Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Meta datë të re për zgjedhjet, plan për të shpërndarë Parlamentin dhe për të çuar vendin në kaos

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Meta datë të re për zgjedhjet, plan për të shpërndarë Parlamentin dhe për të çuar vendin në kaos

Presidenti Ilir Meta duket se ka vendosur të shpallë së shpejti një datë të re për zgjedhjet, ndërkohë që në analet politike ka nisur të diskutohet se ai po planifikon të shpërndajë parlamentin. Në konferencën e mbajtur pasditen e djeshme nga dy këshilltarët e tij, Këshilltari për Mediat, Tedi Blushi dhe këshilltari për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj, thanë shprehimisht se presidenti do të shprehet me dekret të ri për një datë tjetër të zgjedhjeve vendore. “Presidenti i siguron shqiptarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afër dhe në një situatë sa më të qetë. Për caktimin e kësaj date prej ditës së djeshme ai ka nisur takimet me palët”, deklaroi Dervishaj. Sakaq, duket se plani i Metës për një dekret të afërt për datë të re zgjedhjesh është dekonspiruar nga kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se zgjedhje në 30 Qershor 2019 nuk ka dhe nuk ka për të patur kurrë, por se zgjedhjet reale do të zhvillohen në 20 Tetor 2019.

Plani për shpërndarjen e Parlamentit

Ndërkohë, në analet politike po diskutohet se Ilir Meta po mendon të shpërndajë parlamentin, për të agravuar më tej situatën. Kushtetuta parashikon në fakt 2 raste, kur presidenti mund të shpërndajë parlamentin. Rasti i parë është atëherë kur nuk zgjidhet dot kryeministri dhe rasti i dytë atëherë, kur kryeministri mund të humbasë një mocion mosbesimi. Në situatën aktuale nuk kemi të bëjmë me njërin prej këtyre rasteve, por si gjithnjë, nëse Meta do të shkojë drejt këtij hapi ekstrem, do të gjejë justifikime e jo argumente mbi baza ligjore, për të arsyetuar veprimin e tij. Ky skenar mund të bazohet në faktin se Parlamenti nuk ka numrin e plotë prej 140 deputetësh. Në fillim të krizës politike, vetë presidenti Ilir Meta e ka cilësuar të papranueshëm zëvendësimin në bllok të deputetëve të tërhequr me emrat e kandidatëve në listat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Në vlerësimin dhe në bindjen time institucionale Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë edhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse”, ka thënë Meta. Ndërkohë, këshilltari i presidentit, Bledar Dervishaj i pyetur se nëse do ta konsideronte presidenti Meta shpërndarjen e parlamentit nëse kriza vazhdon, as nuk e pohoi dhe as nuk e mohoi një vendim të tillë të mundshëm, duke dhënë një përgjigje të shkurtër, se nuk ishte momenti për të folur për diçka të tillë.

Gabimet e Metës

Duke mbrojtur dekretin e presidentit, këshilltari Dervishaj bëri dhe disa gabime. Ai tha se Kodi Zgjedhor thotë se “të zgjedhurit e këshillave bashkiakë qëndrojnë në detyrë, deri në ditën kur vijnë të zgjedhurit e rinj”. Më pas ai shtoi: “Po kështu kjo vlen edhe për kryetarët e njësive vendore”. Por si është e vërteta? Për këtë mjaft të konsultosh Kodin Zgjedhor neni 10, pika 2 për të zgjedhurit lokale. Ai thotë: “2. Për efekt të këtij Kodi, mandati i organeve të qeverisjes vendore mbaron në të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt pas datës së shpalljes me vendim të KQZ-së në shkallë vendi të rezultateve të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Sipas kodit, mandati i të zgjedhurve lokalë, mbaron në 10 gusht 2019. Pra nuk qëndrojnë deri në ditën kur hyjnë në zyrë të zgjedhurit e rinj. Por ky është vetëm një prej gabimeve që bëri këshilltari juridik i presidentit. Dervishaj u shpreh gjithashtu sa i përket afatit të shpalljes së dekretit për datën e re të zgjedhjeve, duke deklaruar se data do të jetë e afërt, po ashtu edhe koha e dekretit. Por çfarë thotë neni 9 i Kodit Zgjedhor për caktimin e datës së zgjedhjeve?

“Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një nga dy të dielat e fundit, brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij Kodi dhe në çdo rast jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të Kuvendit Presidenti i Republikës nxjerr dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit”, thuhet në Kod Zgjedhor. Neni 10 i Kodit Zgjedhor që flet për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore thotë se edhe për datën e zgjedhjeve lokale aplikohet të njëjtat rregulla si në pikat 1 dhe 2 të nenit për zgjedhjet lokale: “1. Data e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës. Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, Presidenti zbaton rregullat e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të nenit 9 të këtij Kodi”. Pra në bazë të Kodit, data e zgjedhjeve vendore nxirret jo më vonë se 9 muaj nga data e mbarimit të mandatit të të zgjedhurve vendorë. Presidenti Meta ka qenë korrekt kur shpalli dekretin për datën 30 qershor. Ai e shpalli atë në 5 nëntor 2018, nëntë muaj pa 5 ditë para mbarimit të afatit të të zgjedhurve vendorë, duke respektuar kodin zgjedhor dhe kushtetutën. Por çfarë tha këshilltari i tij juridik Bledar Dervishaj në konferencë për shtyp? Se Presidenti do të nxirrte së shpejti dekretin e ri, dhe në një datë të afërt me 30 qershorin? Edhe sikur të shpallë datë të re për shembull 7 korrikun (si data më e afërt me 30 qershorin) ai do të shkelte afatin kushtetues me 8 muaj./Gazeta SOT

 

Tags: MetaramaZgjedhjet

TË LIDHURA

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

19:30 | 31/10/2025
Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.
Aktualitet

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese
Politikë

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Next Post
Arrestohet kushëriri i Ministres së Arsimit, kërkohej nga FBI-ja

Arrestohet kushëriri i Ministres së Arsimit, kërkohej nga FBI-ja

Edi Rama shikon filxhanin, i del parashikimi i 30 qershorit (foto)

Edi Rama shikon filxhanin, i del parashikimi i 30 qershorit (foto)

Bllokuan eskortën e Ramës/Arrestohen 7 persona, mes tyre 3 zyrtarë të PD

Bllokuan eskortën e Ramës/Arrestohen 7 persona, mes tyre 3 zyrtarë të PD







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime
Aktualitet

Keqtrajtuan një person në Bilisht, Policia aksion në qytet, kontrolle dhe shoqërime

by mirseda
19:30 | 31/10/2025
0

Një aksion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Bilishtit, ku forca të shumta policore janë...

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

Mark Fleming, Zv/Ndihmës Sekretar Shteti, takime në SPAK me mazhorancën dhe opozitën.

19:29 | 31/10/2025
Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

Begaj hap procedurat për zëvendësimin e Sonila Bejtjas në Gjykatën Kushtetuese

18:42 | 31/10/2025
Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

Serbia në prag të krizës energjetike, Vuçiç i kërkon SHBA-ve të tërheqin sanksionet

18:40 | 31/10/2025
Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

Lamtumirë”/ Balluku për Nanon: Arkitekti i së majtës moderne, la gjurmë në historinë e vendit

18:39 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com