Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Meta: BE të reflektojë mbi progresin e Shqipërisë, Serbia dhe Kosova të konsolidojnë marrëdhëniet

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta: BE të reflektojë mbi progresin e Shqipërisë, Serbia dhe Kosova të konsolidojnë marrëdhëniet

Presidenti Ilir Meta, në një intervistë për gazetën prestigjoze italiane “Il Messaggero”, ka cekur çështje me mjaft rëndësi për ne, Kosovën dhe Serbinë, duke shprehur dëshirën që të konsolidojnë marrëdhëniet e të shkojnë bashkë drejt BE, pa prekur çështjen e kufijve.

Sa i takon anëtarësimit në BE, Meta është shprehur se BE duhet të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, jo vetëm për integrimin evropian, por edhe për të forcuar ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

Z. President, pas 20 emigrantëve të anijes ‘Dicioti’, do të ishit të gatshëm të merrnit emigrantë të tjerë që zbarkojnë nē Itali?

Ne shqiptarët në rast se do të duhej, do të ishim tē gatshëm për sakrifica të tjera në ndihmē të Italisë apo Greqisë, natyrisht brenda mundësive tona dhe duke patur parasysh dhe sigurinë e kufinjve tanë. Megjithatë mendojmë se një ose pak vende nuk mund të zëvendësojnë rolin e BE ne administrimin e krizës së refugjatëve. Me gjestin tonë të marrjes së 20 emigrantëve kemi dashur që të ketë edhe një reflektim evropian sesi të zgjidhet ky problem i rëndësishëm

Pikërisht Evropa...

Vendi juaj për shumë kohë ështē pērballur vetëm në linjë tē parë me krizën e emigracionit të paligjshëm. Rasti i anijes Dicioti është i rëndësishëm sepse tregoi kudo në kontinentin e vjetër se duhen politika të reja të pērbashkëta. Duhet gjithashtu të ndryshojë qasja strategjike e BE ndaj këtij fenomeni. Politika e jashtme nuk duhet vetëm pēr të administruar mbërritjen e emigrantëve por mbi të gjitha për ta parandaluar atë. Situata në Afrikën e Veriut dhe në Siri imponon një rol politik dhe në këtë drejtim Brukseli duhet të bëjë më shumë.

Brukseli u tregua i ftohtë ndaj ndërhyrjes tuaj në ndihmë të Italisë

Nuk dua të bëj polemika apo interpretime të cilat nuk shërbejnë. Unë di që në fund të gjithë kanë kuptuar gjestin tonë si një veprim solidariteti dhe vullneti të mirë. Megjithatë mendoj se Italia nuk duhet lënë e vetme përballë fenomenit. Ne i detyrohemi Italisë për ndihmën dhe solidaritetin e dhënë ndaj shqiptarëve në vitet ’90. Mendoj se të gjithë i detyrohen Italisë, duke kuptuar vështirësitë dhe sakrificat e bëra përballë fenomenit të imigracionit me një mikpritje të rrallë.

Shpejt do të duhet të hapni bisedimet për anëtarësim në BE?

Shpresojmë që bisedimet të hapen dhe Shqipëria të ketë anëtarësim të shpejtë. Dëshiroj që BE të shohë në optikën e duhur progresin e bërë nga Shqipëria, jo vetëm për integrimin europian, por edhe për të focuar ekonominë dhe shtetin e së drejtës.

Keni frikë për destabilizim pas tensioneve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë?

Për paqen, jo vetëm në rajonin tonë, është themeltare që Beogradi dhe Prishtina të konsolidojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë bashkë, akoma më shumë, në rrugën e integrimit evropian por pa prekur çështjen e kufijve.

Çfarë prisni nesër nga vizita që do të bëni tek Papa?

Ne falenderojmë Atin e Shenjtë për vëmendjen e veçantë që ka patur për Shqipërinë dhe mbështetjen për bashkëjetesën tonë shembullore fetare. Mbi të gjitha vendi ynë është vendi i Shenjtores Nënë Terezë dhe i Kardinalit Ernest Simoni-Troshani, i martirizuar për dekada në burgjet komuniste bashkë me dhjetra klerikë të tjerë.

Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë…

Gjysma e eksporteve shqiptare shkon drejt Italisë. Turizmi është rritur dhe gjithashtu prezenca e operatorëve italianë në këtë sektor. Tani na duhen më shumë përkrahje dhe iniciativa për të rritur bashkëpunimin dhe mirëqenien e popujve tanë. Duhet gjithashtu më shumë bashkëpunim përsa i përket modernizmit të infrastrukturave.

Kryeprokurori i Antimafies italiane, Federico Cafiero del Raho, ka ngritur shqetësimin se grupet kriminale shqiptare janë po aq të forta sa klanet mafioze italiane…

Pak kohë më parë ministrat tanë të Drejtësisë, Alfonso Bonafede dhe Etilda Gjonaj u takuan për të rritur bashkëpunimin në kētë drejtim. Puna e mirë e prokurorisë Antimafia të Italisë dhe bashkëpunimi i shkëlqyer i shërbimeve tona sekrete ka qenë dhe është kryesore në luftën kundër klaneve kriminale. Njē rëndësi të veçantë në këtë drejtim ka edhe reforma nē drejtësi të cilën po implementojmë.

Ç’mendim keni për dyshimet e qeverisë italiane përsa i përket ndërtimit të gazsjellësit TAP, që kalon nëpër territorin tuaj ?

TAP nuk ështē i rëndēsishëm vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por për sigurinē energjitike të mbarë Europës. Autoriteteve italiane do t’i duhej të merrnin veprime të mençura pērsa i përket kësaj çështje.

Tags: intervistakosovaMetaSerbiashqiperia

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Tërmet i fortë 5.6 ballë/Banorja e tmerruar: Po më tundej krevati

Tërmet i fortë 5.6 ballë/Banorja e tmerruar: Po më tundej krevati

Dueli i vitit, meksikani mposht kampionin e botës me vendim jo-unanim (Video)

Dueli i vitit, meksikani mposht kampionin e botës me vendim jo-unanim (Video)

Ibrahimovic nuk është ‘normal’, goli i 500 në karrierë është një “magji” (Video)

Ibrahimovic nuk është ‘normal’, goli i 500 në karrierë është një “magji” (Video)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com