMeta

TË LIDHURA

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel
Politikë

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit
Aktualitet

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Next Post
“Akt mosbesimi ndaj qeverisë Rama”, Basha për vizat: Vendimi i Holandës ka 3 domethënie

“Akt mosbesimi ndaj qeverisë Rama”, Basha për vizat: Vendimi i Holandës ka 3 domethënie

Artan Hoxha: Rinasi ndodhet brenda “Trekëndëshit të Bermudës”. Ja zona ku rrinë kriminelët

Artan Hoxha: Rinasi ndodhet brenda "Trekëndëshit të Bermudës". Ja zona ku rrinë kriminelët

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit: SPAK të fillojë hetimet ndaj liderëve të opozitës

“Jetoj në Shqipëri, jo në Holandë”, Basha i prerë: Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë!







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

by mirseda
21:50 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore lidhur me çështjen e pezullimit...

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com