Pas thumbit të kryeministrit Rama për Vjosën, presidenti Meta nuk e ka lënë me kaq. Një ditë më parë, Meta i bëri thirrje qeverisë që të ndalojë ndërtimin e digave në lumin Vjosë dhe të shpallë pjesën lumore të saj si Park Kombëtar.
Sipas kreut të shtetit, qeveria duhet që të ruajë vlerat e natyrës dhe shëndetin e njeriut. Rama sqaroi më tej se Ministria e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme.
Por lumi Vjosa ka përplasur sërish politikisht kryeministrin Edi Rama dhe presidentin ilir Meta. Ky i fundit thotë se do ta mbrojnë Vjosën, dhe se korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot.
Postimi
Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”.
E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë!
Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!











