Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta del me thirrjen e fortë për qytetarët, një mesazh edhe për Ramën

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta del me thirrjen e fortë për qytetarët, një mesazh edhe për Ramën

Muajt e fundit kanë qenë mjaft të tensionuara mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama. Akuzat e kundër-akuzat kanë qënë të shpeshta. Por në këtë kohë pandemie, duket se gjakrat mes palëve janë shuar. Presidenti Meta i është bashkuar thirrjeve të mëhershme të kryeministrit Rama, lidhur me zbatimin me rigorozitet të masave ndaj koronavirusit.

Kreu i Shtetit vë në dukje se zbatimi i këtyre masave, është në të mirën tonë të përbashkët, për të mos pasur më humbje jete. Meta fton qytetarët që të mos abuzojnë, pasi pasojat do të jenë për komunitetin. E ndërsa personat të cilët preken fillimisht janë mjekët, të cilët po luftojnë pa reshtur për pacientët e infektuar.

Ai i përcjell një mesazh dhe kryeministrit Rama, teksa thekson se “Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi”.

Njoftimi

I ftoj të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe kufizimet e bëra publike për shkak të pandemisë globale COVID-19, pasi kjo është në interesin tonë të përbashkët.

Në këtë mënyrë jo vetëm mbrojmë shëndetin tonë, por ndihmojmë njëkohësisht mjekët dhe personelin shëndetësor, që po sakrifikon dhe rrezikon për shëndetin e të gjithëve ne.

Ndërkohë, është me rëndësi që çdo akt i Këshillit të Ministrave që miratohet në këtë situatë, t’i nënshtrohet paraprakisht një vlerësimi sa më të thelluar, në proporcion me gjendjen që dikton domosdoshmërisht miratimin e tyre.

Çdo masë e marrë duhet të jetë në përputhje me interesin e përgjithshëm publik dhe kombëtar, dhe në harmoni me hierarkinë e normave në fuqi, në mënyrë që miratimi i masave kufizuese të mos rrezikojë krijimin e konflikteve të reja sociale dhe gjyqësore.

Masat kufizuese duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të ligjeve në fuqi, por edhe t’i përgjigjen vetëm nevojës dhe urgjencës së përballimit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shpallur nga Këshilli i Ministrave.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci krysore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie për të gjithë.

Tags: edi ramailir metaKëshilli i Ministravekoronavirus

TË LIDHURA

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën
Politikë

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit
Aktualitet

PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

11:05 | 10/02/2026
Next Post
Pamje të rënda/ Infermierja e ndaloi të largohej nga karantina spitalore, pacienti e kafshon

Pamje të rënda/ Infermierja e ndaloi të largohej nga karantina spitalore, pacienti e kafshon

“Pikat kufitare do jenë të mbyllura”, kryeinspektori Shkëlqim Hajdari: Gjoba kush thyen rregullat 

"Pikat kufitare do jenë të mbyllura", kryeinspektori Shkëlqim Hajdari: Gjoba kush thyen rregullat 

E kishte blerë për të birin, gruaja nga Vlora ia dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro

E kishte blerë për të birin, gruaja nga Vlora ia dhuron spitalit respiratorin 20 mijë euro







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik
Aktualitet

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

by mirseda
11:29 | 10/02/2026
0

Tiranë, 10 shkurt 2026 – Sot shënohet fiks 1 vit nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

PD paraqet argumentet në ‘Kushtetuese’ për të shfuqizuar ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

11:05 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com