Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta intensifikon tentativat për të përçarë mazhorancën, konsultime me Bushatin për krizën politike

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta intensifikon tentativat për të përçarë mazhorancën, konsultime me Bushatin për krizën politike

Presidenti Ilir Meta duket se po intensifikon lëvizjet për të përçarë Partinë Socialiste. Prej kohësh, shumë emra që kanë dalë kundër kryeministrit janë përkrahur nga presidenti. Por ditët e fundit, Meta ka bërë një tjetër lëvizje të dyshimtë. Duke folur për mediat, ai është shprehur se ka pasur bisedime edhe me ish ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati sa i takon krizës politike.

Bushati ditët e fundit ka dalë hapur kundër Ramës dhe fakti që Meta negocion me të, do të thotë se presidenti po promovon kritikët e Ramës. Kështu ndodhi me Veliajn, Xhafajn dhe tani me Bushatin. Duke folur për mediat gjatë promovimit të librit të ish-presidentit Topi, Ilir Meta, deklaroi se mungesa e dialogut mes palëve politike cenon procesin e integrimit të vendit.

Ai tha se kjo mungesë dialogu ka sjellë edhe këtë situatë jo funksionale të drejtësisë, dhe theksin e vë te mungesa e Gjykatës Kushtetuese. “Kam komunikuar në vazhdimësi me kryeministrin apo ish-ministrin e Jashtëm për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën në mënyrë të vazhdueshme dhe për domosdoshmërinë për të demonstruar se procesi i integrimit europian është një përgjegjësi e përbashkët dhe për ta konkretizuar me veprime të përbashkëta që menjëherë pas vendimit të Këshillit në qershorin e kaluar për të rivlerësuar çeljen e negociatave pas një viti. Më vjen keq të them se mungesa e dialogut të brendshëm politik jo vetëm që cenon seriozisht këtë mundësi por edhe ka sjellë këtë situatë të përgjithshme jo funksionale të drejtësisë, sidomos mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka qenë një problem i madh dhe vazhdon të mbetet”, u shpreh presidenti Meta. I pyetur nëse ka në plan të thërrasë një tryezë të partive politike, ku të jetë prezent edhe kryeministri Rama, Meta u shpreh se do të vazhdojë të kërkojë reflektimin e palëve politike. “Unë i kam bërë hapat e mia publike edhe jo publike për të parandaluar një situatë të tillë. Aktorët e ndryshëm kanë bërë sjelljet e tyre. Unë do vazhdojë të kërkoj reflektimin e palëve”, u shpreh Meta.

Meta: Qytetarët kanë mbetur pa mbrojtje

Presidenti Ilir Meta ka kritikuar sërish qeverinë, duke thënë se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të revoltohen, pasi kanë mbetur pa mbrojtje, duke theksuar se të drejtat e tyre nuk respektohen. “Gjithë ky proces me shumë aspekte të tjera kanë bërë për fat të keq të pamundur funksionimin e ligjit në vend por edhe njëkohësisht edhe funksionimin e garancive kushtetuese demokratike për të gjithë, përfshirë edhe qytetarët e thjeshtë dhe interesat e tyre dhe të drejtat e tyre të cilat në letër i garanton më së miri Kushtetuta e Shqipërisë por që në praktikë e shohim që kanë mbetur pa mbrojtje”, u shpreh presidenti Ilir Meta.

Deklaratat e kreut të qeverisë janë bërë gjatë promovimit të librit të ish-presidentit Bamir Topi. Në krah të Metës qëndronte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ku ky i fundit ka pasur përplasje të forta me kryeministrin Edi Rama. Ky fakt vërteton më së miri se presidenti po intensifikon lëvizjet për të përçarë Partinë Socialiste. /Gazeta SOT

 

Tags: bushatiMetarama

TË LIDHURA

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’
Politikë

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet
Aktualitet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua
Aktualitet

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Next Post
Opozita në “luftë” me gazetarët, sulmohen 3 grupe xhirimi

Opozita në “luftë” me gazetarët, sulmohen 3 grupe xhirimi

Spitalet i deklaruan fëmijët e sapolindur të vdekur, pas 30 vitesh nënat kërkojnë të vërtetën

Spitalet i deklaruan fëmijët e sapolindur të vdekur, pas 30 vitesh nënat kërkojnë të vërtetën

“Shpagim personalisht ndaj Ramës”/Policia lë të lirë Sait Dollapin

"Shpagim personalisht ndaj Ramës"/Policia lë të lirë Sait Dollapin







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com