Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Meta”/Hajdari: Të hiqet dorë nga praktika e konsultimit me Venecian

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, W-Instant
Përplasjet në PD dhe “non grata”, Hajdari komenton deklaratat e Escobar

Çështja e shkarkimit të presidentit Meta, është sjellë në fokus në studion e emisionit “Pikat mbi I”, ku ish-prokurori Shkëlqim Hajdari dhe analisti Artur Zheji dhanë argumentet e tyre. Për Zhejin, Kushtetuesja duhet të japë një vendim, pasi është e udhës që opinioni publik të di më shumë rreth kësaj çështje. Nga ana tjetër, Shkëlqim Hajdari tha se Kushtetuesja duhet të marrë një vendim të arsyetuar, dhe duhet të dilet nga praktika e kërkimit të opinioneve nga Komisioni i Venecias. Në një analizë më të thelluar, z. Hajdari tha se ligji parashikon që kur Kushtetuesja i jep fund hetimit, vendimi jepet për 30 ditë. Presidenti ka dërguar kallëzim në Prokurori, dhe pretendon se janë kompromentuar provat. Sipas tij, ka një rrugëzgjidhje. Në të njëjtën kohë, vuri në dukje se Prokuroria ka shumë dosje për të hetuar, dhe se kjo është hera e parë që kemi shkuar në procedurë për të shkarkuar presidentin. Pas tre seancash me argumente e kundër-argumente nga përfaqësuesit e mazhorancës dhe ata të Presidentit, Gjykata Kushtetuese e mbylli këtë të hënë procesin e shqyrtimit. Brenda afatit 30 ditor do të shprehet lidhur me kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Zheji: Kjo situatë ngërçi, rasti i Tahirit, çështja e Metës, na shkëpusin nga realiteti real. Ne po merremi me një realitet të fabrikuar, e nuk po flasim për dritat, për blerjet me listë. Këto gjëra që përbëjnë nevojat e shumicës së shqiptarëve ikin nga rendi i ditës. Është një organizim i prefeksionuar për të zhvendosur vëmendjen e njerëzve nga nevojat reale.

Hajdari: Ne duhet të mësohemi që në Shqipëri ka 3 pushtete e që punojnë, punon parlamenti, ekzekutivi dhe gjyqësori. Gjyqësori po bën punën e saj. Rezultate do të ketë. Të mos çuditemi nëse ndodhin ngjarje së shpejti. Ata thonë që kemi në dorë dosje që do të finalizojnë.

Zheji: Kemi një të dënuar që quhet Lefter Koka, sa janë petët e byrekut për inceneratorët, e denoncuar nga opozita, opinion publik. Ky është vetëm një nga ata që thuhet se është mëkatar, pra Lefter Koka.

Hajdari: Çështja është në hetim, nuk është dërguar në gjyq. Ne nuk do të japim indikacione nëse mund të ketë të përfshirë te inceneratorët për aq kohë sa hetimi vazhdon, nuk ka shkuar në gjykatë.

Zheji: Po e marrim të mirëqenë korrupsionin e zotit Koka. Në qoftë edhe fakti që këto para janë lëvruar nga ministri i kohës, në mënyrë mendjelehtë fillohet një gjë, krijohet një rast. Do të ishte dramatike që këto mëkatarët e vegjël të paguajnë për mëkatarët e mëdhenj. Kështu ka ndodhur në Shqipëri ndër vite, shpresojmë të kemi një kohë tjetër. Taulant Balla tha që duhet të presim vendimet e Gjykatës Kushtetuese në heshtje. Ka të drejtë në këtë rast, sepse Kushtetuesja është organi më i lartë që ka një shtet. Ata janë si Zeusi, sepse kanë të drejtë të arsyetojnë edhe vendimet e presidentit, kanë të drejtë të rrëzojnë ligje. Thënë kjo, mendoj që zgjatja dhe tejzgjatja është pjesë e pështjellimit, sepse gjërat janë të qarta. Ka pasur aq shumë kohë. Nuk e kam te shumica. Do të ketë gjithmonë një gjyq final. Tani Gjykata Kushtetuese e ka të thjeshtë, e ka marrë opinionin e Venecias, që të mos paragjykohet. Në fakt, heshtja flet më shumë, por tejzgjatja është shumë rraskapitëse për efektet që ka në popull e në jetën politike. Jemi pak ditë nga zgjedhjet e pjesshme. Janë 6 bashki, por që është fillimi i korrigjimit të negativitetit në Shqipëri. Të gjitha komplimentet që vlejnë për ta, do të kenë përgjegjshmëri. Realiteti shqiptar do një përgjigje, me po ose jo. Ka bërë shkelje të rëndë të shkarkohet. Vetëm kështu mund të thyhet heshtja.

Hajdari: Ligji parashikon që kur Kushtetuesja i jep fund hetimit, vendimi jepet për 30 ditë. Kjo s’mund të thotë që mund ta jepte përpara. Nëse vendimi do të jepej sot, do të ishte i paragjykuar. Gjykata ka nevojë t’i lexojë të gjitha, cili pretendim qëndron e cila jo. Për të dhënë një vendim, duhej një farë kohe. Situata është komplikuar pak. Presidenti ka dërguar kallëzim në prokurori, dhe pretendon se janë kompromentuar provat. Mendoj që ka një rrugëzgjidhje. Prokuroria ka shumë dosje për të hetuar. Është hera e parë që kemi shkuar në procedurë për të shkarkuar presidentin. Shpresoj që nga ky vendim ne duhet të pranojmë vendimin e Kushtetueses dhe nga ky rast e në vijim gjyqtarët të mos i drejtohen Venecias, por të marrin vendime të arsyetueshme vetë. Nga pikëpamja ligjore, shikoj se pavarësisht mungesave të parlamentit, procedurat u zbatuan, u ngritën komisionet, u thërrit presidenti. Tani Kushtetuesja ka bërë disa seanca, ka dëgjuar palët. Janë bërë disa seanca. Tani opinion publik do të gjykojë vendimin Kushtetueses, besoj që vendimi të jetë i bazuar në prova dhe arsyetime. Tek vendimi që do të jepet për presidentin, do të kemi dhe arsyet.

Zheji: Ka një lojë presionesh. Mendoj që ne nuk jetojmë në Mars, jetojmë në Ballkan, në një rajon, në prag të një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë. Ne nuk mund të rrimë me një president në pritje të një vendimi, ndërkohë që të gjithë institucionet janë pjesë e një aleance që shumë shpejt mund të na fusë në luftë. Ne duhet të jemi të qartë dhe sa më shumë situatë balancimi. Shihni se si e zgjidhi Maqedonia e Veriut situatën, iku Zaevi dhe u zgjodh qeveria e re. Ne faktorin kohë me një president që pret një vendim të Kushtetueses. Ne duhet të jemi një vend që mund të hy nga java në javë në luftë kundër një situate.

Hajdari: Demokracia funksionale është më e mirë në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi se sa në Shqipëri. Në rezultatet e zgjedhjeve, Shqipëria është një fanar ndriçues, ku vota është e kontestuar, diaspora nuk voton. Ka nevojë për një reformë të thellë. Këto janë demokraci funksionale, sepse kanë bërë kuadrin ligjor të tillë. Ne vetëm një herë kemi bërë zgjedhje të parakohshme dhe ato i kemi bërë me luftë. Rrëzimi i qeverisë së Malit të Zi është lajm i mirë, nëse Abazoviçi krijon një qeveri pro-perëndimore është një lajm i mirë.

Zheji: Ata janë të gatshëm të krijojnë një parti me pakicat, vetëm për të dalë nga kriza.

Tags: artur zhejiGjykata Kushtetueseilir metaShkëlqim Hajdari

TË LIDHURA

Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse
Aktualitet

Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

15:01 | 28/05/2025
Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!
Aktualitet

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

13:57 | 28/05/2025
Kapet në Burrel 24-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar për prodhim dhe shitje të n*rkotikëve
Aktualitet

Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kazakistani

13:53 | 28/05/2025
Next Post
Basha: Meta do të marrë vota me dorën e Berishës për tek Rama

Pse Luli e ka të pamundur…

Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Ngricat dhe mungesa e prodhimit shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, temperaturat në rënie të lehtë

Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, temperaturat në rënie të lehtë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Reuters zbulon kushtet e Putinit për marrrëveshjen e paqes në Ukrainë
Bota

Reuters zbulon kushtet e Putinit për marrrëveshjen e paqes në Ukrainë

by mirseda
15:32 | 28/05/2025
0

Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar këtë të mërkurë kushtet që Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur...

Gjermania do të ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

Gjermania do të ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi

15:22 | 28/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin dhe gjininë e bebit

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin dhe gjininë e bebit

15:04 | 28/05/2025
Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

Aksidentohet punonjësi i pusit të naftës në Selenicë, merret nën hetim përgjegjësi i firmës mirëmbajtëse

15:01 | 28/05/2025
Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

Ilir Beqaj në GJKKO: Gjykata e ka pushuar procedimin penal duke më dhënë pafajësi!

13:57 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com