Merkel paralajmëron: Vala e tretë e Covid-19 do të jetë më e ashpër

Kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi se Gjemania është akoma në një lufte shumë të rrezikshme me Covid-19 dhe se shifrat e të infektuarve janë shumë të larta.

Ajo paralajmëroi se kjo është vala e tretë dhe mbase më e rrezikshmja, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

“Testimi do të na ndihmojë të ndërtojmë një urë derisa vaksinat të fillojnë të hyjnë në fuqi,” tha ajo.

Ajo ishte e pranishme sot në hapjen e panairit tregtar të Ekspozitës Dixhitale të Hanoverit dhe aty tha se zhvillimi i ekonomisë së Gjermanisë varet nga shkalla e infeksionit nga koronavirus dhe se arma më e fortë për të luftuar Covid-19 është vaksinimi.

Gjermania mbetet e mbërthyer nga nivelet në rritje të infeksionit, pavarësisht nga vendet kulturore, restorantet dhe pajisjet e kohës së lirë janë mbyllur për muaj me radhë.