Ndodhin situata në jetë, kur një ditë krejt papritur fëmija mëson se prindërit që e kanë rritur nuk janë prindërit biologjikë. Atëherë lindin pikëpyetje kush është nëna, kush është babai, çfarë do të thonë prindërit që e kanë rritur.
Historia e dytë në “Ka një mesazh për ty”, ka për protagoniste Xhulian, e cila që në moshë të vogël ka zbuluar se prindërit e saj nuk ishin ata biologjikë.
Babai nuk pranonte t’i tregonte të vërtetën. Ajo jeton prej vitesh në Itali me bashkëshortin e saj, por ende nuk ka reshtur së kërkuari nënën biologjike.
Xhulia: Unë kam jetuar në qytetin e Lushnjes, jam rritur nga një familje që përbëhej nga 3 pjestarë. Deri në një farë moshe, e dija se prindërit që jetoja ishin prindërit e mi, deri një ditë kur isha tetë vjeçare, pas një zënke si fëmijë në shkollë, dikush më thotë nga shokët e klasës që prindërit e mi nuk janë prindërit e mi biologjikë. Edhe për momentin nuk e mora diçka serioze, për arsye se nxënës, moshë e vogël dhe e tha për të më lënduar. Më vonë, kur vete në shtëpi, i them mamit kshu kshu më thanë, ajo as ma pohoi, as ma mohoi. E lamë në heshtje si diçka kalimtare, gjë fëmijësh. Kur kam qenë në gjimnaz, kërkoja një dokument në shtëpi, edhe gjej një letër të vjetër, e verdhë, dukej si diçka jo e tanishme, e vogël, e palosur, e hap më bën kurioze. Atë letër e kisha parë edhe më përpara dhe nëna ime, kur më pa që e prek ma heq më përpara nga duart.
Ardit Gjebrea: Herën e parë?
Xhulia: Po!
Ardit Gjebrea: Pra herën e parë kur e more këtë letër, ta hoqi nga duart?
Xhulia: Po edhe u bëra kurioze çfarë ishte.
Ardit Gjebrea: Dhe këtë letër ti e rigjete në gjimnaz?
Xhulia: Po! Mes dosjeve në shtëpi. E hap dhe shoh që ishte një çertifikatë lindje e imja. Ku ishte emri im, por jo atësia dhe amësia që unë dija se ishin prindërit e mi. Ishin dy emra të tjerë dhe një mbiemër tjetër. Çdo tjetër e dhënë pastaj emri, datëlindja, vendlindja, ishin të miat. Për një moment u shtanga dhe kuptova çdo gjë që kisha dëgjuar. Më erdhën shumë gjëra në mendje…
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?
Xhulia: 17 vjeç mund të kem qenë.
Ardit Gjebrea: Qartë!
Xhulia: Nuk doja ta besoja. Ishte diçka e papranueshme për mua, sepse nuk kisha pasur një fëmijëri që të thuash më kanë trajtuar keq, apo diçka të tillë..
Ardit Gjebrea: Ishin nëna dhe babai, ashtu siç ishin për të gjithë fëmijët e tjerë.
Xhulia: Po! Ashtu siç unë i shoh dhe sot. Për momentin e marr çertifikatën, nuk flas me prindërit, rri në heshtje. Nuk dija çfarë t’ju thoja, se as unë nuk e besoja që ajo ishte e vërtetë. Shkoj tek nëna nga ana e mamit. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me të, dhe gjatë një bisede e pyes: Kush është Majlinda? Majlinda ishte emri i nënës sime, që unë lexova në çertifikatë.
Ardit Gjebrea: Si reagoi nëna?
Xhulia: Për momentin nuk i erdhi ndërmend se dhe pleqëri. Më thotë kush Majlindë? I them me mbiemër Isufi. Isufi është mbiemri im më përpara, ai që ishte në çertifikatë. Ajo shtanget dhe më thotë, kur e more vesh? Ia tregoj si ishin gjërat, dhe ajo më tregon diçka nga historia ime. Aq sa dinte ajo, se nuk ishte në dijeni të shumë gjërave. Namiku thotë, babai im, nuk do ta marrësh vesh se ka hall se unë largohem, gjej nënën time dhe largohem prej tyre. Pas një jave vjen dhe nëna tek shtëpia dhe unë i them babit: çfarë është kjo? I tregoj certifikatën, ai e lexon. E dinte çfarë ishte, por ma lë në tavolinë dhe më thotë: Nuk e di çfarë është.
Ardit Gjebrea: Prapë nuk të tregoi babai?
Xhulia: Jo! Për mua ishte zhgënjim shumë i madh, lëndim kur e gjej atë certifikatë. Ishte sikur unë kisha jetuar një jetë të gënjeshtërt deri në ato momente.
Ardit Gjebrea: Ajo që mendoja në këtë momente është se, raste të tilla ndodhin në shumë familje shqiptare, padiskutim. Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe. Maturimi me kohën duhet të gjendet një mënyrë elegante dhe pa e vrarë fëmijën për t’i treguar të vërtetën. Ti në çfarë moshe do doje ta dije këtë gjë?
Xhulia: Nuk e di. Nuk e kam menduar ndonjëherë në çfarë moshe, po do doja ta dija që në momentin kur isha tetë vjeçare, dhe ma thanë njerëzit, sepse ai rast në klasë nuk ishte hera e parë që unë e dëgjova, ka pasur dhe raste të tjera.
Ardit Gjebrea: Po Xhulia.
Xhulia: Në 2007, nëna ishte shtatzënë dhe e dështoi fëmijën për arsye shëndetësore. Unë e dija çfarë do të thotë për ata ajo humbje, dhe çfarë do të thosha unë për ata.
Ardit Gjebrea: Ti nuk e mendoje këtë gjë?
Xhulia: Jo absolutisht!
Ardit Gjebrea: Ti doje të vërtetën?
Xhulia: Doja të vërtetën dhe e dua akoma..
Ardit Gjebrea: Me kë fole ti më pas?
Xhulia: Të gjithë njerëzit tanë na e kanë pohuar këtë gjë, po ashtu dhe mamaja ime.
Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti kur mamaja ta pohoi?
Xhulia: Atë ditë, kur babi u largua më tha që unë nuk kam çfarë të bëj se ai nuk do ta tregojmë.
Ardit Gjebrea: Ti e fole më pas me babain tënd këtë gjë?
Xhulia: Jo, sepse unë e di si është ai, kryesore është që nuk doja ta lëndoja, dhe tjetra sepse e dija që do vazhdonte të ma refuzonte. Ai thoshte, kush i tregonte Xhulias së vërtetën, në shtëpinë time nuk ka për të shkelur.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë, ti u thoje prindërve që jam duke kërkuar nënën?
Xhulia: Jo, as kur isha në Tiranë. Kur u celebrova me bashkëshortin, duheshin dokumente të birësimit, një vërtetim nga gjykata që e kishte im atë, por që unë nuk e dija që e kishte. Im shoq ia kërkon, po ai nuk ja jep.
Ardit Gjebrea: Po pse?
Xhulia: Edhe certifikatën që ne kemi shkuar kemi bërë noterizim tek noteri, dokumentat që kishin të bënin me atë vërtetim që ai kishte. Ai vjen me ne, por vërtetimin e mban ai gjithë kohës.
Ardit Gjebrea: Gjatë gjithë kohës ka pasur frikë babi yt?
Xhulia: Dhe vazhdon ta ketë.
Ardit Gjebrea: E di ai që sot je ti këtu?
Xhulia: Jo, nuk e di. Unë kam ardhur dje nga Italia, por ata nuk e dinë. Pas emisionit do shkoj tek ata të flas dhe t’ju tregoj gjithçka.
Ardit Gjebrea: Cila është historia që ti di për nënën tënde?
Xhulia: Nga njerëzit kam dëgjuar shumë alternativa, kam dëgjuar fjalët më të këqija. Më kanë thënë që të ka braktisur në kosh. Ndërsa gjyshja ime më ka thënë që nëna ime ka qenë vajzë e re, që më ka lindur dhe është larguar nga materniteti. Nga fjalët e njerëzve thoja që nuk më ka dashur, deri diku edhe e kam urryer, e kam paragjykuar.
Pas shumë vitesh kërkimi, Xhulia gjen nënën e saj biologjike
Xhulia e ftuar në “Ka një mesazh për ty” ka treguar historinë e jetës së saj. Kur ishte vetëm 17 vjeç, ajo ka mësuar nga bashkëmoshatarët e saj se prindërit që ajo jetonte, nuk ishin prindërit biologjikë. Ajo ka dashur të njohë nënën e saj, por babai asnjëherë nuk ka pranuar t’i tregojë të vërtetën.
Në periudhën e shtatzënisë ajo shikon në ëndërr. Një grua me një fëmijë të vogël, por që nuk mund t’i shikojë dot fytyrën. Xhulia prej vitesh është duke e kërkuar nënën e saj biologjike, por pa rezultat. Kërkimet kanë vazhduar më pas edhe me në bashkëpunim me stafin e “Ka një mesazh për ty” dhe për Xhulian ka një lajm të bukur.
Ardit Gjebrea: Ajo që është e sigurt dhe që unë dua të të them, që ne e kemi gjetur nënën tënde.
Xhulia: (Përlotet) Shumë faleminderit! Është diçka që mua më ka munduar shumë sidomos këto ditë njëherë, jashtëzakonisht shumë. Mendo as nuk kam ngrënë, as nuk kam fjetur, vetëm prisja me padurim një lajm. Mua nuk më ka munguar figura prindërore, unë i kam pasur dy prindër, kam pasur dashurinë, kam pasur një familje, por unë kam dashur që të di kush është nëna ime, kush janë rrënjët e mia, kush është gjaku im. Prindërit që më kanë sot, më gëzojnë se më lindi ajo nënë dhe ajo më sheh kaq, por më sheh falë atyrer dy prindërve që më rritën.
Ardit Gjebrea: Ky është një super mesazh!
Xhulia: Nuk e di çfarë të them. Janë shumë emocione së bashku. Mua nuk më besohet se do ta gjeja ! Të them të vërtetën.
Ardit Gjebrea: Cili është impakti i parë që të jep kur shikon nënën tënde?
Xhulia: E para gjë që mendova sa e pashë ishte i ngjaj!
Nëna biologjike e Xhulias vjen e përlotur në studio.
Majlinda: E kam një brengë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndien ti?
Majlinda: Ajo mund të jetë ime bijë. Është edhe hidhërim dhe gëzim.
Ardit Gjebrea: Ti je e martuar?
Majlinda: Jo!
Ardit Gjebrea: Ishte një histori dashurie?
Majlinda: Nuk zgjati shumë.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe?
Majlinda: Isha 35 vjeçe.
Ardit Gjebrea: Ti mendoje se kjo ishte historia e jetës tënde, por nuk zgjati?
Majlinda: Po!
Ardit Gjebrea: Nga kjo histori ti mbete shtatzënë?
Majlinda: Po!
Ardit Gjebrea: Prindërit kur e morën vesh nuk të lanë?
Majlinda: Unë nuk u lidha, u shkëputa direkt.
Ardit Gjebrea: Kishe ndonjë tentacion, që mos e sillje këtë vajzë në jetë?
Majlinda: Jo absolutisht! Nuk mund t’ja merrja jetën. Nuk do bëja krim.
Ardit Gjebrea: Pra ti e kishe dashur këtë fëmijë?
Majlinda: E desha, por s’guxoja. Ashtu ishte regjimi, jo se nuk desha unë.
Ardit Gjebrea: Mentaliteti?
Majlinda: Mentaliteti i njerëzve ashtu ishte, të paragjykonin, të bënin.
Ardit Gjebrea: Ku e linde gocën?
Majlinda: Këtu në Tiranë.
Ardit Gjebrea: Sa ditë ndenje me të?
Majlinda: Një ditë.
Ardit Gjebrea: Ke jetuar me këtë brengë gjatë gjithë jetës dhe nuk u martove më?
Majlinda: Jo!
Ardit Gjebrea: Vazhdon ta mendosh akoma sot?
Majlinda: Si jo… Edhe pse s’kam marrë guximin ta kërkoja.
Majlinda dhe Xhulia nuk mbajnë dot lotët kur shohin për herë të parë njëra-tjetrën.
Majlinda: Është kopja ime! Sytë e mi!
Xhulia: E dëgjova çfarë bisedove me Arditin. The që duhet ta kisha kërkuar unë, por nuk ka rëndësi kush kërkoj, rëndësi ka rezultati që u gjend.
Pas shumë vitesh Xhulia përqafon për herë të parë në studion e “Ka një mesazh për ty” nënën e saj biologjike./tvklan.al