Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Meta dekreton me rezerva kërkesën  për Eurobondin

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka dekretuar me rezerva kërkesën e Kuvendit për hyrjen në fuqi të ligjit për Eurobondin. Kjo dhënie pëlqimi nga ana e presidentit, bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi. Në njoftimin zyrtar sqarohet se Meta ka dhënë pëlqimin vetëm për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, me qëllim mos pengimin e mundësive për përdorimin e instrumentit të Eurobondit, sipas kushteve më të favorshme. Presidenti Meta apelon ndaj të gjithë deputetëve, që të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, të konsiderojnë faktet, diskutojnë dhe vendosin me transparencë dhe përgjegjësi, kur kemi të bëjmë me një instrument që jo vetëm duhet trajtuar me kujdes, por edhe duhet përdorur me efikasitet për të mirën e ekonomisë së vendit.

Presidenti Meta i jep Kuvendit të Shqipërisë pëlqimin e tij me disa rezerva për hyrjen menjëherë në fuqi të ligjit për daljen e Shqipërisë në tregun e Eurobondit

27 tetor 2021

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në zbatim të nenit 84 të Kushtetutës, pika 4, ka miratuar kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit “Për Eurobondin, që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë”.

Kjo dhënie pëlqimi bëhet e vlefshme vetëm pas miratimit të projektligjit nga Kuvendi.

Presidenti Meta ka dhënë pëlqimin vetëm për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, me qëllim mos pengimin e mundësive për përdorimin e instrumentit të eurobondit sipas kushteve më të favorshme.

Ndërkohë, Kreu i Shtetit i bën thirrje të gjithë deputetëve të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj, të konsiderojnë faktet, diskutojnë dhe vendosin me transparencë dhe përgjegjësi, kur kemi të bëjmë me një instrument, që jo vetëm duhet trajtuar me kujdes, por edhe duhet përdorur me efikasitet për të mirën e ekonomisë së vendit.

Presidenti Meta në vijim të qëndrimeve të Tij lidhur me nivelin e huamarrjes dhe borxhit publik, si dhe duke vlerësuar shqetësimet dhe kërkesat e ngritura nga diskutimet e deputetëve në shqyrtimin e këtij projektligji në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, i kërkon Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si dhe Komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat, që të paraqesin një raport para deputetëve dhe Seancës Plenare, në mënyrë shteruese lidhur me këto çështje:

Arsyet përse vijohet të ndiqet praktika e administrimit të financave të vendit me vendimmarrje të kësaj natyre, urgjente;

Sqarimet përkatëse ndaj rritjes së huamarrjes së huaj, që duhet të trajtohet me kujdes ndaj rrezikut të kursit të këmbimit (shqetësim ky që është ngritur edhe nga FMN në raportin e tij të fundit);

Të raportohet lidhur me performancën e borxhit publik;

Të raportohet në terma krahasimorë skenari në rastin e një huamarrje në tregun e brendshëm, në raport me përdorimin e instrumentit të eurobondit;

Analizë të plotë të kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre;

Një listim të saktë të projekteve që synohet të mbulohen me këtë shumë për të cilën po tentohet të dilet në Eurobond;

Të evidentohet në mënyrë shumë më të qartë dhe transparente qëllimi i huamarrjes dhe mënyra e përdorimit të këtij fondi në vlera kaq të larta, veçanërisht nëse huamarrja synohet të përdoret për të financuar deficitin dhe borxhin e marrë, si dhe për t`u mbajtur rezervë në Thesar për mbështetje të ardhshme buxhetore, dhe jo për t`u injektuar në mënyrë të drejtpërdrejtë për ekonominë, siç përmendet jo qartë në relacionin shpjegues;

Të sqarohet nëse huamarrja përmes këtij eurobondi, synon të shlyejë dhe huamarrjet e eurobondeve të mëparshme;

Vendosjen në dispozicion të të gjithë deputetëve të Kuvendit, të gjithë praktikës dokumentare të kësaj iniciative;

Të mbahen në vëmendje rekomandimet e Bankës së Shqipërisë, e cila gjykon se emetimi i këtij Eurobondi nuk cenon politikën monetare në afatin e shkurtër, megjithatë duhet patur kujdes në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Presidenti Meta përsërit thirrjen ndaj Qeverisë dhe Kuvendit, që në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre.

 

Tags: EurobondiMeta

TË LIDHURA

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

19:07 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve
Politikë

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze
Aktualitet

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Next Post
“S’ishte e lehtë, kisha frikë se do ndaheshim”, Jonida flet “pa doreza”

"S’ishte e lehtë, kisha frikë se do ndaheshim”, Jonida flet "pa doreza"

Kuvendi i preu sinjalin. PD ‘merr hak’, futet LIVE në rrjetet sociale

Kuvendi i preu sinjalin. PD ‘merr hak’, futet LIVE në rrjetet sociale

Zbardhet kostoja/Sa mund t’i kushtojnë Shqipërisë satelitët e Ramës

Zbardhet kostoja/Sa mund t’i kushtojnë Shqipërisë satelitët e Ramës







JU REKOMANDOJMË

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

“Tirana Big Mama…”, tifozët e Partizanit i përgjigjen atyre të bardhebluve

19:20 | 03/10/2025
KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025




TË FUNDIT

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën
Politikë

Avokati i Popullit: Ballanca 3 vite mbi mandat, Kuvendi shpall vakancën të hënën

by mirseda
19:07 | 10/10/2025
0

Të hënën e datës 13 tetor, në Kuvend do të diskutohet për një nga pozicionet më të...

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

Analisti Fatmir Sheholli mbetet në burg, i akuzuar për spiunazh për Serbinë

19:03 | 10/10/2025
Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

Shoqatat e bashkive kërkojnë ndryshime në ligjin e menaxhimit të mbetjeve

18:52 | 10/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025
Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

Gjest i shëmtuar nga serbët! Flamuri shqiptar mungon në stadiumin e Leskovcit

18:13 | 10/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com