Kancelarja gjermane Angela Merkel priti ditën e sotme në një takim kryeministrin Edi Rama.
Në faqen zyrtare të “Instagram”-it të Merkel, është publikuar një moment i kapur nga takimi i zhvilluar, ndërsa ka zbuluar edhe dhuratën që i kishte bërë kreu i qeverisë.
“Kancelari #Merkel pret në Kancelari, Edi Ramën, Kryeministrin e Shqiperise. Politikani është gjithashtu një artist dhe i solli Kancelares librin e tij të fundit si një suvenir”, thuhet në reagim.
Po ashtu, edhe kryeministri ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social disa pamje nga takimi me Merkel.