E martë, 2 Mars, 2021
2 C
Tirana

Merkatoja e nxehtë e shtatorit

Nga Klodian Tomorri

Mesi desh i dha duart Barcelonës, por ndërroi mendje rrugës. Milani bleu Sandro Tonalin. Juvja i dha duart Sarrit për Pirlon. Bayerni lëshoi Perisicin, ndërsa Interi i dha lamtumiren Diego Godinit dhe pret Vidalin. Merkatoja e futbollit sapo ka filluar. Por shtatori këtë vit është i nxehtë edhe në politikë.

Edi Rama i dha duart Besa Shahinit dhe Sandër Lleshajt njëkohësisht duke ngjallur sërish shpresat e Taulantit se më në fund do të ketë një vend në formacionin bazë.

Në kampin opozitar, Fatmir Mehdiu i kërkoi rritje rroge Lulëzim Bashës, me justifikimin se Rama i ka ofruar rrogë më të lartë dhe një vend si titullar në formacion.

Ilir Meta, po paralajmëron se do t’i japë duart Presidencës për t’i zgjatur ato tek Kryeministria ose Ministria e Brendshme, sipas rastit.

Ndërkohë Nisma Thurje, mori me parametër zero Rudina Hajdarin dhe Mirush Kabashin, ndërsa Myslim Murrizi i ka bërë ofertë për dy sezone Jozefina Topallit në formë huazimi.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Covid-19/ Brataj: Treguesit janë brenda normave, ora e darkës ishte e tmerrshme

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ishte i ftuar këtë të hënë në A2 nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë...

Kryemadhi: Do denoncoj me fakte si Rama manipuloi zgjedhjet e 2017-ës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Opinion”, pasi u shpreh se brenda 2 ditësh do të denoncojë...

Kryemadhi: Me marrëveshjen e sotme, Rama nuk del as i katërti në zgjedhje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se marrëveshja e sotme e nënshkruar mes PD-së dhe LSI-së, i ka hequr të drejtën Ramës për...

Berisha: Basha do të marrë 25-26 mandate në Tiranë

Ish-kryeministri Sali Berisha beson se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do marrë më shumë vota se ai vetë kur drejtonte këtë forcë politike. I...

Mbërrijnë mbi 15 mijë doza nga Pfizer, Rama: Bëni durim

Mbrëmjen e sotme mbërritën 15 mijë e 210 doza të vaksinës anti-covid nga kompania Pfizer. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty ardhja...