Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Mesazhet e Nokës me Nikollën e Manjën/Alibeaj: “Foltorja” bashkëpunon me Ramën

Në seancën e djeshme plenare të zhvilluar në Kuvend, mediat kanë kapur bisedat nga celulari i deputetit demokrat Flamur Noka, që ka zhvilluar në “WhatsApp”. Nga fotoja e kapur nga biseda që është shpërndarë gjerësisht në media, tregohet qartë se deputeti demokrat Flamur Noka i kërkon kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që t’i japë edhe një herë fjalën ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvend për procedurë, e ndërsa i thotë se do ikin më pas nga seanca. “Edhe një herë Berisha për procedurë dhe ikim ne”, i shkruan Flamur Noka kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Ndërkohë, deputeti Flamur Noka duket se ka folur edhe me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën nga Partia Socialiste, por se për çfarë kjo nuk kuptohet qartë. Këto janë prova se deputetët pranë ish-kryeministrit Sali Berisha kanë komunikim me socialistët.

Alibeaj: Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, një njeri i izoluar nga SHBA-ja dhe BE-ja

Mesazhet në fjalë, nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ka konsideruar si prova të bashkëpunimit të tij dhe Berishës me Edi Ramën. Sipas Alibeajt, ata nga njëra anë ndajnë pazare dhe koordinojnë luftën kundër PD, nga ana tjetër sulmojnë Bashën. Sipas tij, kjo tregon që Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama bashkëpunojnë ngushtë në biznese dhe në luftën kundër Partisë Demokratike.

“Që prej 9 shtatorit, Sali Berisha, për të hequr vëmendjen nga “non grata” e tij për korrupsion, ka nisur një fushatë të turpshme shpifjesh e mashtrimesh kundër lidershpit të PD-së. Ndërsa hedh mashtrime nga më ordineret, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij vazhdojnë të pasurohen duke bashkëpunuar me Edi Ramën dhe qeverinë e tij”, tha ai.

Ndër të tjera, Alibeaj u shpreh se Rama po bashkëpunon me Berishën, dhe kjo u vërtetua sipas tij edhe nga biseda e kapur në telefonin e Nokës. “Edi Ramës i duhet një njeri si Sali Berisha, ish-kryeministri i vetëm në Europë i shpallur “non grata” për korrupsion, një njeri i izoluar nga SHBA-ja dhe BE-ja. Prandaj Rama i ka vënë në dispozicion gjithë makinerinë e propagandës së tij duke bashkëpunuar më së miri me të, siç ndodh dhe në këtë komunikim të kapur nga mediat ku Flamur Noka bashkërendon me Ulsi Manjën dhe Lindita Nikollën. Rama dhe Berisha janë njësoj”, tha Alibeaj.

Noka i përgjigjet Alibeajt: Nuk bëj biseda për pallate te “5 Maji”

E menjëhershme ishte përgjigjja e Nokës pas deklaratës së Alibeajt. Sipas Nokës, shqiptarët e kanë parë se kush bën pazare, teksa thekson se ditët të vijim do të tregojnë edhe pse dështoi komisioni i inceneratorëve dhe kush përfitoi.

Postimi i plotë:

Shoqata e Bravave sot nepermjes pengut te Kapllan Pallateve te 5 Majit paska ciceruar kunder meje. Une kurre nuk kam bere e as bej biseda per pallate te 5 Maji a tjeterkund, dhe as per para inceneratoresh sic ben kreu i shoqates me zevendesen e tij, apo media qe ju ben fushate atyre. Une kam komunikuar me Kryetaren e kuvendit qe ti jepet fjala ish Kryeministrit Berisha. Sms e tregon qarte. Ulsiun ta pyesin se pse kam komunikuar. Nuk kam bere pazare qe te me fus ne pune gruan sic i ka kerkuar pengu i pallateve te 5 Majit . Flamur Noka i ka kerkuar te rrij larg pazareve Rama-Brava ne Diber. Jua thote vete ai pse debatuam. Se kush ben pazare shqiptaret e kane pare ne 17 Maj,..Milionat dhe karriket e ministrave nga Edi Rama i kane marre vetem kllounet e shoqates Basha – Bardhi ndersa Flamur Noka bashke me gjithe demokratet e vertete kane marre burgjet e regjimit, gazin lotsjelles dhe 6 pale zgjedhje te humbura si fature e pazareve Rama – Brava. Ditet ne vazhdim do tregojne se pse deshtoi komisioni i inceratoreve e kush perfitoi e cfare ndodhi ne pazarin Rama-Brava.

Tags: AlibeajBerishaNokarama

TË LIDHURA

Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji
Aktualitet

Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji

17:22 | 04/02/2026
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda
Politikë

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

17:17 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie
Aktualitet

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

17:10 | 04/02/2026
Next Post
Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Zyrtari i DASH mesazh Berishës: Një i korruptuar s’mund të jetë fytyra e PD

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Tr*toli në banesën e të vëllait, Agron Duka: Jam trembur shumë

Përse Berisha po i bie në gjunjë Ramës, për të mundur Bashën?

O mosmirënjohës, Berisha ju bëri njerëz ju nuk i jepni as dorën







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026
Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

21:25 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira
Bota

Trump telefonatë me Xi: Marrëdhëniet SHBA–Kinë shumë të mira

by mirseda
17:28 | 04/02/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se ai dhe Presidenti kinez Xi Jinping diskutuan situatën në Iran...

Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji

Defekt në stacionet e pompave, Durrësi rrezikon mungesë uji

17:22 | 04/02/2026
Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda

17:17 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme ndryshon masën e sigurimit për Xhelal Rrajën, kalon nga burgu në arrest shtëpie

17:10 | 04/02/2026
Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

Problematika me rrugën e zonës, banorët e Luzit vijojnë protestat

16:08 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com