Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta flet për dosjen “Babale”/ Nga qeveria duhet më shumë transparencë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta flet për dosjen “Babale”/ Nga qeveria duhet më shumë transparencë

Presidenti Ilir Meta ka folur për dosjen “Babale”, e cila ka trazuar shumë ujërat politike në Tiranë.

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” Meta theksoi se për situata të ngjashme duhet një transparencë me e madhe nga qeveria. Kjo të behet që të mos lërë shteg për opozitën për të hedhur akuza.

Po sipas tij dhe opozita duhet ti ketë më të faktuara akuzat që hedh kundër qeverisë, për të qenë më e besueshme.

Pjesë nga intervista

Zoti President, që prej gati dy javësh opinioni publik shikon se si dy individë me të kaluar të dyshimtë po i bëjnë publikisht ankand kryeministrit dhe shefit të opozitës, se kush ofron më shumë për ta. Si dilet nga kjo situatë e pakëndshme?

E theksoj, është e domosdoshme të kemi një qasje më transparente nga ana e qeverisë dhe një qasje më racionale nga ana e opozitës, që do të thotë se, në rast se nga ana e qeverisë do të ketë reagime më të shpejta në rastet kur ka shqetësime, kur ka denoncime nga qytetarët, kur ka ngjarje kriminale, pra që del dikush përpara përgjegjësisë në kohën e duhur, atëherë lihet më pak hapësirë edhe për opozitën apo për opinionin dyshues sepse, në fund fare, jemi në demokraci publike për të ngritur akuza ndaj qeverisë, ndaj institucioneve apo ndaj segmenteve të caktuara. Dhe së dyti, është tepër e rëndësishme që edhe opozita të jetë racionale, që do të thotë që në nismat e saj apo në denoncimet e saj të jetë sa më e mirë faktuar, me qëllim goditjen e këtyre fenomeneve, parandalimin e tyre dhe jo thjesht zgjedhjen e tyre si mënyrë për të dëmtuar qeverinë apo institucionet, te të cilat ajo nuk ka besim.

Opozita akuzon Prokurorinë se po bëhet palë në këto hetime për të cilat sapo ju pyeta. A është e besueshme Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme, për ju?

Këto çështje që ju ngritët janë në hetim. Ne kemi kërkuar nga ana jonë sqarimet tona në drejtim edhe të Prokurorisë, edhe të institucioneve të tjera, sipas rastit, prej kohësh dhe në vazhdimësi për të krijuar një bindje më të plotë dhe një informacion më gjithëpërfshirës rreth këtyre fenomeneve apo rreth këtyre ngjarjeve. Këto janë çështje në proces dhe shpresojmë që edhe Prokuroria, edhe Policia e Shtetit, edhe institucionet e tjera të cilat janë të përfshira në hetimin e këtyre çështjeve, të mos kenë asnjë ndikim politik dhe të japin vendime të drejta dhe transparente, cilado qoftë kostoja e tyre, pavarësisht se kush mund të preket apo mund të cenohet sepse kjo, mendoj, do të rriste kredibilitetin e këtyre institucioneve dhe, së dyti, do të jepte mesazhe tepër pozitive për qytetarët, për funksionimin e shtetit ligjor dhe njëkohësisht edhe mesazhe të qarta për të gjithë ata persona politikë apo pranë politikës, të cilët dëshirojnë të kenë një pozicion të privilegjuar në raport me ligjin.

Tags: babaledosjenduhetfletmë shumëMetaQeveriatransparence

TË LIDHURA

“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale
Aktualitet

“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale

09:59 | 02/09/2025
Ka shkuar në dy numri i viktimva të aksidentit tragjik  ditën e djeshme në autostradën Levan-Vlorë,
Aktualitet

Ka shkuar në dy numri i viktimva të aksidentit tragjik ditën e djeshme në autostradën Levan-Vlorë,

09:54 | 02/09/2025
Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje
Aktualitet

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje

09:30 | 02/09/2025
Next Post
Juventusi humb ‘arkitektin’, njeriun që solli Ronaldon në Torino

“Cristiano Ronaldo përfaqëson institucionin më kriminal në botë, ikona e korrupsionit”

Habit ‘Babalja’: Nuk e dija që Olldashi ishte gazetar

Habit ‘Babalja’: Nuk e dija që Olldashi ishte gazetar

‘Tërmet’ në Spanjë, Anglia shënon tre gola në pjesën e parë (Video)

‘Tërmet’ në Spanjë, Anglia shënon tre gola në pjesën e parë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale
Aktualitet

“Shpërthim” virozash në Berat/ Fëmijët preken nga çrregullime gastro-intensinale

by mirseda
09:59 | 02/09/2025
0

Dy javët e fundit, Reparti i Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit,ka qenë i tejmbushur me fëmijë,të...

Ka shkuar në dy numri i viktimva të aksidentit tragjik  ditën e djeshme në autostradën Levan-Vlorë,

Ka shkuar në dy numri i viktimva të aksidentit tragjik ditën e djeshme në autostradën Levan-Vlorë,

09:54 | 02/09/2025
Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje

Kolektori i digës së Liqenit të Tiranës i bllokuar në dy zona, pritet “ok” i Bashkisë për ndërhyrje

09:30 | 02/09/2025
Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

Dodik dhe Vuçiç përsëri kërkojnë “shpëtim” në Moskë

09:27 | 02/09/2025
Mbi 1,000 viktima nga rrëshqitja e dheut në një fshat në Sudan

Mbi 1,000 viktima nga rrëshqitja e dheut në një fshat në Sudan

09:18 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com